×

Ceshtja e Astirit - Kerkohet nje spjegim nga ata qe jetojne ne Tirane

Ceshtja e Astirit - Kerkohet nje spjegim nga ata qe jetojne ne Tirane

· 29 · 443

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-03-2019, 19:23:10
Si eshte puna e Astirit? Me intereson nje kendveshtrim nga njerezit e  thjeshte te Tiranes, qe nuk jane domosdoshmerisht te ndikuar nga interesat personale apo ato politike.

  • Postime: 260
Monique
#1 ne: 25-03-2019, 19:30:47
Vetem nese premton mos me marresh politike.

Ath ato toka jane dhene vende vende me ligjin 7051 ,dhe jane te legalizuara .
Pronaret i shiten dhe lane peng ata qe i blene.
Te tjere thjesht i kane zene pa asnje te drejte, me ligjin " e xhungles"
Me nje fjale nje pjese e vogel jane qe vertete meritojne demshperblim, pjesa tjeter luftojne me mullinjte e eres.
Opozita e shfrytezoi per demagogji , sepse vete ka qene ne parlament dhe asnje propozim konkret nuk beri.

Sa per vjedhjen eshte histori tjeter, por nuk cudit me asnje ne kete pike!

  • Postime: 24
Rommel
#2 ne: 25-03-2019, 19:39:13
Mendoj se zgjidhja me e mire eshte me konsensus nga te dyja palet. Cka do te thote qe te shperblehen banoret e Astirit dhe rruga te behet sepse dhe rruga eshte e domosdoshme po te marim parasysh trafikun e Tiranes  :)

  • Postime: 260
Monique
#3 ne: 25-03-2019, 20:02:17
Kompesimi ska pse te behet per te gjithe!
Te behet aty ku percakton ligji, pjesa tjeter te perfitojne nga poltikat e buta qe jane ofruar.
Eshte e jashteligjshme kompesimi per te gjithe.
Kush eshte jo komform ligjit , ska pse kompesohet.

Gjithkush nga ne mund te ndertonte kudo e te priste kompesim...

  • Postime: 24
Rommel
#4 ne: 25-03-2019, 20:17:03
Shumica e shqiptareve kane ndertuar kudo pavaresisht qe disa kane letra te rregullta e disa jo hmmmmm: ! Ndersa per sa i perket politikave te buta qe thote qeveria jane te perkoheshme.
A mund te nderrosh prsh nje shtepi dy kateshe me nje banese sociale te perkoheshme ?

  • Postime: 260
Monique
#5 ne: 25-03-2019, 20:18:16
Ta mendonin perpara se te ndertonin ne ate vende. Mund te ndertonim e ne!
Informaliteti nuk eshte justifikim ....diku duhet te marri fund.

  • Postime: 7279
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#6 ne: 25-03-2019, 20:55:33
E mire e ke, bilemi une them te shakterroje te gjithe bathoren paskuqanin e te gjitha ndertimet qe jane bere keto vite dhe te filloje te ndertoje rruge me 20 milione euro kilometri se fundja populli nuk e mendoi por keta e mendojne mire se si rripet leku me fal EUROJA. :D

  • Postime: 24
Rommel
#7 ne: 25-03-2019, 21:59:53
Ligjet qe jane bere nga ligjvendesit tane vite me pare,  e kane favorizuar informalitetin, duke mbrojtur interesat e tyre, kjo gje rendon sot ne kurriz te popullit. Pastaj te besh nje investim prej 40 milion euro per nje mbikalim si ai te sheshi Shqiponja me duket luks i tepruar per kushtet e Shqiperise, ku ka nje milion probleme te tjera.

  • Postime: 260
Monique
#8 ne: 25-03-2019, 22:04:17
Ligjet qe jane bere nga ligjvendesit tane vite me pare,  e kane favorizuar informalitetin, duke mbrojtur interesat e tyre, kjo gje rendon sot ne kurriz te popullit. Pastaj te besh nje investim prej 40 milion euro per nje mbikalim si ai te sheshi Shqiponja me duket luks i tepruar per kushtet e Shqiperise, ku ka nje milion probleme te tjera.

Perpos kesaj vjedhjes dhe investimit, ajo cka po flasim eshte ceshtje tjerer.
Injoranca nuk eshte justifikim , personalisht sjam dakort fare!
Ashtu si une qe skam ndertuar asgje ne kete qytet dhe pse jam prej brezash ketu...po aq mos ndertonin as ata qe erdhen nga cdo cep.
Nuk ka pse te legjitimohet ajo masaker urbane qe u be nder vite!

