×

Gazeta gjermane Bild publikon pergjimet qe tregojne lidhjen e shtetit me mafian

Gazeta gjermane Bild publikon pergjimet qe tregojne lidhjen e shtetit me mafian

· 32 · 549

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#25 ne: 17-06-2019, 21:03:56
 

E zbulon gazetarja e njohur: Rama do të ketë fundin e Presidentit gjerman që kërcënoi “Bild’
https://www.syri.net/politike/260995/e-zbulon-gazetarja-e-njohur-rama-do-te-kete-fundin-e-presidentit-gjerman-qe-kercenoi-bild/

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#26 ne: 17-06-2019, 23:52:23
Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit
Zbulimi i përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër, pas dëshmive të kasaphanës së Durrësit, tregon se Shqipëria ka përjetuar një masakër të vërtetë elektorale.

E reja e këtyre 16 regjistrimeve të sapo dala është se ato provuan pa pikë dyshimi që në krye të kësaj bande grabitësish qëndron vetë Edi Rama.

Nëse në rastin e Durrësit këtë përfundim e kishim me deduksion, si pasojë e lidhjes së fortë të Edit me Gjushin, tani askush nuk ka më dyshime.

Në historinë e vjedhjes së votave të Dibrës, e cila qëndron e varrosur në dosjen 184/2006 , në zyrën e Arat Markut, ne e dimë se truri i krahut të armatosur të kësaj bande është kryeministri.

Pasi votimet janë mbyllur, pasi rezultati ka ndryshuar me plus katër mijë në raport me zgjedhet e kaluara, ai dëgjohet të komunikojë me një drejtor të lartë policie, Arben Keshin.
Biseda telefonike që të kujton filmat me mafiozë të Scorceses, na e paraqet Ramën me zërin e një padrinoje të qetë, që trimëron trupat e tij, që pyet për komisionerët zgjedhorë dhe kërkon llogari për zbatimin e objektivave.

Se cilat janë këto objektiva na e qartësojnë 15 përgjimet e tjera. Arben Keshi duhet të raportonte në fund tek Rama, se si kishte blerë vota, se si kishte intimiduar zgjedhësit e opozitës, se si kishte friksuar mësuesit, se si biznesmenët kishin blerë vota me 50 mijë lekë, sesi policia kishte ndaluar autobuzët, se si kishte menaxhuar kriminelët për të arritur zgjedhjen e kryebashkiakut socialist, Muharrem Rama, që do të zëvendësonte Shukriun me brekë me vrimë.

Natyrisht, krahu i armatosur i kryeministrit, Arben Keshi, i ka kryer të gjitha këto. Prandaj, një ish deputet i PS i flet atij në emër të Ramës duke i thënë: “more pikët maksimale”.

Pse duhet që të merrte pikët e maksimale në një palë zgjedhje vendore? Pikërisht për faktin se i kishte manipuluar ato. Pikërisht sepse Rama i dinte të gjitha krimet në të cilat kishte zhytur duart ai.

Kjo pra është fabula e 16 përgjimeve të reja të Bild, e cila na tregon se grabitjet elektorale janë shndërruar në një praktikë të zakonshme të rilindjes.

Prej tyre ne kuptojmë më mirë se përse opozita doli nga kuvendi dhe po rrefuzon të shkojë drejt betejës lokale.

Prej tyre ne kuptojmë se përse Basha vazhdon të bërtasë slloganin: “Zgjedhje të tilla nuk mund të ketë në 30 qershor”

Prej tyre ne kuptojmë se përse Rama vazhdon të japë me firmën e tij PPP e koncesione sikur të jetë në ditët e popullaritetit më të madh.

Prej tyre ne kuptojmë se pse ai nuk pranon të tërhiqet dhe të shpallë një garë të barabartë me rregulla loje të ndershme për të gjithë. Por mbi të gjitha, prej tyre ne kuptojmë se prse njeriu me tepsi në dorë, po shkon i vendosur, drejt të vetmeve zgjedhje moniste që pas rënies së regjimit komunist. Kjo është ajo që ka ëndërruar, për të cilën është përpjekur, të cilën e realizoi brenda partisë më plurale të vendit, asaj socialiste dhe tani po e shtrin në të gjithë Shqipërinë.

