×

Erion Veliaj: “Tirana🏗🏙 ka oksigjen🌳🌱, literalisht📝!”

Erion Veliaj: “Tirana🏗🏙 ka oksigjen🌳🌱, literalisht📝!”

· 1 · 82

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 08-04-2019, 18:56:27
 

Në një intervistë të zakonshme të para shtatë ditëve për mikrofonin dhe kamerën e tij, të publikuar me datën e sotme në të gjitha mediat mainstream me rastin e një vizite të tij për shopping në Paris, Kryetari i Bashkisë Green të Tiranës Erion Veliaj arriti të shprehej kështu: “Tirana🏗🏙 ka oksigjen🌳🌱, literalisht📝!”

Në vigjilje të fushatës elektorale me kundërshtar veten, Veliaj ka vendosur që, pas vetes, t’i ngjisë edhe bashkisë një epitet. Për këtë ai ka zgjedhur pikërisht “Green🍀”, si tregues i përmbushjes gjithnjë të pritur të “Pyllit🌲🌳🌿🌵 Orbital🌍💫”, që, pa dashjen e tij, është bërë i famshëm pa ekzistuar në realitet, si dhe si tregues i faktit shkencor të pakundërshtueshëm për fatin që u ka rënë për pjesë tironsve me atë si kryetar bashkie (ndaj edhe tërfili i rrallë katërgjethësh).

I intervistuar rastësisht nga disa qytetarë, që u gjendën duke shëtitur në “pedonalen 🛣” e saposhtruar të fshatit Ndroq, tashmë pjesë e Bashkisë Tiranë, teksa Veliaj po mbillte disa mijëra pemët e përditshme, ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve të tyre menjëherë, sigurisht pa e kthyer kurrë shikimin në fokusin e kamerës.

Me lëvizjet e shkathëta të duarve, që i hanë për punë dhe që i flasin më tepër se fjalët e tij të thjeshta dhe shikimet e ëmbla e të sinqerta njerëzore, Veliaj fajësoi opozitën, gjithë përulje dhe mirësi ndaj qytetarëve, për babëzinë sabotuese në atë që ai e quajti “të ngrënit🍽 e ajrit🌳”.

“Këta janë vandal🍽 [sic], por nuk hanë❌🍽 vetëm njëri-tjetrin…➕”, u nxeh papritur që në fillim të kronikës, sikur të vetëintervistohej, Erion Veliaj, mbase duke dashur të thotë “kanibalë”.

“Dua t’ju kujtoj🧠 se sa kënaqësi😍 😍 e kemi pasur edhe ne, kundërshtarët💪 e tyre, kur shihnim👀 e dëgjonim👂 të flisnin🗣 figura🗿 që vërtet ngjallnin shpresë🙏, motivim👍 e mirësi😇: babaxhani Bamir – tirons i vjetër, zonja e nderuar Jozefina Topalli, fisniku në thjeshtësinë e tij Astrit Patozi…💞💞💞”, u zbut ai.

“Po këta janë qenër🐕🌭! I hëngrën🍽! Të hanë, ore, të hanë! 💯 herë ta provojnë veten me mua🏇, me ju, 💯 mijë herë do i mund, por këta nuk luajnë fair👿. Ai që s’ka firomë😤 të këndojë 🎼 🎤 himnin, u ka dhënë urdhër👉 t’i futen të ngrënit🍽 të ajrit🌳 në Tiranë, me fokus🧘‍♂️ qendrën🎯, zona të caktuara të Parkut🏕 të Liqenit🏞, si dhe gjithë Pyllin🌲🌳🌿🌵 Orbital🌍💫”, e nxori kokën Veliaj.

Ai shprehu bindjen se raportet,  që e nxirrnin radhë e më radhë Tiranën si qytetin më të ndotur në Evropë, ishin rrjedhojë e këtij “aproçi🛤 destruktiv👹☠ dhe antieuropian❌🌍” të opozitës.

