×

BILD-Ramës: Kriminelët krenohen me ty, prandaj s’u hapën negociatat

BILD-Ramës: Kriminelët krenohen me ty, prandaj s’u hapën negociatat

· 9 · 379

  • Postime: 22774
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-06-2019, 23:56:22
 

Gazeta më e madhe gjermane, BILD, vazhdon serinë e saj të shkrimeve për manipulimet zgjedhore në Shqipëri, duke pasur si shënjestër kryeministrin Edi Rama. Gazeta citon edhe një hetues perëndimor.
“Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin- ajo kishte qenë në gjendje një vit më parë të kultivonte kanabis në mbarë vendin e pashqetësuar, duke manipuluar rregullisht shtetin”.

“Në vitin 2016 dhe 2017, Shqipëria u bë laboratori i drogës i Europës. Nëse më parë vendosnin kryesisht oligarkët dhe shefat e klaneve vendore se kush do të zgjidhej, në këtë kohë e mori kontrollin në mbarë vendin mafia e drogës,” thotë një hetues i Europës Perëndimore, që ka punuar i maskuar në Shqipëri në atë kohë,” shkruan gazetari Peter Tiede.

“Fillimisht Rama e solli vërtet vendin në një kurs reformash, por ai e shndërroi Shqipërinë nga viti 2015 në një republikë drogë- në Kolumbinë e Europës. Rezultati: BE fillimisht shtyu për në tetor bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë. Presidenti shtyu zgjedhjet vendore, të planifikuara për në fund të qershorit- në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- sipas shembullit të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit”.

“Ka gjëra emocionuese për të dëgjuar mes këtyre bisedave. Si për shembull:

-Se si ministri i Energjisë, pas një bisede, siç thotë ai, me shefin e qeverisë Rama, e sqaron shefin e policisë së Dibrës se do të marrë një post më të mirë- si shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës.

-Si implikohet kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit.

-Se si një kriminel e drejton ‘de facto’ të gjithë fushatën zgjedhore në një rajon të tërë.

-Si kriminelët mbledhin dokumentet personale të identifikimit nga opozita, që të mos i lejojnë të votojnë.

-Se si krimineli krenohet se ka qenë tek ‘robi i madh’, dmth tek kreu i qeverisë Edi Rama”. /Gazeta Mapo

  • Postime: 22774
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 20-06-2019, 00:00:10
 

Një shef policie, që harton një plan për manipulimin zgjedhor me një ministër. Një ministër që i telefonon një mafiozi të njohur mbarëkombëtarisht për të diskutuar për blerjen e votave. Një bos i mafies, që mbledh kartat e përgjimit- BILD sjell të tjera përgjime të fshehta telefonike nga hetuesit e antimafies shqiptare.
Përgjimet tregojnë në mënyrë ekzemplare bashkëpunimin për manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017 mes politikanëve më të lartë socialistë në pushtet, bosëve të mafies, policisë dhe nëpunësve të lartë civilë në Shqipëri.

Ato tregojnë se përse biznesi me zgjedhjet është i leverdishëm për të gjithë:

-Socialistët mbeten në pushtet.

-Drejtuesit e policisë promovohen.

-Bosët e mafies marrin premtimin për mosndëshkim.

Bëhet fjalë për:

-Blerje votash.

-Bashkëpunim me bandat kriminale.

-Kërcënim dhe shantazhim i votuesve dhe nëpunësve civilë që duan të votojnë për opozitën.

-Përdorimi i policisë dhe bandave për blerjen e votave dhe për shantazh.

Të përfshirë në këtë rast janë:

-Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri.

-Ish-shefi i policisë së rajonit të Dibrës, Robert Aga.

-Kreu i Komisionit të Sigurisë në parlament, Xhemal Qefalia.

-Imer Lala, një famëkeq i njohur në mbarë vendin- mik i kryeministrit. Sipas hetuesve në Tiranë, ai është një kriminel serioz i dënuar, vajza e të cilit bën karrierë me socialistët.

Për më shumë se 25 vite, zgjedhjet në Shqipëri janë ‘blerë’ vazhdimisht. Por kurrë nuk ka pasur padi reale. Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk ndodhi asgjë- edhe pse përmasat ishin më të mëdha se kurrë më parë, siç raportojnë hetuesit me eksperiencë. Në vitin 2017, mafia e drogës luajti një rol vendimtar në mbarë vendin- ajo kishte qenë në gjendje një vit më parë të kultivonte kanabis në mbarë vendin e pashqetësuar, duke manipuluar rregullisht shtetin.

“Në vitin 2016 dhe 207, Shqipëria u bë laboratori i drogës i Europës. Nëse më parë vendosnin kryesisht oligarkët dhe shefat e klaneve vendore se kush do të zgjidhej, në këtë kohë e mori kontrollin në mbarë vendin mafia e drogës”, thotë një hetues i Europës Perëndimore, që ka punuar i maskuar në Shqipëri në atë kohë.

