×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 25-03-2020, 18:40:56 »

Ushqimet që forcojnë imunitetin edhe para se koronavirusi të bëhej kryefjalë e aktualitetit kishin qenë këshillat e shumta për një shëndet sa më të mirë. Sipas Anthony William, mjek popullor amerikan, në një periudhë si kjo që po kalojmë vëmendja duhet të përqendrohet njëkohësisht tek ushqimet që duhet të evitojmë, për të shmangur prekjen nga viruset.

William thekson se mikroorganizmat e dëmshme që cënojnë metabolizmin tonë duhet të gjejnë terrenin e duhur për të mbijetuar – me pak fjalë, u lipset të ushqehen në mënyrë që të rezistojnë. Dhe, ushqimi më i mirë për viruset janë produktet me përmbajte të lartë yndyre dhe sheqernash.

Veza, qumështi, djathi, kosi dhe çdo lloj forme bulmeti duhen shmangur në një periudhë virozash. Nëse nuk i eleminoni dot menjëherë,William këshillon t’i reduktoni dy e nga dy nga dita në ditë.

Ushqimet e gatshme ose gjysmë të gatshme, mishi i kuq, mishi i pulës, gjalpi i kikirikit, soja apo vaji i çdo lloji duhen konsumuar me sasi tejet të pakët, pasi përmbajnë përqindje të lartë yndyre.

William thekson se në momentin kur bëjmë yndyrnat pjesë të regjimit tonë, niveli i oksigjenit në gjak fillon të pësojë ulje. Kjo shkakton dobësimin e sistemit imunitar, pasi oksigjeni ka natyrë antivirale dhe e mbron organizmin nga viruset e shumta.

Megjithatë, ekziston gjithmonë ana tjetër e medaljes. Yndyrat e shëndetshme mund t’i zëvendësojnë më së miri ato jo të shëndetshmet dhe këtu listohen: avokado, arra e kokosit, farërat dhe frutat e thata. Një regjim i kontrolluar ushqimor do t’i kursejë shumë sëmundje apo infeksione organizmit tuaj!
Postuar nga: M A X
« ne: 25-03-2020, 18:27:12 »

 

Për të krijuar organizmi mekanizmin i cili e mbron, është e nevojshme të shmangen artikuj të caktuar me të cilët ushqehen viruset. Për t’u zhvilluar dhe për të mbetur në trup edhe atyre u janë në nevojshëm artikuj të caktuar, transmeton Telegrafi.

Çdo sëmundje dhe infeksion mund të zvogëlohet me ushqim të drejtë, njësoj është edhe me viruset. Preventiva është më e mira në këtë moment. Nëse forconi organizmin, nuk ka arsye për brengosje. Katër artikujt janë posaçërisht të rrezikshëm dhe krijojnë bazë të përshtatshme për zhvillim të virusit.

Shmangni:

Vezët. Ky artikull në esencë shërben si inkubator për viruset, duke i forcuar dhe duke i bërë më agresivë. Madje edhe nëse hani vezë të pulave që rriten në ambient të hapur, ato ende do të jenë ushqim i elementeve patogjenë.

Viruset ushqehen me hormone natyrale, të cilat ekzistojnë në vezë, por ka edhe rolin e steroideve për virus. Në mënyrë të ngjashme edhe produktet e qumështit ushqejnë viruset.

Është mirë të eliminohen edhe të gjitha produktet e misrit. Këta përbërës janë të pranishëm pothuajse në çdo artikull të paketuar, madje edhe nëse është artikulli organik, prandaj kushtoni kujdes listës së përbërësve.

Ëmbëlsirat. Konsumimi i tepruar i sheqerit të rafinuar krijon bazë të shkëlqyeshme për zhvillim të virusit. Në të vërtetë, sheqeri zvogëlon aftësinë e leukociteve për shkatërrimin e baktereve. Disa orë pasi që të hani një copë ëmbëlsire, imuniteti juaj është i dobësuar.

Proteinat shtazore, gjithashtu janë të këqija për organizmin, por jo në masën si artikujt e përmendur më parë. Gjithsesi rekomandohet dozë e zvogëluar në këtë periudhë.

Aleatët më të mirë të shëndetit në këtë moment janë perimet dhe pemët të cilat duhet konsumuar sa më shumë. Në to gjenden vitamina të bollshme të cilat forcojnë imunitetin dhe krijojnë mbrojtjen e barrierës midis organizmit dhe virusit. Rd.al