×

Gazeta gjermane Bild publikon pergjimet qe tregojne lidhjen e shtetit me mafian

Gazeta gjermane Bild publikon pergjimet qe tregojne lidhjen e shtetit me mafian

· 32 · 463

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 05-06-2019, 14:50:48
 

Sikurse kishte paralajmëruar gazetari Peter Tide, tabloidi prestigjoz gjerman “Bild” ka publikuar përgjimet mes Astrit Avdyllajt të grupit kriminal të Shijakut dhe kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dakos.  https://m.bild.de/politik/inland/politik-inland/bild-exklusiv-abhoerprotokolle-der-ermittler-wie-die-mafia-in-albanien-wahlen-ma-62395878.bildMobile.html

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 05-06-2019, 14:55:18
"Ja se si mafia ka manipuluar zgjedhjet ne Shqiperi"
 

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 05-06-2019, 14:55:55
"Shqiperia, qendra e droges ne Europe"
 

  • Postime: 134
Passion
#3 ne: 05-06-2019, 14:56:25
Deshirat e shumta  ekzistojne atje ku fuqia ka marre arratine (sipas meje kjo),por nqs do kisha nje deshire aktualisht me te flakte, do ish kjo qe nje dite te gjenden te gjithe pas hekurave ky soj  ,kjo filozofi e klika hajdutesh qe u ndertuan prej 30 viteve.

1 m e 25 cm xhuxhi beri namin duke vjedhur tender me tender duke fshire nga faqja e dheut me betonismin kulturen e atij qyteti.

---------------------------------------

Per kete mizere u fol qe ka paguar nje shume marramendes ne Kine per nje operacion te birit te tij per zgjatjen me 10 cm.

Gjykata
Prokurori s'funksionojne se duhej sot te ish ne burg palacoja.

  • Postime: 408
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#4 ne: 05-06-2019, 15:31:26
Fillimi i fundit per Edi Ramen. Ne cdo demokraci normale kreu i qeverise do kishte dhene doreheqje te menjehershme vetem per shkak te pergjegjesise morale pa llogarit me tej pergjegjesite e tjera. Ndersa Rama ka qene dhe mbetet mbrojtes publik i Gjushit.

  • Postime: 7276
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#5 ne: 05-06-2019, 16:02:26
O njeres nuk jep doreheqjen Rama se nuk e lene ata qe ka pas... Eshte aq shume i trembur sa e ka zene belaja do te iki po nuk iken dot... pse ose per cfafre i duhet tashme pushteti atij kur asgje nuk i mungon... i duhet qe te mos i ikin ato qe ka marre e thjeshte dhe si rrjedhoje nuk iken pa e hequr ndac me dhune e ndac me marreveshje por kjo e fundit jo nga Opozita por nga (mafia oligarket ose quajeni si te doni) ;)

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 05-06-2019, 22:42:09
Po shihja titujt e Top channel dhe ky lajm trajtohet diku ne skaj si pa ndonje rendesi te madhe. Ndersa Tema e meros e komentonte me tallje e percmim. @Mishel............... thote pastaj mediat jane te pavarura.

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 05-06-2019, 22:44:03
Kurse prokuroria, qe ka prej vitesh ne sirtar dosjen kercenon mediat qe te mos i publikojne pergjimet.

  • Postime: 134
Passion
#8 ne: 05-06-2019, 23:01:38
Ky sulltani i Alban-istanit duhej te jepte doreheqjen sot,por ku kan fe e imam ata.

Duheshin paralizu arteriet e Durresit edhe prokurori te ish me.flet arresti tek shtepite e atyre analfabeteve,qe as te flasin nuk dijne. :)

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 05-06-2019, 23:42:18
Përballë njëri-tjetrin në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, gazetarët Blendi Fevziu dhe Sokol Balla u përplasën edhe për përgjimet e dosjeve ‘339’ dhe ‘184’, ku pretendohet që zyrtarë të lartë socialistë janë kapur duke blerë vota me persona me precedentë penalë.

Gazetari Balla tha se këto dosje nuk mund ti atashohen kryeministrit Rama sa kohë sipas tij nuk ka prova, ndërsa gazetari Fevziu tha se është e paprecedentë që në kohën që vendi po shkon në përplasje civile, Prokuroria të mos ketë një përgjigje.