“Unë👷 jam këtu për t’i shërbyer🧞‍♂️ qytetarëve të thjeshtë👨‍👩‍👧‍👦👩‍👩‍👦👨‍👨‍👧 të Tiranës. Unë jam këtu në Ndroq🔧 për të të shërbyer ty👩, ty👨, ty👶, ty👨‍, ty👷, ty🧕, ty👩‍🚀, ty🦸‍♂️, edhe ty🧟‍♂️. Të gjithëve ju! Nuk kam kohë❌⏳ për llogje pazari🗣❌👂. Unë jam absolutisht i bindur💯➗ … Shiko, më bukur se shoqja ime👫 e vjetër, Elisa [Spiropali] 🙋 nuk mund ta them🗣❌ edhe po të doja: publikun e mirë shqiptar🇦🇱, po sidomos atë tirons denbabaden👨‍🌾👩‍🌾 (caraci, pusi!) “e ka shpartalluar💣 opozita me panikun😱 për oksigjenin🌳🌱 në ajrin e ndotur të Tiranës(❌)☢☣, ashtu siç shpartalloi shtyllën e tensionit të lartë🗼🧨💣🛋 në Laç, këpudhrën🍄🍄🍄, murin e ministrit Lleshaj🏛👮 dhe gojën e skënderbeut Rama🤴🤡🖌😡.” Aproçin🛤 destruktiv👹☠ dhe antieuropian❌🌍 opozita e ka në gjenezë🧬, por bashkë me qytetarët e Tiranës ne nuk mundemi dhe nuk do ta lëmë❌🤲 qytetin tonë të dashur🏙❤peng të tyre❌⛓. Ata le ta hanë🤪🍽. Ne do të vazhdojmë të mbjellim.🌱”

Duke iu përgjigjur pyetjeve nga qytetarët e thjeshtë – për çështje kohe televizive të programuar në zyrën e shtypit të bashkisë, u transmetuan vetëm përgjigjet – Veliaj e lëvizi vazhdimisht kokën majtas – djathtas, gjithnjë duke shmangur fokusin e kamerës, por duke lënë përshtypjen se po shihte në sy çdo qytetar të Tiranës, që dukej sikur ishte mu aty, përballë tij, duke i kërkuar llogari.

“Kujtoni 97-tën1️⃣9️⃣9️⃣7️⃣ 💣🧨. Kujtoni Griseldën🤰, jetën e së cilës ne e shpëtuam pasi vumë alarmin te ndërkombëtarët🌎⏰. Kujtoni fëmijën e Griseldës❌👪, të cilin Saliu👹 nuk e la të vinte në jetë❌👶, pasi urdhëroi përdh…👉👌😢💘💔”, u ngashërye Kryetari i Bashkisë, pa mundur ta përfundojë fjalën dhe duke fshirë dorën me qurre në shpinën e një qytetari me rroba jo të shtrenjta.

“Ai Sali👹✔, që bëri atë që bëri 🤔, nuk e ka për gjë ta përdorë Lulin😴🛠 për t’i urdhëruar🗣👉 të ardhurit nga skuta të errëta🌒 të vendit për të pushtuar e ndotur☢☣ Tiranën tonë të dashur🏙❤, që të bëjnë edhe të pabërën🎇: Të hanë🍽, po👍, literalisht📝, të hanë ajrin e Tiranës🍽🏙🌳! Prandaj ne do të vazhdojmë të mbjellim pemë🌱🌳. Ata le të hanë🍽👍. Tirana është zemërgjerë🏙💗🔛. Në fund të ditës🌅, Tirana ka ajër për të gjithë!🌲🌳🌴🌱🌿”, përfundoi intervistën Veliaj me një buzëqeshje shumë domethënëse, që dukej se shprehte njëkohësisht dashuri, dhimbje dhe bujari.

Mbetet ende enigmë se si ia del Kryebashkiaku Veliaj t’i flasë publikut me emoji edhe përpara mikrofonit të tij, gjatë intervistave krejtësisht të rastësishme përballë qytetarëve, si kjo në fshatin Ndroq, tashmë pjesë e Bashkisë Tiranë.

Ky është një artikull relativisht satirik dhe i trilluar. https://exit.al/2019/04/erion-veliaj-tirana-ka-oksigjen-literalisht%F0%9F%93%9D/