Natyrisht, për të arritur deri këtu, ai u detyrua të bëjë pakte me shumë dijaj, që nga banditët narkotrafikantë të tipit Avdylaj në Durrës e deri tek policë që duhet të ishin nën pranga, si Arben Keshi.

Me bashkëpunimin e tyre ai prishi çdo mundësi për zgjdhje normale mbi këtë dhe. Prandaj, tani, po marshon i vetëm drejt 30 qershorit, ashtu sikurse kishte fantazuar në vegimet e tij më të çmendura.

Por fatmirësisht, tani, falë Bild ne e dimë se përse po ndodh kjo. Ne e dimë se 30 qershori nuk është as ditë zgjedhjesh, as ditë votimesh. Ajo është dita e emrit të një hajduti të shumfishtë.

Edi Rama është i dënuar të shkojë kokfortë drejt saj. Pasi për një gjë është i sigurtë: Nuk mund të kryejë dot asnjë krim më shumë se sa ka bërë.

©Lapsi.al

  • Postime: 7279
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#27 ne: 17-06-2019, 23:57:11
Ramen po nuk e hodhi populli ta harrojne se iken... nuk e shikoni se me cfare gjuhe flet edhe pas skandaleve me ze e figure.

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#28 ne: 19-06-2019, 08:11:05
Steriotip populli e hedh per gjys ore, po puna eshte te ambasadat e huaja ne tirane qe Jane te kapura nga Rama.

  • Postime: 3151
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#29 ne: 19-06-2019, 14:19:52
@Berni, ky eshte versioni i dal nga Zyrat e PD-se?

I degjove te gjitha bisedat nje e nga nje, dhe nese jemi pak neutral, pa menduar per parti, mendoje se jane biseda qe i bene dhe PD dhe PS dhe LSI, e lere me dhe partit tjera.

Me pergjigje nuk rrezohet pushteti. Po ju tregoje kur ne Maqedonin e Veriut, u krijua pakenaqesi ndaj VMRO-se.

1. Kur doli pergjimi per autostraden Kercove-Oher, kur kryeministri kerkoni me shume % sec kishte dhene kompania.
2. Kur Ministrja e mbrojtes, i quante Maqedonet (Jo Shqiptare) i quante Komunjare (Shqip. Maloke).

Se ne Maqedoni dolen plote pergjime per punesimet, per votat, per cdo gje, dhe nuk pati asnje reagim nga populli, kurse keto pergjigje ishin ato qe bene ndryshimin.

Nga 1994 ne Shqiperi jane blere votat, mos themi qe nuk eshte bere kjo gje dhe hyri ne Shqiperi ashtu pa pritur ne 2015 ose 2017. Pergjimet per here te pare ka pasur ne zgjedhjet e 2005, edhe pse ateher nuk jane bere publike.

Nuk rrezohet qeverria me protesta, se ketu filloje nje lloje, por u bene zgjedhje, dhe para se te behen zgjedhjet, sollen ligje, qe shtrenguan procesin zgjedhore dhe nuk ka me icidenke, hyne 2vite ne burge pa gjyqe vetem se prishe procesin zgjedhore.

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#30 ne: 19-06-2019, 17:02:58
"E kishim thene me 1 prill ne Shijak TV, telefonaten e Edi Rames, per daten 11 shtator, 2016, a u relizuan objektivat..etj…zoti KM tha ne Klan nuk e mbante mend, urojme ti kthehet kujtesa shefit te qeverise..madje as une si kujtohesha…
Te Fala nga Krimet e Renda…
degjohemi ne Bild 4…
skemi pare gje akoma…” – shkruan Basir Çollaku.

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#31 ne: 26-06-2019, 08:02:10
Rama hedh ne gjyq gazetarin e Bild.