‘Është e paprecedentë deri më tani që Prokuroria të mos ketë asnjë deklaratë për hetimet. Sepse minimumi populli po shkon në konflikt civile dhe duhet të ishin hapur hetimet.

Që më 18 shkurt vendi ka hyrë në një spirale të panjohur dhe Prokuroria nuk qetëson publikun që këto dy përgjime që të thotë se i kemi hapur. Mund të kishte thirrur personat e përfshirë por që nuk na rezulton, ose mund të thoshte që na duhen edhe 10 vite për ta hetuar.”, tha Fevziu.

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 05-06-2019, 23:45:59
LOL lexoni kete "perlen".

  • Postime: 3137
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#11 ne: 07-06-2019, 08:47:40
Kjo puna e pergjimeve ka dal ne mode, pasi e vetmja menyre per te ndryshuar qeverri ne Maqedonin e Veriut ishte publikimi i pergjimeve te funksionareve te shtetit, qe vazhdone dhe sot te publikohen per partine me te madhe qe perfaqeson Shqiptaret, BDI.
Reagimi i shpejte i sistemit gjyqesore ne Maqedonin e veriut solli ndryshim, kurse ne Shqiperi per shkake hendekut te krijuar ne sistemin e gjyqesorit, kur dalin keto pergjime, me duket me shume dalin per te krijuar shikueshmeri sesa veprim.

Me duket se kjo gje do shtyhet keshtu dhe me vjen keq qe do prishet dhe ky sezone turistike ne Shqiperi, ku do krijohet tensione pa vlere per te prishur imazhin e Shqiperis dhe per te zvogeluar numrin e turisteve.

Do cuditesha nese ne ato pergjime do dilnin biseda ku do fliteshte per tendera dhe miliona te vjedhura, se sa i perket punes se votes, kete mentalitet kemi ne, blejm dhe shesim per asgje.

  • Postime: 7276
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#12 ne: 07-06-2019, 16:11:35
Kjo puna e pergjimeve ka dal ne mode, pasi e vetmja menyre per te ndryshuar qeverri ne Maqedonin e Veriut ishte publikimi i pergjimeve te funksionareve te shtetit, qe vazhdone dhe sot te publikohen per partine me te madhe qe perfaqeson Shqiptaret, BDI.
Reagimi i shpejte i sistemit gjyqesore ne Maqedonin e veriut solli ndryshim, kurse ne Shqiperi per shkake hendekut te krijuar ne sistemin e gjyqesorit, kur dalin keto pergjime, me duket me shume dalin per te krijuar shikueshmeri sesa veprim.

Me duket se kjo gje do shtyhet keshtu dhe me vjen keq qe do prishet dhe ky sezone turistike ne Shqiperi, ku do krijohet tensione pa vlere per te prishur imazhin e Shqiperis dhe per te zvogeluar numrin e turisteve.

Do cuditesha nese ne ato pergjime do dilnin biseda ku do fliteshte per tendera dhe miliona te vjedhura, se sa i perket punes se votes, kete mentalitet kemi ne, blejm dhe shesim per asgje.

Hendeku i krijuar eshte peshqesh i kesaj mazhorance e cila i ka bere nje dem te pallogaritshem ketij vendi per mbylljen e dy gjykatave kryesore... por prit se nuk keni pare gje akoma sic thote edhe N'alt madhnia Ed i Romeve, kur te shkrihen edhe gjykatat e apelit cdo behet. Do marrin njerezit sopatat dhe do i zgjidhin problemet si para 5 mije vjetesh me pas.

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#13 ne: 08-06-2019, 15:32:47

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#14 ne: 17-06-2019, 09:16:44
Pergjime te reja priten te publikohen seshpejti.
 


Pergjimet:

Përgjimi 1
Biseda Rama – Keshi

Rama: Përshëndetje, hë më si duket

Arben Keshi: Mirë, te pritshmëritë jemi

Rama: E ke realizu objektivin, thu?

Arben Keshi: Them që po

Rama: Po ata maskarenjtë kishin bërë presione mbrëmë?

