Vaji i ullirit ! - Tryeza

×
Hyrja
Profili

Vaji i ullirit !

Vaji i ullirit !

· 11 · 6262

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

ne: 02-01-2008, 22:35:11
Protagonist i padiskutueshëm i tavolinave tona, mik i ngushtë i çdo ushqimi, produkti më "fisnik" i ullirit që, ashtu si qumështi i nënës, me të drejtë meriton të quhet eliksir i jetëgjatësisë

Nëse do të flisnim për vajin e ullirit, sigurisht që në fillim do të na duhej të flisnim gjatë për ullirin, drurin e mrekullueshëm nga i cili përftohet ai. Jo më kot, në shkrimet e shenjta, në Kuran dhe në Bibël, ulliri përmendet si pemë e bekuar dhe e shenjtë për të gjithë popujt që jetonin në brigjet e detit Mesdhe, ndërsa që në kohët më të lashta kjo pemë ishte simbol i pjellorisë dhe i lavdisë. Ai dallohet nga frytdhënësit e tjerë për lashtësinë, jetëgjatësinë gati shekullore, për vlerat ushqimore e shëndetësore të pakrahasueshme. Pema e ullirit njihet si simbol i shpresës, i miqësisë dhe i jetës. Por dhurata më e çmuar e kësaj peme është "ilaçi natyror i artë" (vaji), i pazëvendësueshëm për shijen, dobinë për shëndetin, zemrën, artikulacionet, tretjen dhe lëkurën. Ka veti të mrekullueshme shëruese dhe ndikon në rritjen e fuqisë dhe energjisë së organizmit. Miku i padiskutueshëm i tavolinës dhe çdo ushqimi.

Eliksir i jetëgjatësisë

Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në ShBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30 për qind nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Acidi oleik që gjendet tek ai ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, që është origjinë e kancerit, duke ulur në mënyrë drastike rastet e tumorit në gji. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të përdorimit të vajit të ullirit. Vitamina E që përmban ai ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore, që do të çonin në shfaqjen e kancerit, dhe në këtë aspekt janë duke u bërë studime të shumta. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)-së që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Që në lashtësi popujt rreth brigjeve të Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky "ilaç" është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj shkëlqim. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan këta të fundit nga të thinjurit e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shampot, kremrat, losionet. Po ashtu, shumë maska bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga përbërësit kryesorë të tyre. Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: "Dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja". Të gjitha këto "mirësi" që na vijnë nga përdorimi i tij, na bëjnë të mendojmë: Sa mirë që të gjitha sekretet e natyrës janë zbuluar nga shkenca!

Pak histori

Ndodhet prej më shumë se tetë mijë vjetësh në tavolinat tona

Pema legjendare e ullirit dhe vaji i nxjerrë nga "fruti" i saj e kanë shoqëruar prej mijëvjeçarësh historinë e njerëzimit. Rreth 8000 vjet më parë kjo bimë kultivohej në Lindjen e Mesme, por ka shumë mundësi që ndër të parët që janë marrë seriozisht me kultivimin e saj kanë qenë sirianët apo grekët. Në vazhdim, feniksit e shpërndanë kultivimin e kësaj bime në të gjitha brigjet e Mesdheut, nga Afrika në Evropën e Jugut. Me grekët, kultivimi i ullirit po shtohej gjithmonë e më shumë, por në të vërtetë ishin romakët që provuan të kultivonin në çdo territor të pushtuar këtë pemë, që ata e konsideronin të shenjtë. Në shumë raste romakët u urdhëronin popullsive të pushtuara pagimin e taksave, nëse donin të shfrytëzonin pemët e ullinjve.