Fillimisht Rama e solli vërtet vendin në një kurs reformash, por ai e shndërroi Shqipërinë nga viti 2015 në një republikë drogë- në Kolumbinë e Europës. Rezultati: BE fillimisht shtyu për në tetor bisedimet e anëtarësimit të planifikuara për në verë. Presidenti shtyu zgjedhjet vendore, të planifikuara për në fund të qershorit- në një kohë të pacaktuar. Qeveria arrestoi udhëheqësit e opozitës në mbarë vendin- sipas shembullit të Rusisë së Putinit dhe Turqisë së Erdoganit.

Pas zbulimeve më të fundit të BILD, kundërshtarët e zemëruar të qeverisë sulmuan zyrat zgjedhore dhe dogjën materialet e votimit në disa rajone- pati edhe të plagosur. Frika e tyre: Këto zgjedhje mund të bliheshin, gjithashtu.

Hetuesit e antimafies kanë dëgjuar nga afër këshillat e ardhur nga jashtë që prej vitit 2016. Ata iniciuan- mes të tjerash- edhe dosjen 184- për të provuar në të vërtetë lidhjet mes bosëve të drogës dhe politikës. Ata kapën shumë biseda ku tregohej bashkëpunimi mes mafies, nëpunësve civilë dhe politikanëve më të lartë.

Për më shumë se dy vite, këto regjistrime janë të papërpunuara në zyrën e prokurorit të shtetit. Asnjë nga politikanët apo mafiozët që flasin qartë në përgjime për blerjen e votave dhe për bashkëpunim të paligjshëm, nuk është akuzuar- madje as nuk janë dëgjuar si dëshmitarë. Pjesa më e madhe e përgjimeve nuk mund të fshihet.

Ka gjëra emocionuese për të dëgjuar mes tyre. Si për shembull:

-Se si ministri i Energjisë, pas një bisede, siç thotë ai, me shefin e qeverisë Rama, e sqaron shefin e Policisë së Dibrës se do të marrë një post më të mirë- si shpërblim për manipulimin e zgjedhjeve në rajonin e tij të origjinës.

-Si implikohet kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kuvendit.

-Se si një kriminel e drejton ‘de facto’ të gjithë fushatën zgjedhore në një rajon të tërë.

-Si kriminelët mbledhin dokumentet personale të identifikimit nga opozita, që të mos i lejojnë të votojnë.

-Se si krimineli krenohet se ka qenë te ‘robi i madh’, d.m.th. te kreu i qeverisë Edi Rama.

Pas publikimeve të fundit të BILD, që tregoi në mënyrë ekzemplare, si zyrtarët e lartë shtetërore vendosen nën presion sistematik për të votuar partinë qeverisëse, kryeministri Edi Rama e akuzoi BILD se gënjen, i bëri thirrje zyrës së prokurorit të hetojë burime e publikimit të përgjimeve dhe lajmëroi një padi.

Por regjistrimet, të publikuara tani nga BILD, lejojnë vetëm një interpretim: Në zgjedhjet e vitit 2017 ka pasur një komplot masiv nga politikanët e lartë dhe kriminelët për të manipuluar zgjedhjet.

Problemi në Shqipëri: Nuk ka pothuajse asnjë forcë politike që konsiderohet ‘e pastër’. Qeveria e akuzon opozitën se ka pranuar fonde nga Rusia. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë nuk funksionojnë prej një viti për shkak të kuorumit, pasi rrallë ndonjë gjyqtar ka deklaruar përfundimisht të ardhurat, sipas një kërkese të shumicës në Kuvend. Por pikërisht këto gjykata duhet të gjykojnë manipulimet zgjedhore, nëse ndonjëherë vijnë në ndjekje penale.

Gjykata Kushtetuese duhej të vendoste për rastin më të fundit: Partia në pushtet dëshiron të rrëzojë presidentin e vendit, Ilir Meta. Arsyeja: Sepse ai rrëzoi një plan për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në fund të qershorit, pasi e sheh në rrezik lirinë e zgjedhjeve, për shkak të akuzave masive kundër partisë në pushtet, protestave masive dhe për faktin se opozita në shenjë proteste për manipulimet zgjedhore të fundit nuk ka paraqitur kandidatë…

Peter Tiede
https://www.bild.de/politik/ausland/politik-ausland/wahlmanipulation-in-albanien-ein-staat-versinkt-im-mafia-sumpf-62698312.bild.html

  • Postime: 7279
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#2 ne: 20-06-2019, 18:13:58
Mire more se plasen pergjimet dhe u be skandal, por skandalet e kesaj qeverie ne kete vend jane bere aq normale sa nuk po u bejne me njerezve pershtypje. Dhe kujt:-"Shqiptarit qe te merr gjak ne vetull kur e sheh shtrember"
Ore ka keq na kane zhveshur nga cdo vlere ne si popull saqe nuk reagojme fare.... ah po reagojme kur fiton kombetarja kurse ndaj ketyre qe po na marrin edhe palcen keto 28 vjet JO. Perkundrazi jemi gati ta djegim Shqiperine vetem qe keta shkelesit me te medhenj te ligjit te jene prap ne pushtet dhe te na perdhunojne perdite cdo qelize per te miren e pushtetit dhe pasurise se tyre.