  • Postime: 24
Rommel
#9 ne: 25-03-2019, 22:18:43
Nuk eshte pak si vone per te prishur gjithe keto ndertime pa leje ne Tirane, pasi  eshte investuar aq shume. Duhet te ishin kujtuar me perpara dhe nuk do ishte Shqiperia ne kete gjendje informaliteti!
Jo gjithmone eshte faji i popullit! :)

  • Postime: 260
Monique
#10 ne: 25-03-2019, 22:23:24
Faji eshte kolektiv por pse duhet te behemi pjese e fajit te gjithe?!
Ligji eshte i percaktuar dhe njerzit me koshience kane kryer kete masaker.
Me shpresen se do perfitonin? Epo ja ku shpreses i erdhi ora e saj....flas per rastin e Astirit.
Jam skeptike ne kete pike sepse mendoj se ka ardhur fundi ,per kete lloj qasje
Vertet ka shume per te bere , per te ndryshuar e reformuar ....ama skemi pse behemi pale me kete amulli.
Gjithsesi mendimi eshte individual e sado te debatojme ,ne nuk i japim zgjidhje ketij ngerci shekullore...

  • Postime: 24
Rommel
#11 ne: 25-03-2019, 22:27:49
 :)

  • Postime: 10
DinoZ
#12 ne: 25-03-2019, 23:51:15
Astiri eshte vetem nje vjedhje e vogel e pushtetit aktual ktu mbaron gjith historia

  • Postime: 34
  • Gjinia: Mashkull
Frank
#13 ne: 26-03-2019, 08:17:31
Seç me lexuan syte lart qe te demshperblehen disa dhe pjesa tjeter te hidhen ne rruge?!
Me fal po shteti social ku eshte?
Dmth me kte llogjike atyre 60% te Shqipetareve qe jetojne ne minimumin jetik te mundshem tu shtojme edhe nje % tjeter?
Une e kuptoj urrejtjen e autoktoneve te Tiranes por kjo nuk justifikon asgje, nuk ndertohet e ardhmja duke harruar te shkuaren(ne kete rast duke shtypur ate qe gaboi ca per faj te tij dhe ca per faj te gjithkujt).
Ku ishit ju Tironsit kur u shperngulen aty ata njerez? E ngritet ndonjehere zerin ne keto 25 e kusur vite?
Apo u kenaqet me 2-3 apartamente qe trasheguat nga sistemi komunist dhe ndonje dyqan ne Myslym Shyri a gjetke?!
Dhe mos harroni, ne 46 vite ata njerez u rropaten neper male e kodra qe ju te hanit buke gruri!
Çdo gje e ka nje zgjidhje per ti kenaqur te gjithe nga pak.
Ne rastin konkret, le te lere Rama me Lali legenin 50 milione euro pa vjedhur nga projekti ne fjale dhe te demshperbleje banoret e Astirit.

  • Postime: 260
Monique
#14 ne: 26-03-2019, 08:35:29
Frank nuk eshte vetem Astiri ne kete infotmalitet
Jane te gjitha zonat rurale tr ndertuara ne kete lloj formati.
Sipas teje te demshperblehen te gjithe......?
Politikat sociale u ofruan dhe nuk u pranuan pasi te gjithe duan demshperblim te plote!
U bene me dije te gjithe skenaret dhe perfitimet , por eshte si puna e asaj barsaletrs

O zot une sdua asgje ,po merrja te gjitha ato qe i dhe atij perpara meje!

  • Postime: 34
  • Gjinia: Mashkull
Frank
#15 ne: 26-03-2019, 08:44:57
Çfare u ofrua?! Tallesh ti?
Mundit dhe djerses se nje jete u ofruan nje vit qera te paguar?!

  • Postime: 260
Monique
#16 ne: 26-03-2019, 08:55:37
Sipas llogjikes tende i bie qe ti rimbursonin deri ne qindarken e fundit qe kane investuar?
Nese e mendojme apo gjykojme keshtu i bie qe te ndertojme te gjithe ne ate menyre dhe te presim deshmperblim nga shteti dhe taksapaguesit.
Qe ky mentalitet duhet te marri fund kjo sdo mend , po edhe kosto do kete !
Projekti i Astirit eshte i vjeter  dhe nese bejme retro ,ligjevensit qe ne ate kohe duhet te mendonin per "levizjen e lire" qe po pushtonte Tiranen.
Edhe pse historia ska ndonje vlere tanime , sepse jane perpara faktit .

Personalisht nuk do doja qe taksat e mia te shkojne per nje target grup te tille , por per te tjera investime .
nderkohe per pjesen e vjedhjes jam dakort , le tia alokojne si buxhet atyre qe ju takon .

Imagjino te ngrihet Bathorja, Kamza , Bregu lumit etj zona informale me keto pretendime.....na rrofte!

  • Postime: 34
  • Gjinia: Mashkull
Frank
#17 ne: 26-03-2019, 08:57:57
Absolutisht te gjithe duhet te marrin ate qe meritojne!
Nuk ndertohet shteti duke hedhur njerzit ne rruge.

  • Postime: 260
Monique
#18 ne: 26-03-2019, 09:09:37
Epo sjemi komunizem me , kapitalizmi kete ka!