Po ashtu, ishin pikërisht romakët që arritën të ndërtonin edhe mjetet e para për shtypjen e ullinjve, duke perfeksionuar gjithmonë e më shumë edhe teknikat e konservimit të vajit. Qysh nga fillimi i historisë, ulliri dhe frytet e tij kanë qenë të pranishëm në historinë e njerëzve, që nga ritet e shenjta e deri në jetën e përditshme. Edhe atëherë, vaji i ullirit, në fakt, përdorej jo vetëm për të pasuruar ushqimet, por edhe në masazhet në kozmetikë. Në poemat homerike vaji përdorej ekskluzivisht për pastërti dhe higjienë. Romakët antikë e klasifikonin vajin e ullirit në katër cilësi: "oleum ex albis ulivis" që vinte nga shtypja e ullinjve jeshilë, "oleum viride" që vinte nga ullinjtë e mbledhur në një stad më të avancuar pjekjeje (shumë të pjekur), "oleum caducum" nga ullinjtë e rënë përtokë dhe "oleum cibarium" që bëhej nga ullinjtë thuajse të krimbur, që ishin të destinuar për ushqyerjen e skllevërve. Në Romën e lashtë përdorej zakonisht nga mbretërit dhe familjet e pasura, që kishin mjetet e shumta për mbledhjen dhe shtypjen e ullinjve. Këto mjete janë gjetur nga arkeologët në gërmimet e ndryshme në zonën e Mesdheut. Po ashtu, citimet e ndryshme në Bibël dhe Kuran tregonin rëndësinë historike të këtij "fruti" në jetesën dhe punën e njerëzve. Edhe në prag të mijëvjeçarit të tretë, vaji i ullirit konsiderohet si një produkt plot misticizëm dhe mbi të gjitha si një përbërës i rëndësishëm në dietën e famshme mesdhetare, një modë ku shumë ekspertë çdo ditë arrijnë të nxjerrin në pah aspektet e mira për shëndetin. Sot, vaji i ullirit përdoret para së gjithash në kuzhinë, kryesisht ai "ekstra i virgjër", për t‘u dhënë shije sallatave, ushqimeve të ndryshme dhe për të konservuar perime të ndryshme. Aroma e mrekullueshme dhe vetitë magjike e bëjnë shumë të përshtatshëm edhe për gatime të ndryshme. Shija e vajit mund të variojë në varësi të varieteteve të ullinjve nga të cilët prodhohet, vendi i prodhimit, pjekja dhe mënyra e mbledhjes së tyre.

Vendet prodhuese

Prodhimi i vajit "ekstra të virgjër" përfshin kryesisht zonën e Mesdheut, që është edhe vendi i origjinës së tij. Këtu mund të përfshihen: Shqipëria, Kroacia, Egjipti, Algjeria, Bosnjë-Hercegovina, Franca, Jordania, Greqia, Irani, Libani, Libia, Maroku, Palestina, Portugalia, Siria, Sllovenia, Spanja, Tunizia, Turqia. Nuk duhet harruar të shtojmë këtu edhe vajrat që prodhohen në vende si Argjentina, Australia, Kalifornia, Kili dhe Afrika e Jugut

G.Shqip

#1 ne: 15-01-2008, 16:57:14
Vaji i ullirit eshte ilaci me i mire per ne.

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 09-02-2008, 19:41:29
Tamam, miku me i ngushte i cdo ushqimi .

  • Postime: 877

#3 ne: 09-02-2008, 22:15:30

vaji i ullir, n'fakt... përdoret kudo !

spo jap shembuj se dal nga tema :d

p.s. Berni... komplimenti për temën e sidomos për kto artij t'bukur që na hap horizontin nga dita n'ditë

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 09-02-2008, 22:37:05
.nga perdorimet e shumta te tij është ...masazhi..
megjithëse vaji qe përdoret për masazhim është  vaj ulliri "pakëz" me i veçantë...perdorim për masazh te thjeshtë ka dhe vaji i ullirit qe e perdorim çdo ditë.

Perdorim tjetër, përveç si ushqim ( dhe masazh) është dhe ushqyes shumë i mirë për thonjtë.

Nëse thonjtë tuaj janë jo shumë te shendetshem, keshillohet ti lyeni here pas here me vaj ulliri dhe ti mbani ashtu disa minuta.
Do te keni thonje te shndritshem, te shendetshem dhe te fortë. :) :)

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 23-11-2011, 15:09:03
Vaji i ullirit-të mirat dhe të këqijat
Nga Enkelejda Gjuzi

Vaji i ullirit, përbën një formulë shëndeti dhe jetëgjatësie. Në të gjenden acidet omega-3-yndyrore, vitamina A dhe E, metale, selen, si dhe substanca antioksiduese, të cilat mbrojnë qelizat nga shkatërrimi, që mund të vijës si pasojë e radikaleve e të lira.
 
Dobitë
 
- Ul sasinë e kolesterolit "të keq" në gjak, që rezulton në uljen e sëmundjeve të zemrës.
 
- Rrit sasinë e kolesterolit "të mirë", duke ndihmuar kështu funksionin e mirë të enëve të gjakut.
 
- Parandalon formimin e trombozave. Personat që konsumojnë dy lugë vaj ulliri në ditë, kanë rënie të LDL-kolesterolit dhe ngritje të nivelit të substancave antioksiduese në gjak të cilat kanë efekt pozitiv në mbrojtjen e zemrës.
 
- Ul presionin e gjakut dhe ndihmon në terapinë e hipertensionit.
 
