×

63% nuk besojnë te Vettingu

63% nuk besojnë te Vettingu

· 2 · 115

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 08-04-2019, 18:42:08
Një njoftim diskret, që mban siglën e Fondacionit Soros, ka pa asnjë diskutim efektin e një bombe. Sipas tij, plot 63% e shqiptarëve nuk kanë besim se Vettingu i bërë në kuadër të reformës në drejtësi është i drejtë. Po kjo shifër e të anketuarve nuk besojnë se pas përfundimit të këtij procesi do të kemi një drejtësi të pastruar.

“Gjëma” e këtyre shifrave bëhet edhe më e madhe po të shikosh se kush i ka bërë publike ato. Dokumenti mban poshtë nënshkrimet e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Fondacionit Soros, dy prej mbështetësve dhe propaganduesve më të mëdhenj të reformës në drejtësi.

Por për të qënë të saktë dhe të drejtë duhet ta themi që në fillim, se pavarësisht nga ekzaltimi i kritikëve të reformës, qofshin këta opzitarë politikë apo kundërshtarë publikë, këto rezultate duhen marrë me rezervë.

Organizatorët theksojnë se në këtë sondazh janë pyetur online vetëm 416 persona. Madje KShH e thekson vetë në komunikatën e saj se ky sondazh është kryer vetëm online dhe për rrjedhojë të dhënat nuk duhet të konsiderohen tërësisht të plota dhe as tërësisht të sakta.

Gjithsesi, ajo që bën përshtypje është fakti se këto shifra anketimi janë publikuar edhe me pëlqimin e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur që e ka financuar atë. Pra “lajmi” nuk qëndron tek saktësia e shifrës në vetvete, por tek fakti se Soros ka dashur të hedhë në publik dyshime për dështimin e Vettingut dhe për humbjen e optimizmit se Reforma nuk po ngjall më besim tek shqiptarët (Çuditërisht numri i atyre që janë skeptikë, është pothuajse i njëjtë me numrin e atyre që duan të braktisin vendin si rezultat i mungesës së shpresës 62- 63%). Shumë interesante është të shihet se në komunikatë janë përfshirë edhe komente të njerëzve poshtë sondazhit, të cilët thonë se “në kontrollin e figurave përdoren “standarde të dyfishta” si në rastin e disa subjekteve, të cilët edhe pse nuk e kanë justifikuar pasurinë, vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë”. https://lapsi.al/2019/04/08/sonadazhi-63-nuk-besojne-te-vettingu-cloje-po-luan-soros/
Astiri
#1 ne: 24-11-2019, 23:49:56
Por ndërkohë që ministrja e jashtme në largim e BE, Frederika Mogherini, e konsideronte reformën në drejtësi “një histori suksesi”, ndërkohë që përparimi i saj na shitej si një mrekulli që do e aplikonin edhe vendet e tjera të lindjes, ajo po rezulton nga të gjitha anët një dështim.

Dhe këtë nuk e themi ne. Së fundi edhe kryeministri maqedonas, Zaev pohoi se BE nuk e kishte lejuar të aplikonte modelin shqiptar, që krijon probleme, pasi nuk mundëson kapacitete për zëvendësimin e plotë të atyre që largohen nga sistemi.

Por, ajo që të gjithë e shohin sot, nuk ka qenë një gjë që nuk dihej. Ndërkohë që këtu i binin daulleve të një reforme historike, shumëkush e ka parashikuar që do të mbërrinim deri në këtë derexhe. Parndaj pyetja që shtrohet tani është: ka qenë një procesi i konceptaur gabim, apo ka qenë një gabim i qëllimshëm për të përfunduar në kapjen e drejtësisë nga pushteti?

Lidhur me këtë debat një fakt interesant ka sjellë ish ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi që sot është larguar me dëshirë nga politika. Ai ka kujtuar se ndërsa reforma diskutohej me komisionin e Venecias ekspertët e tij arritën në përfundimin se: “Krijimi i kaq organeve të reja do të kërkojë rekrutim masiv të profesionistëve ligjorë, ndërkohë që numri i kandidatëve që zotërojnë arsimin, trajnimin, përvojën dhe pavarësinë e nevojshme mund të jetë disi i kufizuar në një vend kaq të vogël sa Shqipëria.”
Ky qe pra përfundimi i tyre i 4 dhjetorit 2015. Por, specialistët (jo socialistët siç i quante i ndjeri Pjetër Arbnori) vendas i siguruan ata se ky rrezik nuk ekzistonte dhe se Shqipëria i kishte kapacitetet për të zëvendësuar ata që do largoheshin. Dhe reporterët e venecias e kanë lënë të shkruar e zeza mbi të bardhë këtë mashtrim të ekspertëve lokalë. Halimi e ka risjëllë edhe atë që ata shkruan në mqrs 2016 në konkluzionet përfundimtare: “Gjatë vizitës në Tiranë relatorët u siguruan që në Shqipëri ka një numër të mjaftueshëm personash të kualifikuar për të plotësuar këto vende me qëllim që sistemi i ri të mund të funksionojë”.

Andi Bushati: Ndalini daullet, reforma në drejtësi një gërmadhë që po shkërrmoqet

Pra prova është e qartë, dikush e “gënjeu” edhe Venecian se ajo që po ndodh sot, ajo për të cilën BE nuk po e lejon Maqedoninë të eksperimentojë modelin shqiptar, nuk kishte rrezik të shkatërronte sistemi.

Pse u bë kjo, thjeshtë nga padija si mund të imagjinojnë më racionalët, apo me qëllim që Rama të mbetej pa asnjë kundërpushtet, pa Gjykatë Kushtetuese dhe të lartë, siç pretendojnë atë që shohin pas kësaj një konspiracion?
Ndoshta edhe përgjigja për këtë dilemë duhet kërkuar në profecitë për të cilat na tërhoqi vëmendjen që në fillim Venecia. Raporti i saj i 2015 thoshte: “Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale …pasi krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin”.

Pra, që në 2015, ata që vazhduan eksperimentin ishin të paralajmëruar se ku do të përfundonin duke ndjekur gjuetinë spastruese të shtrigave, pa pasur njerëz të aftë të pavarur dhe të zotë, për ti zëvendësuar ata që largoheshin nga sistemi. Pasi u kthehesh paralajmërimeve të katër viteve më parë, e ke më të lehtë për të kuptuar pse mbërritëm deri këtu.