×

Pa koment

Pa koment

· 4 · 43

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-11-2019, 09:17:36

  • Postime: 1587
  • Gjinia: Femer
Parloté
#1 ne: 29-11-2019, 10:20:36
E mira dhe e keqja shkojnë gjithmonë bashkë. Për fat të keq edhe në raste si këto ☹️

  • Postime: 272
kart hadasht
#2 ne: 29-11-2019, 10:30:44
Zullumqareve te medhenj Zoti u bie mbi krye zullumin me te madh. Keta se kuptpjne kete.

  • Postime: 22779
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 29-11-2019, 14:06:50
Dy punonjës policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrfikës, janë arrestuar si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar mbrëmë në flagrancë A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim”; E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”; A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim.