×

Lamtumira politike e Sali Berishes

Lamtumira politike e Sali Berishes

· 10 · 301

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 27-06-2013, 11:58:01
Sali Berisha - Fjalimi i "lamtumirës" politike !

http://laj.me/sali-berisha-fjalimi-i-lamtumires-politike/
Gerti1
#1 ne: 27-06-2013, 15:49:25
Gjall ti Makso?
Un kujtova se ishe kthy ne fosil tani.

  • Postime: 174
  • Gjinia: Mashkull
erand81
#2 ne: 18-07-2013, 08:06:58
Gjall ti Makso?
Un kujtova se ishe kthy ne fosil tani.
LOL

  • Postime: 12738
Mishel...............
#3 ne: 18-07-2013, 08:45:47
Përse Berisha ktheu mendje për dorëheqjen?
29 Qershor, 2013 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA
Select Language​▼

Nga Mero Baze


 

Sali Berisha ka postuar sot në Facebook një koment të një 16- vjeçari, nga ata që dëshiron t’i bëjë me të drejtë vote, që i kërkon Berishës të mos ikë nga kreu i PD-së. Postimi pason një sërë gjestesh publike të Berishës, të cilat e bëjnë të pavlefshme fjalinë e tij formale për dorëheqje nga Partia Demokratike, për të cilën ka një lloj kurioziteti, pasi dorëheqjen nga posti i kryeministrit ia mundësuan shqiptarët.

Shenja e parë e shëmtuar e mos ikjes së tij është shfaqja në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në krye të tavolinës dhe drejtimi i mbledhjes. Ai u tha demokratëve para selisë se prej atij momenti ishte një i barabartë mes tyre, ndërsa një ditë më pas drejton mbledhjen e partisë dhe dikton dhe ndryshime statuti në favor të ogiçit të vet, që do lërë dezhurn tek partia.

Nga pikëpamja formale, pasi ai jep dorëheqje, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së drejton mbledhjen dhe kryesia miraton hapjen e fushatës zgjedhore në parti. Kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por shumica e kryesisë vazhdonte mbante shënime kur fliste ai.

Shenja e dytë e fortë e mos ikjes së tij është dhe skema e zgjedhjeve në parti. Ashtu siç sillej me zgjedhjet në Shqipëri, kur për çdo herë ndryshonte rregullat, dhe për zgjedhjet në parti do të ndryshojë rregullat duke shpikur parimin një anëtar- një votë. PD është një parti që nuk ka asnjë inventar anëtarësh dhe çuarja me urgjencë e zgjedhjeve me këtë parim, do të bëjë që Berisha të aktivizojë një trupë votuese për t’i shërbyer përmbushjes së projektit të tij. Duke ju trembur idesë se drejtuesit e vejtur të PD-së kontrollojnë strukturat aktuale dhe mund të pengojnë Bashën të zgjidhet kryetar, Berisha praktikisht po shkrin strukturat e partisë për të legjitimuar zgjedhjen e Lulit në krye të saj.

Shenja e tretë janë kandidatët. Të përfolur deri tani në garë janë Lulëzim Basha për kryetar dhe Sokol Olldashi, Eduard Selami dhe Arben Imami për dekor. Njeriu që duket se do përdoret më shumë për dekor është Olldashi, pasi ai do të tentojë të bëjë sikur do të bëjë garë dhe do të jetë pjesë e lidershipit të ardhshëm të PD-së në ndonjë post të përkohshëm, derisa ta flakin në rrugë.  Imami dhe Selami janë secili më vete dy njerëz të gatshëm të përdoren për të siguruar mbijetesën në PD si njerëz që nuk prishin punë. Imami me këtë rast gëzon beneficet e fituara nga pushteti, ndërsa Selami heq merakun e rikthimit në SHBA, pasi mund t’i japin shansin të jetë sërish deputet po u soll mirë.

Si për ta faktuar se hija e tij qëndron mbi gjithë këtë proces, Berisha po përdor rrjetet sociale për të treguar se demokratët e vërtet kërkojnë rikthimin e tij, por ai thjesht është në krye të punëve derisa të caktojë pasardhësin.

Tashmë kjo punë është e përfunduar. Lulëzim Basha do të  jetë formalisht kryetari i ri i PD-së, dhe Berisha mendon se me këtë zgjedhje përveçse ruan kontrollin e vet mbi partinë, shpëton dhe Bashën nga rihapja e dosjes së rrugës Durrës- Kukës dhe hetimet për 21 Janarin. Partia Socialiste e ka në premtimet e saj elektorale se do riçojë dosjen e rrugës Durrës- Kukës në prokurori për të rihapur hetimet dhe do bëjë ç’është e mundur që gjykimi i 21 Janarit të mbështetet mbi hetimin e bërë nga FBI. Këto dy premtime e çojnë Bashën drejt bankës së drejtësisë dhe veshja e tij me imunitetin fallco të liderit të opozitës, duket se do jetë e vetmja masë mbrojtëse që Berisha po merr për të. Është kjo arsyeja që Berisha ktheu mendje nga dorëheqja e menjëhershme nga çdo detyrë dhe po vazhdon të jetë në krye të punëve në qeveri dhe parti, për të krijuar një imunitet të ri për mosndëshkueshmërinë e tij pas ikjes nga pushteti. Edhe pse nuk ka asnjë ngut të bëjë zgjedhje brenda dy muajsh, edhe pse e kupton se PD humbi mes të tjerash nga flakja e personaliteteve dhe zëvendësimi i tyre me Flamurin dhe Mesilën, edhe pse e di mirë se PD-ja refuzoi arrogancën dhe skandalet e Familjes së tij, ai është i pamëshirshëm. Ai e di se me këtë që po bën kjo parti, shkon parti e tretë në vend në zgjedhjet e ardhshme, por sërish preferon t’i shkojë deri në fund betejës për ta vdekur partinë e për ta marrë me vete në botën tjetër, pa lejuar që ajo të rithemelohet si një parti vlerash dhe personalitetesh që nuk kanë lidhje me historinë e Sali Berishës.




Nuk e leshon kalin kafsha jo....derisa ti ngordhi !!!

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 27-03-2019, 18:27:26
Vazhdon ky ne politikë?

  • Postime: 260
Monique
#5 ne: 27-03-2019, 18:33:58
Ky eshte ne maje o korbe....

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#6 ne: 27-03-2019, 18:50:36
Ja kam harruar surratin 😄

  • Postime: 260
Monique
#7 ne: 27-03-2019, 19:08:51
Aman shkruji emrin e na i del surrati lol

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#8 ne: 28-03-2019, 12:13:29
😂😂
Kur te me mari malli 😂

  • Postime: 260
Monique
#9 ne: 28-03-2019, 15:31:33
😂😂
Kur te me mari malli 😂


Rast per eksperiment je LOL