×

Dorehiqet Ramush Haradinaj

Dorehiqet Ramush Haradinaj

· 2 · 212

  • Postime: 22622
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-07-2019, 18:33:06
 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kreut të qeverisë.

Shkak është bërë thirrja për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale që po heton përfshirjen e drejtuesve të UÇK-së në krime të mundshme gjatë luftës.

Haradinaj tha pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës se dorëheqja është e parevokueshme, pasi dëshiron të shkojë si qytetar i lirë përpara Gjykatës Speciale.

“Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem nga Gjykata Speciale. Kam vlerësuar se nuk mundem të paraqitem si kryetar i qeverisë por si një qytetar për të ruajtur nderin e kryetarit të qeverisë dhe ndaj kam marrë këtë vendim”, tha midis të tjerash Haradinaj përpara gazetarëve.

  • Postime: 7278
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#1 ne: 10-08-2019, 03:29:57
E hoqen direkt kur e pane se nuk mund ta bindnin per te hequr taksen. Jo se nuk mund ta bindnin por si nje loje duke thene serbit qe ne e beme leshimin tone tani eshte rradha juaj.;) shohin larg amerikanet..;)