×

Presidenti Meta anulon zgjedhjet e 30 qershorit

· 10 · 69

Presidenti Meta anulon zgjedhjet e 30 qershorit

· 10 · 69

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 08-06-2019, 19:55:51
Presidenti Ilir Meta ka vendosur të shfuqizojë Dekretin nr.10928, për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, të cilat ishin vendosur të realizoheshin më 30 qershor.  Meta argumenton se ky vendim është marrë për të çtensionuar situatën dhe rrezikun për përshkallëzimin e paparashikueshëm të konfliktit në vend. Ai ka shtuar se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta.

Kreu i shtetit ka deklaruar se të hënën do të bëjë publike të gjitha argumentet shteruese për vendimin e ndërmarrë.

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

1. Me shqetësimin e thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë;

2. Duke patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend;

3. Duke marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar;

4. Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020;

5. Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë;

Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr.10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

U bëj thirrje udhëheqësve të opozitës që protesta e sotme të zhvillohet në mënyrë tërësisht paqësore, larg çdo akti dhune.

Njëkohësisht u tërheq vëmendjen të gjitha palëve që të shmangin çdo provokim që mund të shfaqet gjatë protestës.

Shqipëria e para!
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 08-06-2019, 19:58:17
Reagon Rama: Zgjedhjet do bëhen më 30 qershor, kërkojnë “varrimin” e reformës në drejtësi

“Përsëri gabim, e ju them se zgjedhjet do bëhen në 30 qershor. Nuk jam i befasuar e prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë, për një arsye të vetme, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e qeverisë e varrimi i reformës në drejtësi. Por as qeverinë se marrin zvarrë as reformën se varrosin dot dhe ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, sepse zgjedhjet janë të popullit, as të partive as të presidentit.”- u shpreh Rama nga Berati.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 261
kart hadasht
#2 ne: 09-06-2019, 20:02:31
Levizje per tu lavderuar nga ana e Presidentit Meta. Nje arsye me shume per te mos u thirr zgjedhje legjitime.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 10-06-2019, 09:19:56
Keta udheheqesit tane e ka ne kaq te nevojshme te jene patetik dhe jo serioz ne cdo rast?!
 

Citoje
Meta firmos LIVE anulimin e zgjedhjeve dhe bën shqiponjën
https://lapsi.al/2019/06/10/video-meta-firmos-live-anulimin-e-zgjedhjeve-dhe-ben-shqiponjen/
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 10-06-2019, 10:08:11
Si adoleshent shoku Meta😁
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 24
Rommel
#5 ne: 17-06-2019, 19:06:27
Secili  lider partie flet sipas interesave vetjake, askush nuk mendon per popullin e thjeshte. Askush nuk mendon se kjo situate kaotike politike e thellon me shume hendekun ndermjet Shqiperise dhe BE-se. BE-ja i duhet me shume se kurre popullit Shqipetar dhe askujt tjeter....
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 27-06-2019, 15:12:11
Presidenti Ilir Meta është shprehur sot gjatë konferencës së jashtëzakonshme se data e re e zgjedhjeve vendore do të jetë 13 tetori. Sipas Metës një vendim i tillë është marrë në mënyrë që zgjedhjet të jenë gjithëpërfshirëse.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 27-06-2019, 19:27:23
Çfarë do ndryshojë deri ne Tetor???
Jo ne Tetorin e ketij viti, por edhe ne Tetorin e 2020-tes te shtyhen zgjedhjet, PD-ja nuk fiton😂.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super x 1

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 28-06-2019, 00:35:13
Çfarë do ndryshojë deri ne Tetor???
Jo ne Tetorin e ketij viti, por edhe ne Tetorin e 2020-tes te shtyhen zgjedhjet, PD-ja nuk fiton😂.
Komuniste qelbet :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 28-06-2019, 08:18:23
Se une do mbroje idealet e mia marksiste - leniniste e bolsheviste ashtu posi   LOL  LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super x 1