- Ndihmon në funksionin optimal të trurit, si dhe në shëndet të mbarë të kockave, sidomos në fëmijë të vegjël, pasi ndihmon në absorbimin e kalciumit.
 
- Duke qenë i pasur në vitaminë E, ndihmon në mbarëvajtjen e procesit të plakjes dhe, për këtë, është i domosdoshëm për të moshuarit.
 
- Mbron stomakun nga ulcera dhe gastriti.
 
- Mbron mëlçinë nga çrregullime dhe infeksione të ndryshme
 
- Studimet e reja tregojnë se ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, të zorrës, të prostatës dhe të gjirit dhe mbron qelizat e ADN-në nga deformimet, që mund të çojnë në shfaqjen e kancerit.
 
- Është më rezistues ndaj temperaturave të larta të gatimit.
 
- Ndihmon metabolizmin dhe rregullimin e sheqerit në gjak.
 
Padobitë
 
Vaji i ullirit është produkti që, në 100 g ka pothuajse 1.000 kalori, më shumë nga çdo lloj ushqimi tjetër! Për këtë arsye duhet konsumuar me sasi shumë të kufizuara, pasi mund të çojë shumë lehtë në shtim peshe.

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 03-03-2012, 23:48:51

 

Vaji i ullirit, medikamenti i grekëve të lashtë

Nga ANILA JOLE

Vaji i ullirit do të gjendet në të ardhmen në raftet e farmacive, teksa shkencëtarët zbulojnë përherë e më tepër veti bamirëse për shëndetin.

Rruga është hapur ndërkaq nga tregu i Shteteve të bashkuara, ku "vajra ulliri speciale" gjenden tashmë në farmaci.

Një studim i një grupi të Universitetit të Athinës, me drejtues pedagogun e farmaceutikës Prokopi Magiati, mbi vetitë kuruese të vajit të ullirit në Greqinë antike, dëshmoi se përtej vetive bamirëse që përmenden në proverbat popullorë, vaji i ullirit përmban antioksidantë, neuroprotektive dhe kardioprotektive, etj.

"Zbulimi" i ri është substanca "eleokanthal", që ka efekt të fuqishëm anti inflamator, të njëjtë me atë të medikamenteve. Eshtë kjo substancë që shkakton djegien në fyt dhe kjo dëshmon sipas prodhuesve, se vaji është i mirë.

2000 vjet më parë, Dioskuridi, (mjek, farmacist dhe botanist që jetoi në shekullin e parë të erës sonë), rekomandonte vajin e ullirit si më të mirin për shëndetin e njeriut, sidomos për dhimbjen e dhëmbit apo të kokës, njëlloj si përdoren sot medikamentet klasike anti inflamatore.
« Editimi i fundit: 25-09-2019, 20:45:02 nga M A X »

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 23-10-2012, 18:49:16

 

Pema legjendare e ullirit dhe vaji i nxjerrë nga "fruti" i saj e kanë shoqëruar për rreth 8000 mijë vite historinë e njerëzimit. Kjo bimë kultivohej në Lindjen e Mesme, por më vonë feniksit e shpërndanë kultivimin e saj në të gjitha brigjet e Mesdheut, që nga Afrika e deri në Evropën e Jugut.

Me rritjen e prodhimit lindi edhe nevoja për ta përpunuar ullirin. Romakët arritën të ndërtonin edhe mjetet e para për shtypjen e ullinjve, duke perfeksionuar gjithmonë e më shumë edhe teknikat e konservimit të vajit. Por, ndërkohë që kultivimi i ullirit po shtohej gjithmonë e më shumë, romakët ndoqën një tjetër teknikë. Ata provuan të kultivonin në çdo territor të pushtuar ullirin, pemën e shenjtë për ta.

Ndër vite, vaji i ullirit është përdorur jo vetëm për të pasuruar ushqimet, por edhe në kozmetikë. Druri dhe dega e ullirit janë cituar edhe në Bibël, edhe në Kuran, duke dëshmuar kështu rëndësinë historike të këtij "fryti" në jetesën dhe punën e njerëzve.

Studimet kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30% nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Që në lashtësi popujt rreth brigjeve të Mesdheut e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë.

Vitet e fundit është zbuluar se vaji ullirit ka shumë ndikim mbi aktivitetin metabolik të organeleve të qelizës. Prej kohësh ai përdoret jo vetëm si ushqim, por edhe si medikament me vlera të larta për kurimin e disa sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialistëve, vaji ullirit me hudhër ndihmon në kurimin e astmës, arteriosklerozës dhe hipertensionit.

Vaj ulliri me borzilok ndihmon në kurimin e lodhjes intelektuale.

Vaj ulliri me koreandër kuron vështirësitë në tretje.

Vaj ulliri me dëllinjë ndihmon në kurimin e diabetit dhe ngërçit.

Vaj ulliri me qepë ndihmon në kurimin e diabetit, sëmundjeve të frymëmarrjes, arteriosklerozës, majisjeve gjenito-urinare.

Vaj ulliri me frutat e myshkut kuron asteninë dhe gurin në tëmth.

Vaj ulliri me lavandër ndihmon në kurimin e enteritit dhe sëmundjeve infektive.

Ulliri njihet edhe për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe tek të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.

Ndërkohë janë të shumta maskat e bukurisë që e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit si një nga përbërësit kryesorë.

Me pak fjalë mund të themi se ulliri është ushqim, është kurativ dhe jep ndihmesën e tij kryesore për të na ushqyer, për të na kuruar dhe për të na bërë më të bukur.
« Editimi i fundit: 25-09-2019, 20:44:21 nga M A X »

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 25-09-2019, 20:43:36

 

Përveç vlerave shëndetësore shumë të rëndësishme për shëndetin, vaji i ullirit konsiderohet si një eliksir për fytyrën. Ky lëng i artë është përdorur për bukurinë që në Greqinë dhe Egjiptin e lashtë. Si të pastroni fytyrën me vaj ulliri
Vajin e ullirit mund ta përdorni për pastrimin e fytyrës nga papastërtitë, sepse ai është më efikas se produktet kozmetike të pastrimit. Ai nuk bllokon poret dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave.

Vajin e ullirit mund ta përzieni me pak lëng të freskët limoni ose me ujë dhe ta vendosni në fytyrë nëpërmjet pambukut. Vaji i ullirit është më i preferuari nga njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe ata alergjikë ndaj produkteve kozmetike.

Vaji i ullirit kundër akneve
Vaji i ullirit është anti-bakterial nga natyra dhe për pasojë rekomandohet kundër akneve. Për më tepër ai lufton inflamacionin dhe largon skuqjen përreth puçrave.

Vaji i ullirit për ushqyerjen e lëkurës
Ju mund të përzieni vajin e ullirit me lëng trëndafili ose vaj esencial të levandës dhe ta lyeni fytyrën. Në këtë mënyrë, ju do të keni lëkurë të ushqyer por vaji do ju ndihmojë të luftoni edhe probleme si ekzema.

Maskë me vaj ulliri
Vajin e ullirit mund ta përdorni edhe për përgatitjen e maskave të ndryshme. Ekspertët rekomandojnë përzierjen e gjysmë luge gjelle me vaj ulliri, të verdhën e vezës dhe një lugë gjelle me miell. Këtë maskë mund ta mbani në fytyrë për 20 minuta dhe do të vëreni se lëkura e fytyrës do të jetë më e ushqyer.

Kundër rrudhave
Vaji i ullirit përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe rrjedhimisht lufton rrudhat, sidomos ato në pjesën e syve. Këtë pjesë mund ta lyeni me vaj ulliri në mëngjes ose edhe në mbrëmje çdo ditë për të parë përmirësim në paraqitjen e jashtme./AgroWeb.org

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 19-02-2020, 21:25:06
 

Një lugë Vaj Ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien. Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës dhe kjo është kura me vaj ulliri. I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë dhe kuzhinës së shijshme.

Ai i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës. Por krahas kësaj, vlerat që çliron vaji i ullirit në çdo gatim janë përjashtimisht mirëbërëse për organizmin.

Konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri
Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol.
Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e pangopur.
Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E.

Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.
Por çfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë? Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin.

Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme. Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së.

Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një ndikim më të lartë sidomos tek tumoret e gjirit.
Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal. Një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri.

Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit të ullirit është më i larti në botë.
Organizëm i fuqishëm dhe energjik

Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes të ushqyerit dhe radikaleve të lira. Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta të problemeve në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë.

Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë.
Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleik dhe xitirosol. Ai ndikon në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, që është inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit.

Ndaj dhe nisja e ditës me konsumimin e një luge me vaj ulliri është veprimi më ideal për të fuqizuar organizmin dhe për t’i dhënë atij energji përgjatë gjithë ditës. Sigurohuni të konsumoni vaj ekstra të virgjër vaj ulliri dhe kujdesuni të siguroni jetëgjatësinë e tij. rd.al

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 24-02-2020, 14:40:07
Diku lexova se dhe vaji prej gjetheve të ullirit eshte shumë i mire për te forcuar imunitetin.

Temat e fundit