Arben Keshi: Po, deshin të më kapin mu… Më pritshin te hoteli ku flija.

Rama: Çarë deshën me ty?

Arben Keshi: Ai legeni, Flamur Noka

Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka…

Rama: Ti mendon që e kemi realizu objektivin

Keshi: Për këtu tek unë po, mund të lëvizë pak, por nga ato që na kanë thënë komisionerët kemi pritshmëri të mëdha.

Rama: OK, mirë vllai.

Sipas “Bild”, në një tjetër përgjim, Keshi telefonon një person të paidentifikuar, i cili i thotë se ka shkuar në një familje për të blerë vota, por ata “nuk pranojnë për më pak se 30…”

Përgjimi 2

Bisedë mes deputetit Artan Gaçi dhe Arben Keshit

Artan Gaçi: Mirëmëngjesi

Arben Keshi: Mirëmëngjesi, ç’a bëre

Artan Gaçi: Ja me shefin e madh edhe me superlativa për ty

Arben Keshi: Faleminderit

Artan Gaçi: Nga ai, nga ai. Unë po e po, por nga ai. Më tregoi edhe historinë e 2011. Ke pikët maksimale.

Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet, se ngela… u bë 3 vjet.

Artan Gaçi: Jo, jo, kthehen, kthehen. Ke vlerësim të jashtëzakonshëm. Të gjithë Maqellarën ta linte ty. Ai është personi, tha. E ka kopsit, e ka bo, tha, të gjitha gjonat. Edhe në 2011-n fitoi, tha, por ashtu ndodhi me një kuti.

Arben Keshi: Ashtu ka qenë shkruar.

Artan Gaçi: Merita e Benit, tha. Kur të vish në Tiranë lidhemi ndonjëherë.

Përgjimi 3
Arben Keshi: Ku je zhdukur
Numri 0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
Numri 0685922860: Jam te Tasia, këtu poshtë.
Arben keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
Numri 0685922860: Tasie Lleshi
Arben Keshi: Çfarë thotë?
Numri 0685922860: Nuk do ai Refiku
Arben keshi: Mirë
Numri 0685922860: Ai tha te 30, por 30 nuk mundem…
Arben keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.
Numri 0685922860: Okej, dakord.

Përgjimi 4
Arben Keshi:Hë mo…
Mësuesi: Kam Altinin këtu tek shtabi. E njeh ti?
Arben Keshi: S’di gjë unë. I kujt është Altini?
Mësuesi: Çfarë?
Arben Keshi : I kujt është Altini ?
Mësuesi: I Isuf Qokut, një ish-nxënës i imi
Arben Kesh: Po dhe çfarë ka ai?
Mësuesi: Ka një problem. Ai do 200 mijë lekë dhe se ka 4 vota. Ai do të fejohet këtu në Tërnovë. Se di tha…. Kam folur me Shemsiun. Ka ndonjë problem Shemsiu, tha. E komunikova pardje
Arben Keshi: po
Mëseusi: Atij zotnisë, Kollashitit. Ia kam komunikuar në rrugë dhe sa u ndamë më atë, i thashë Anës. Ia thashë në emër tëndë.
Arben Keshi: Jo në emrin tim ore
Mësuesi: Në emrin tënd, në emrin tim, në emër të drejtoreshës së Arsimit. Ia thashë, ia komunikova.
Arben Keshi: Mirë
Mësuesi: Mbarova punë me atë. Gjithashtu me Gëzim Hoxhën kemi pak problem se është në Itali… në Amerikë dhe erdhi sot. U rregullua se ai është kushëri me vjehrrën time, Gëzim Hoxha. E di ti. Vjehrra ime është mbesë te Isamil Merlani. Merlanti dhe Gzimi janë kushërinj.
Arben Keshi: Mirë…