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 26-06-2019, 08:07:21
Ram mashtrusi ka qe vjet qe i ka hapur negociatat, Shqiperia duhet te ishte para serbis, maqedonis, bosnjes e malit te zi se nuk ka pasur as probleme kufijsh si shtetet e tjera ne ballkan qe aspirojn te antarsohen ne Bashkimin Europian. Kur ishte PD ne pushtet hoqi vizat dhe e antarsoi ne Nato kto klyshat e Rilindjes kane 7 vite qe e mbajn popullin me Rrena.

  • Postime: 6735
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 11-08-2019, 03:43:56
U la ne heshtje kjo puna e pergjimeve ?
Apo u korruptua dhe e madhja Bild ? 😁

  • Postime: 3150
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#5 ne: 11-08-2019, 08:21:48
Ikën me pushime. s'kemi kohë tani për këto protesta.

  • Postime: 7279
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#6 ne: 16-08-2019, 19:50:18
Rama kapelen menjane dhe filozofon:
Sa kam nen hyqem keta delet un ketu jam.;)

  • Postime: 22774
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 21-10-2019, 10:42:24
 Bllofi i Ramës me padinë kundër gazetarit Peter Tiede


Në muajin qershor Kryeministri Rama deklaroi se do të padiste gazetën Bild dhe gazetarin e saj, Peter Tiede, në Gjermani për botimin e përgjimeve që tregonin përfshijen e dejtuesve të  të lartë socialistë në manipulimin e zgjedhjeve vendore në Dibër më 2016 dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Ndërkohë prokuroria shqiptare nisi një hetim të brendshëm për të zbuluar se kush mund t’i kishte rrjedhur përgjimet e dosjes hetimore, me qëllim për të theksua faktin se nxjerrja e povave hetimore ishte krim i rëndë.

Kanë kaluar katër muaj, por nuk ka patur asnjë lajm se çfarë ka ndodhur me padinë e zotit Rama ndaj Bild.

Për të mësuar mbi ecurinë e saj, Exit.al bashkëpunoi me një avokat gjerman, Nils Bruckhuisen, përmes të cilit u përpoqëm të kuptonim akuzat e mundshme që Zoti Rama mund të kishte ngritur ndaj Bild dhe Zotit Tiede, bazuar mbi ligjet gjermane, por edhe për të peshuar gjasat e fitimit të një çështjeje të tillë.

Në një artikull vlerësues që ne botuam, bazuar në arsyetimet e Zoti Buckuisner, mbas vlerësimit të fakteve të bëra publike deri tani, arritëm në përfundimin se padia e Zoti Rama ndaj Bild, qoftë civile apo penale, ka pak gjasa të jetë e suksesshme.

Por, spekulimeve të Exit.al mbi meritat e mundshme të padisë, i dha fund Zoti Tiede, i cili pasi lexoi artikullin tonë na informoi:

“Nuk ka padi. Pati një letër. Asgjë më tepër. As padi, asgjë!”

Zoti Tiede i referohet një letre të dërguar në muajin gusht nga përfaqësuesit e Kryeministrit Rama, që sikurse e kemi raportuar më parë, është injoruar nga Bild.

Me gjasë, në këtë letër avokatët e Zoti Rama kanë pretenduar se Bild ka shtrëmbëruar faktet me botimin e audiopërgjimeve dhe kanë kërkuar botimin e një përgënjeshtrimi nga ana e saj apo më pak gjasa, një dëmshpërblim, për ta zgjidhur çështjen “me mirëkuptim” midis palëve.

Normalisht, kur letra të tilla shpërfillen, ato pasohen nga një padi.

Por kjo nuk ka ndodhur ende. Pavarësisht kërcënimeve dhe mburrjes publike, Kryeministri Rama nuk e ka paditur kurrë gazetën Bild dhe Peter Tieden në gjykatat gjermane.

Exit.al

  • Postime: 7279
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#8 ne: 22-10-2019, 18:27:41
A Rob i mire Rama, fajin e ka Macron dhe Holanda.:P lidri un suprim nuk gabon se ka gjak qe nga Skenderbeu I Spiropalit..🤣🤣