  • Postime: 7279
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#19 ne: 26-03-2019, 17:34:56
O Mon pse lodheni kot, le te shpjene nje leter zyrtare per prishje dhe mbaron puna, jo per gje po qe ketu fillon qelbersilleku i ketij pushteti duke kerkuar ta prishe pasi i shenon me nje kryq tek dera. ;)
Te njoftoje zyrtarisht se kjo godine eshte ne kundeshtim me ligjin e do prishet dhe keshtu i jep te drejten edhe paleve te drejtohen ne gjykate per te kundeshtuar kete vendim dhe per kerkuar te drejten e tyre. Se cfare vendos gjykata ne fund eshte tjeter gje por ky shtet duhet te garantoje te drejten e ankimimit e cila eshte nje e drejte kushtetuese.
Te tjera debate per kete teme me duken kot e pa lidhje.

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#20 ne: 17-04-2019, 22:41:04
Sot në Këshillin e Ministrave është marrë vendimi për të shpronësuar banorët e Unazës së Re, banesat e të cilëve do të prishen për t’i hapur rrugën ndërtimit të rrugës. Vendimi është publikuar në faqen e Kryeministrisë, ku thuhet se fondi është mbi 1 miliardë lekë. Po kështu në vendim thuhet se brenda 30 ditëve duhet të përfundojë procesi i shpronësimeve. Pas kësaj pritet të ndërhyhet për shembjet e objekteve. Kujtojmë se banorët e zonës së Unazës së Re (Astiri) po protestojnë intensivisht (çdo mbrëmje) që prej Nëntorit 2018 kundër shembjes së shtëpive. Nuk dihet se si do të vijojë protesta e tyre pas shpalljes së këtij vendimi dhe botimit në Fletoren Zyrtare.

  • Postime: 7279
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#21 ne: 18-04-2019, 15:17:22
Mos harrojme qe 300 shtepi nuk kane legalizim, keshtu qe normalisht nuk perfitojne fond shpronesimi. ;) Ky eshte edhe ngerci kryesor qe ka kjo situate. :)

  • Postime: 1070
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#22 ne: 18-04-2019, 17:28:14
Mos harrojme qe 300 shtepi nuk kane legalizim, keshtu qe normalisht nuk perfitojne fond shpronesimi. ;) Ky eshte edhe ngerci kryesor qe ka kjo situate. :)
Kete as une nuk arrij ta kuptoj, cfare kërkojnë kur e dine qe ndertimet jane te paligjshme. Do thoni ju pse i lejuan? Nuk kishte shtet. Në 1992 pse u shkatërrua gjithcka? Ne 1997 pse u shkaterrua gjithcka? Nuk kishte shtet. Ata qe moren, moren. Ata qe prishen, prishen. Tani nuk ka rrumpalle.

  • Postime: 7279
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#23 ne: 18-04-2019, 21:43:23
Kete as une nuk arrij ta kuptoj, cfare kërkojnë kur e dine qe ndertimet jane te paligjshme. Do thoni ju pse i lejuan? Nuk kishte shtet. Në 1992 pse u shkatërrua gjithcka? Ne 1997 pse u shkaterrua gjithcka? Nuk kishte shtet. Ata qe moren, moren. Ata qe prishen, prishen. Tani nuk ka rrumpalle.
Une dakord jam me ty por ata njerez qe ndertuan aty kane lene kursimet e tyre per ato shtepi dhe tani ti flakesh jashte si pa te keq sikur nuk shkon nga ana humanitare te pakte. Nuk eshte faji i njerezve qe shteti nuk ka funksionuar dhe nuk funksionon. Ata njerez me ligj jane pronare sepse e posedojne ate truall per me shume se 20 vjet te pashqetesuar nga shteti dhe nga ndonje pretendent tjeter per pronen, keshtuqe si rrjedhoje ata jane pronare legjitime te prones ( e bazoj argumentin ne reference et Kodit Civil menyra e fitimit te prones me parashkrim fitues).
Shteti qe eshte pergjegjes per situaten dhe shteti qe do te urbanizoje dhe te zgjeroje ta zhvilloje nje rruge ne interes publik duhet qe te shpronesoje me nje fond te posacem. Le ta beje kete shpronesim me mjetet monetare qe disponon duke u dhene te drejten edhe ketyre njerezve te jetojne. :) flasim per shtet normal. :D

  • Postime: 1070
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#24 ne: 18-04-2019, 22:03:06
Nuk jam kopetent per situaten, por nje gjë e them me siguri: ne shqiptaret jemi mesuar shumë keq per sa i perket zbatimit si te ligjeve te shtetit edhe te kodit moral.
Marim nje rast. Unë kam blere nje makine. Dua te eci me 200 kmh, ndërkohë me ndalon polici me ve gjobë dhe me heq patenten, ok?
Tani dale unë si shqiptare dhe them: çtë duhet ty ca bej unë? Makina e imja, patenta e imja kush je ti qe me thoje mua cfare duhet te bej?!
Une pyes a është logjike kjo?