×

Ja cfare bejme per t'u dukur...

Ja cfare bejme per t'u dukur...

· 2 · 23

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-11-2019, 14:13:05
 

Ja cfare bejme per tu dukur...
Kujdes, Fake!!
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe!
Ne situata kritike apo katastrofa natyrore si termetet perveç informimit ka edhe dezinformim. Lajmet e rreme (fake news) dhe ekzagjerimet e shoqerojne procesin e raportimit. Per me teper qe burimi i informacionit nuk jane vetem gazetaret por edhe qytetaret e zakonshem - “gazetaria qytetare”.
Studentet e ateliese „Kritika e medias“, Departamenti i Gazetarise dhe Komunikimit UT, po monitorojne keto dite median online dhe kemi mundur te identifikojme foto fake qe po qarkullojne pas termetit por fatkeqesisht nuk kane lidhje me te. Fotografite fiksojne me shume gjendjen e veshtire psikologjike emocionale te njerezve duke bere te mundur qe impakti dhe perthithja e cdo lajmi te jete shume here me i madh. Femijet dhe kafshet shkaktojne emocione te forta dhe ka grupe mediatike qe nuk kursehen per ta shfrytezuar si rast.

Monitorimi do vazhdoje, por po rendis disa nga rastet:

1. Foto e autokolones se makinave ushtarake te FSK qe vijne drejt Shqiperise eshte realizuar ne vitin 2017 dhe jo ne nentor 2019

Linku i origjinalit: https://2lonline.com/niset-nje-kontingjent-fsk-se-per-te-marre-pjese-ne-operacione-humanitare-ne-republiken-e-shqiperise/

2. Foto e forcave ushtarake qe shpetojne nje foshnje eshte realizuar ne vitin 2016

Linku i lajmit origjinal: https://balkanweb.com/misioni-i-veshtire-dhe-emocionues-i-ekuipazhit-te-fa-ne-burrel-ja-si-shpetuam-foshnjen-dhe-gruan-shtatzene/

3. Qeni i cili qendron prane dores se nje personi qe ndodhet poshte rrenojave eshte realizuar ne vitin 2018 ne nje termet ne Kaliforni.

https://www.alamy.com/dog-looking-for-injured-people-in-ruins-after-earthquake-image230074167.html

4. Foton e femijes, i cili qan ne rrenojat e nje shtepie e gjejme ne internet nen logon " shutterstock"
 
Linku fotos origjinale:
https://www.shutterstock.com/image-photo/little-boy-near-destroyed-house-child-1393917770

5. Nje nga fotot e perdorura nga kryetari i bashkise Tirane eshte nje foto e bere ne nje aksion ndihme ne Korce.

Linku i postimit origjinal: https://balkanweb.com/veliaj-3-kamione-me-ndihma-per-te-prekurit-nga-termeti-ne-korce/

© Jonila Godole

  • Postime: 1587
  • Gjinia: Femer
Parloté
#1 ne: 29-11-2019, 10:24:22
E mira është të zhveshet e vërteta.
Është ky një hap i madh për të ecur përpara.