×

Cmimi "Nobel" per letersi shkakton polemika dhe zemerim nder shqiptaret

Cmimi "Nobel" per letersi shkakton polemika dhe zemerim nder shqiptaret

· 10 · 123

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-10-2019, 23:34:33
 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Nobel” shoqërohet zakonshëm me polemika, pasi jo më larg se në vitin 2016, kur trofeu dhe titulli më i lartë i nderit në rrethin botëror të lëmit të letërsisë, iu akordua kantautorit amerikan, Bob Dylan, mori udhë debati për mëvetësimin e veprave letrare nga tekstshkrimet e këngëve.

Kësaj here, vendimi i Komitetit të Nobelit, ka vulën e garancisë që do të komentohet gjer në tjerrje, pasi fituesi për vitin 2019 është zgjedhur Peter Handke, një nga mbrojtësit më të spikatur të diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç. Mospëlqimi ndaj këtij vlerësimi për një nga romancierët dhe dramaturgët që konsiderohet si një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm në gjuhën gjermane, ka për bazë pritshmërinë, por edhe kriteret e Akademisë suedeze, për një të kaluar të “pacen” të kandidatit fitues.

Pikërisht ky “blatim” i Handke-s ndaj gjakatarit Millosheviç, ekspozohet si një padenjësi për t’u renditur kah figurave të pakoha, si: Hemingway, Pamuk, Kamy apo qoftë edhe lëvrueses tjetër  bashkëkohore të gjermanishtes, Elfriede Jelinek, që janë figura me një të shkuar që e kalon “filtrin” e pranueshmërisë. Në këtë “kryqëzim” kolektiv kanë marre urdher ti bashkohen edhe dy eksponentë të qeverisë shqiptare, ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, si edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Cakaj, prej kohësh i vlerësuar nga kryeministri (veçse pa trofe) si “më i lëçituri mes shqiptarësh”, ka postuar një shkrim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, ku ndan me ndjekësit mërzitinë për “vendimin për t’i dhënë çmimin Nobel një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm po dëshmojnë në vitin 2019!”. lapsi.al

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 10-10-2019, 23:36:35

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 10-10-2019, 23:37:28

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 10-10-2019, 23:52:19
Citim
Handke delivered a eulogy in honor of the president, who died while being tried at the UN War Crimes Tribunal at The Hague for genocide and other war crimes committed during the conflicts that followed the breakup of Yugoslavia in the early 1990s.

"This is a disgrace. It's the same as if a writer who glorified Hitler got the Nobel prize for literature," Adriatik Kelmendi, a journalist from Kosovo, said in a post on Facebook.

Born in southern Austria to a German father and an ethnic Slovenian mother, Handke has always been interested in Yugoslavia and its people.

In the 1990s, he was seen as a vocal defender of Serbs as Yugoslavia broke apart in a bloody civil war that often pitted neighbors against each other.

Handke gained further notoriety when he compared Serbs to the Jews under the Nazis. Even though he later took back the comments, they were never forgotten.

"Sometimes I would like to be a Serbian Orthodox monk fighting [to keep] Kosovo," he once said.
https://www.rferl.org/a/nobel-cliterature-handke-controversy-milosevic-serbia-yugoslavia/30210299.html

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 10-10-2019, 23:52:54

  • Postime: 269
kart hadasht
#5 ne: 11-10-2019, 00:18:28
Keta jane te njejtet qe i kane dhene cmim per paqe Aung San Suu Kyi, kryetare Myanmar, ku eshte bere genocid dhe debim masiv i miliona njereve, sepse nuk i perkasin te njejtes fe budiste si shumica e popullsise atje. Komiteti i Nobel ka diskretituar veten ne shume raste.

  • Postime: 1586
  • Gjinia: Femer
Parloté
#6 ne: 11-10-2019, 07:58:21
Kjo është pra "DEMOKRACIA"

  • Postime: 138
Passion
#7 ne: 12-10-2019, 10:28:10
Kjo e te dhenit cmimin Nobel
me eshte bere sikur loz kombetarja jon e futbollit,ose Eurovision.

Me percjell nje energji negative.

  • Postime: 138
Passion
#8 ne: 12-10-2019, 21:55:04
Ka gjasa ti anullohet ky cmimi ketij nazistit ?

  • Postime: 4215
Charlie
#9 ne: 22-10-2019, 16:57:38
Dhe ta imagjinosh gjithe kjo zhurme, del nje organizator i nje festivali POLIP dhe e fton te jete mysafir nderi ne Prishtine.