Përgjimi 5
Arben Keshi: Hë mo
068 69 13 636: A u nis ai
Arben Keshi: Po mo Çakran
068 69 13 636: E, për zotin nuk ka lëvizur hic
Arben Keshi: Jo nuk ka lëvizur o burrë. Sa më mori, më tha ka mbaru me gjithë ata që ka polic. Lëri se të disinfomojnë o shok, siç u ngatërruan me Tanin dhe ata se nuk ka qenë në list hiç ajo Uruçi.
068 69 13 636: Më mori Nexhipi për.. (nuk kuptohet se cfarë thuhet)
Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta nuk ka qenë në listë. Më jep emrin, të takoj Shabanin
068 69 13 636: Ma jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon
068 69 13 636: Ok
Telefonata e dytë:
Arben Keshi: Xhabir Elezi Sokol.
067 55 90 725: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë, i ke dhënë gjë s’i ke thënë, s’e di
067 55 90 725: Po po të dyve
Arben Keshi: Ai ka ardhur këtu thotë jo
067 55 90 725: Ka ardh Xhabiri? Merre me vete, bjera nga unë
Arben Keshi: Mirë
Telefonata e trete
Arben Keshi: E ke aty apo flet kot ai?
068 69 13 636: Jo mo do të duash ti ta sjell
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete, sepse i thash e kam me vete. Merre me vete tha dhe ma sill mua. Unë ja kam dhënë – tha.
068 69 13 636: Ok.

Përgjimi 6
Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka fik telefonin dhe nuk po vjen.
Numri 0686913636: Ah, dëgjo.
Aben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Ku çuni nuk e pranoi ofertën këtë javë.
Arben Keshi: Ëhë
Numri 0686913636: Është këtu me mua, është këtu daja e vet
Arben Keshi: Mirë ti e di vetë se ç’bën
Numri 0686913636: Xhevati thotë mbaro punë
Arben Keshi: A mbarove
Numri 0686913636: Një dhe e dyta se di…
Arben Keshi: Ka shkruar një mesazh, nuk flas dot.
Numri 0686913636: Ok.

Përgjimi 7
Arben Keshi: Hë mo si je
Drini Gjeci: Mirë, si je ti?
Arben Keshi: Mirë, si shkove ti? A je lodh?
Drini Gjeci: Nga pak, si ia con ti
Arben Keshi: Mirë ashtu mirë, hë mo si është puna andej or ti?
Drini Gjeci: Po mirë duket mo, mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej ?
Drini Gjeci: Jo
Arben Keshi: S”Ka shumë e mirë
Drini Gjeci: Jo
Arben Keshi: C’ka ke bo ti?
Drini Gjeci: Hiç lëvizje e madhe këtej,
Arben Keshi: Joo
Drini Gjeci: Po Po, mirë duket eee
Arben Keshi: Po
Drini Gjeci: Mirë mirë. A thu kanë met po ato drejtorët ..
Arben Keshi: Vallaj Merri në telefon një nga një merri të gjithë. Të gjithë drejtorat në telefon, diten e hene keni per te shku per lesh. Të marrin një nga një, do më raportoni për kë keni marr në telefon thuj. Merri një herë se tu flejt gjumë, me Gzimin e me Arjanin me ato shof unë.
Drini Gjeci: Ok, Po ca ti them unë tashti sepse Haxhiqimes dhe asaj tjetrës gra janë ato, hale ..
Arben Keshi: Or gra, burra ca të jenë do t’ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve që keni pru aty, sipas listës i keni pru aty. Nëse nuk dun, p.. s’ëms se ua kam q.. robt
Drini Gjeci: Mos i mërzit, unë do t’i marr ato tani
Arben Keshi: Mirë

Përgjimi 8
Arben Keshi: Po
Sali Skura: Shef beni si të kam? Sala në Kmëz jam, si ta ka vallai?
Keshi: Hë mo ckemii? Si kalon ti?
Skura: Si është tu shku?
Keshi: Mirë duket, na këputet ju të Kamzës, Bllokoni autobusët e Kamëzs.
Skura: Po ore, kemi nxjerr poastbolloqet e Kamzës. Nga ora tre e gjysë e kanë plan mu nis. I kemi marrë disa masa dmth.
Keshi: A janë shumë?
Skura: Po mendohet se janë 450 njerëz.
Keshi: I ka organizu Xhelali eee?
Skura: Po Xhelal i ka organizu dhe i ka cuar tek Turizmi i ri në Lurë. Kupton?

