×

Nisma #Thurje

Nisma #Thurje

· 3 · 194

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-04-2019, 10:26:12
 

Cfare mendoni per kete nisme politike, qe duket se eshte shume aktive kohet e fundit dhe mhi te gjitha e me me shume rendesi, duket se eshte mbi dhe jashte kontrollit te partive te medha politike. A jane dicka vertete ndryshe dhe e paster, apo sikurse Mjafti i dikurshem, qe sherbeu vetem si platforme per te katapultuar drejtuesit ne majat e politikes se Tiranes?

  • Postime: 7276
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#1 ne: 09-04-2019, 20:56:49
Persa kohe mban kete qendrim qe ka mbajtur deri me tani eshte shume mire, bilemi nqs eshte levizje serioze le te ekspozohet dhe te marre edhe drejtim politik pasi ne keto kohe duhet fryme e re dhe Nisma Thurje i ploteson kriteret deri me tani.

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 24-09-2019, 20:52:30

 

Faqja e Facebook Nisma Thurje, e cila u bë plaftorma e një fushate firmash për ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe filloi edhe turin në qytete të Shqipërisë për të folur me qytetarët për këtë ide ( https://nismathurje.al/karta-2020/), rrezikon të mbyllet pas raportimeve që i janë bërë në Facebook. “Prej disa ditësh po përballemi me sulmin e kompanive që paguhen nga qeveria për të mbyllur faqen tonë në fb. Preteksti që po gjejnë është raportimi i videove ku flasin aktivistët e Nismës Thurje në tv, si shkelje e të drejtës së autorit. Kjo është absolutisht shkelje e lirisë së fjalës dhe censurë e paprecedentë. Vende si Korea e Veriut do e kishin zili këtë sjellje të sponsorizuar nga qeveria shqiptare” thuhet në një njoftim që ka bërë Nisma Thurje.
Deri më tani lëvizja për ndryshimin e sistemit ka tubuar sëbashku mbi 45 mijë vetë që kanë hedhur nënshkrimin e tyre. Ata kanë shpallur takimin e rradhës në dt 30 shtator, ora 19:00, te Teatri Aleksandër Moisiu!