Përgjimi 9
Arben Keshi: Po.
Sali Skura: O Beni, Sala jam.
Arben Keshi: Hë mo, ca bëne.
Sali Skura: Ckemi, si ia çove
Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti.
Sali Skura: Hë ç’bëhet andej?
Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.
Sali Skura: Po po po, si duket situata?
Arben Keshi: Po mirë.
Sali Skura: Flas a ka pjesëmarrje.
Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht. Ke parasysh te 52 përqindëshi, se nuk bëhet më.
Sali Skura: Si shkon Maqellara. Çfarë bëhet?
Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë. Të jemi të zotë vetë më mirë. Është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: Po e vërtetë.
Arben Keshi: A erdhët shumë veta mbrëmë këtej mo?
Sali Skura: Si?
Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?
Sali Skura: Jo jo, nja 7 i bllokuam. Po po i kemi bllokuar. Të tjerët ia hodhën kështu me miqësi…
Arben Keshi: Shumë mirë.
Sali Skura: Mirë. Me kujdes vëlla. Hajde me fitore.
Arben Keshi: Rrofsh faleminderit.

Përgjimi 10
Damian Gjiknuri: Ç’a bohet?
Arben Keshi: Asgjë
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjë?
Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani deputetët, se kanë ardhur ata të PD-së
Damian Gjiknuri: Tani do të vijnë ata, se si duket kanë fjetur pak se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do të vijnë.
Arben Keshi: Unë nuk kam fjetur fare
Damian Gjiknuri: E di, e di, tani janë duke ardhur.
Arben Keshi: Të dalin nëpër qendra, te njerëzit tanë.
Damian Gjiknuri: Patjetër
Arben Keshi: Vëzhguesit e tyre janë nga rrethet, nuk i njeh njeri.
Damian Gjiknuri: E di, ashtu i kanë sjellë ata sepse nuk kanë besim te të vetët. Nejse, unë do të çoj edhe disa çuna t’i kesh aty ti, një furgon, të jetë aty.
Arben Keshi: Mirë
Damian Gjiknuri: Do t’i nis disa që të rrijnë aty, do vijnë te shtabi jot për çdo rast. Por mos të dalin shumë ata sepse janë nga ata tipat problematik, po gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Në rregull.

Përgjimi 11
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes
Drini Gjeçi: Mirëmëngjes
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?
Drini Gjeçi: Po, Pjerin, si kalove?
Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ja çon?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë.
Pjerin Ndreu: Bëji një telefon Reshat Elezit, këtij drejtorit të Reçit. T’i thotë shkollës të deklarojë votën hapur, se ato sms-të që çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në, ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Do flas unë tani me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Deklaroje votën për PS-në, aty. Të deklarojë votën hapur për PS-në, ndryshe të gjejë vrimë e të futet.
Drini Gjeçi: Rri pa merak se e mbuloj unë atë punë.

Përgjimi 12

Drejtori i shkollës: Alo, mirëmengjes drejtor.

Drini Gjeci: Mirë, ku je ti?

Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit.

Drini Gjeci: E ke marrë gjithë familje me vete?

Drejtori i Shkollës: Të shtëpisë? Jo ata nuk janë tu ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë.

Drini Gjeci: Në ça qendre voton ti?

Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.

Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej unë. Sot vota jote një dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen, shko dhe gjej punë tjetër.

Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vri mendjen për atë punë fare. Më dëgjon. Janë llafe njerëzit, mos e vri mendjen për atë punë fare.

Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.

Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.

Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull

Përgjimi 13

Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Lavdrim Murati: Po.

Drini Gjeçirejtori i Arsimit të flet.

Lavdrim Murati: Urdhro.

Drini Gjeçi:A ke votuar?

Lavdrim Murati: Jo akoma.

Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Drini Gjeçi:Çfarë radhe?

Lavdrim Murati: Radha or ti.

Drini Gjeçi:Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor?

Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota sa ke

Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.

Drini Gjeçi:Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.

Lavdrim Murati: Në rregull.

Përgjimi 14

Bekim Krashi: Po shef

Damian Gjiknuri: O Bekim, ore tashi, për të mbuluar atë pjesën e transportit, ju edhe jeni mshtet për për atë punën

Bekim Krashi: Po ne në fakt me thënë të drejtën, nuk jemi shumë të mbështet, por unë njoh ca zona, që i kam lajmëruar

Damian Gjiknuri: Po mirë mo merri ato gjërat dhe kërko mbështetje

Bekim Krashi: Po menaxhoj pra

Damian Gjiknuri: Hajt

Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje

Damian Gjiknuri: Hajt

Bekim Krashi: Po vij atje pa merak

Përgjimi 15

Bekim Krashi: Alo

0686795208: O Bekim si je a je mirë?

Bekim Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?

0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?

Bekim Krashi: Hë…

0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës

Bekim Krashi: Po

0686795208: Ka tre vota

Bekim Krashi: Po

0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë?

Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?

0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë

Bekim Krashi: Sa?

0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu

Bekim Krashi: Kush Fiqiri?

0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra

Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo

0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?

Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t’i jap ndonjë gjo

0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?

Bekim Krashi: Sa vota ka?

0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha

Bekim Krashi: 5

0686795208: Eeee

Bekim Krashi: T’u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?

0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?

Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë

0686795208: 40 për votë ëëëë?

Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre

0686795208: Po, 100 mij ëlekë, po atij që ka dy vota?

Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh

0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus

Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edh e20

0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim

Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo

0686795208: Hë?

Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon

0686795208: T’kuptoj, t’kuptoj, shihi vetë tani

Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim

Përgjimi 16

Votuesi: Mgjes

Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?

Votuesi: Asgjë, mirë

Bekim Krashi: Ha…?

Votuesi: Me çarë do të votojmë na?

Bekim Krashi: Kush?

Votuesi: Drini more jam

Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini

Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?

Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër

Votuesi: A do të vish?

Bekim Krashi: T’u ardh jam

Votuesi: Hajde pra hajde

Top Channel

  • Postime: 134
Passion
#15 ne: 17-06-2019, 09:43:26
Ne vend qe te jap doreheqjen me nje tufe skandalesh psikopati artist,del e ben lloqe Kavaje si i marre.

As cipe
As fytyre.

Duhet te ngrihet populli e ti presin te parlamenti t'ua beje kurrizin me te bute se barkun,por kush ??

Ca jane duke u marre me propaganden e partive,e une duke luftu me vapen te coj ne darke te femijte nje dit pune(keshtu qe le ti japin ata ). :(

  • Postime: 7276
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#16 ne: 17-06-2019, 17:34:54
Nomi nomi por qeverine e kemi shkemb dragobie nuk tutet as nga keto... 😂😂😂😁🤓🤓

  • Postime: 24
Rommel
#17 ne: 17-06-2019, 18:53:12
Kjo puna e blerjes se votave , nuk perben ndonje lajm te ri. Ka kohe qe aplikohet. Me pare aplikohej nje thes miell ne kembim te votes, apo larja e borxheve veresi neper dyqane vetem per ata individe qe kishin shume pjesetare ne familje ne moshe per te votuar. Ndersa tani eshte zevendesuar nje vote 5000 leke te rinj. Ku po shkon kjo bote Jojo:
Edirama fundi
#18 ne: 17-06-2019, 19:11:53
Edhe pak dite i kane mbetur

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#19 ne: 17-06-2019, 19:23:43
Dhe pergjigja e Rames eshte te padise gazetarin gjerman.

  • Postime: 24
Rommel
#20 ne: 17-06-2019, 19:27:21
Dhe pergjigja e Rames eshte te padise gazetarin gjerman.

Ai mund ta padise gazetarin gjerman , por gazetari gjerman info e ka marre nga dikush ne shqiperi

  • Postime: 3137
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#21 ne: 17-06-2019, 20:14:20
KEtu keni link qe te degjohen.

Nuk kam cte theme, ti degjoje dhe nje here pastaj do shkruaj

Pergjimet

  • Postime: 27120
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#22 ne: 17-06-2019, 20:52:29
 Gjumash edhe Rama si puna Gruevskit ka per te ikur.

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#23 ne: 17-06-2019, 20:57:56
Pergjigja e gazetarit te Bild per Ramen

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#24 ne: 17-06-2019, 21:00:24
Dhe nje koment i imi per Ramen :D