×

Pse eshte PD ne ngjitje?!

· 215 · 5129

Pse eshte PD ne ngjitje?!

· 215 · 5129

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#75 ne: 26-06-2013, 23:13:11
dhe une qava

nuk eshte turp te tregosh qe je prej mishi gjaku ke nje zemer dhe disa ndjenja te cuditshme qe quhen emocione :d

ti nje skuader futbolli humb dhe fillo qan jo me mos qash per Salen qe kam qe nga 90ta qe e shof ne TV. Ca do shof une tashi eeee Lulezen valle?
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#76 ne: 26-06-2013, 23:13:47
jo se ket rradhe ia bon fora qe te dy

i lumte suci sinqerisht

dmth seriozisht i kalun pritshmerite si zgjedhjet,si fitorja, si lamtumira
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#77 ne: 26-06-2013, 23:14:03
Ke te drejte, tash e tutje njeri s´do shikoje TV ne Shqiperi!
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#78 ne: 26-06-2013, 23:14:15
Sala i kishte zakon mbylljet, ndryshe nga Edi: Berisha, hap kutite ose largohu!

E ke kabim Edi tha e vleresoj Salen dhe pse jena sha me rob shpie ska gjo ja boj hallall tani qe fitova zgjedhjet
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#79 ne: 26-06-2013, 23:14:39
dhe une qava

nuk eshte turp te tregosh qe je prej mishi gjaku ke nje zemer dhe disa ndjenja te cuditshme qe quhen emocione :d

ti nje skuader futbolli humb dhe fillo qan jo me mos qash per Salen qe kam qe nga 90ta qe e shof ne TV. Ca do shof une tashi eeee Lulezen valle?

qaveee????

i sek te gri ca qepe e te qaj e une
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#80 ne: 26-06-2013, 23:16:02
E ke kabim Edi tha e vleresoj Salen dhe pse jena sha me rob shpie ska gjo ja boj hallall tani qe fitova zgjedhjet

Sigurisht. Njeri qe i ka shitur shpirtin djallit, si dhe njeri qe per karrige i fal mamin Berishes.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#81 ne: 26-06-2013, 23:16:12
nuk kemi nevoje per lotet e tua prej konkrondiliii
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#82 ne: 26-06-2013, 23:16:35
nuk kemi nevoje per lotet e tua prej konkrondiliii

krokodili
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#83 ne: 26-06-2013, 23:17:18
Sigurisht. Njeri qe i ka shitur shpirtin djallit, si dhe njeri qe per karrige i fal mamin Berishes.

E ka zonje grua mamin Edi. Ej di gje pse ju trashet zeri femrave?
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#84 ne: 26-06-2013, 23:17:52
krokodili

Ne te PDIU-t e themi konkrondili se eshte i pa ushqyer mire
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#85 ne: 26-06-2013, 23:18:44
une jam prej plastike ca materiali o ky kokrodililili?

ej.seriozisht
shpresojme qe.te bohet i gjo per ket popull
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#86 ne: 26-06-2013, 23:19:27
E ka zonje grua mamin Edi. Ej di gje pse ju trashet zeri femrave?

Jo. Ma thuaj i here ti?
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#87 ne: 26-06-2013, 23:19:48
E ka zonje grua mamin Edi. Ej di gje pse ju trashet zeri femrave?

thone nga cinarja...poune e hedh poshte si teze apo mos ja fusa kot
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#88 ne: 26-06-2013, 23:20:24
Une po ta dija ste pyesja ty, hiresine lartmadhnine Adhamudhi dora vete.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#89 ne: 26-06-2013, 23:20:27
une jam prej plastike ca materiali o ky kokrodililili?

ej.seriozisht
shpresojme qe.te bohet i gjo per ket popull

konkrodili as kokrodili por po e leme kokerrdielli. Ben?
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#90 ne: 28-06-2013, 11:10:46
U plake, u poqe por mbete…
27 Qershor, 2013 | Postuar në: Editorial | Shkruar nga: TemA Online
Select Language​▼

Nga Bledi Mane

1./

Dje njerëzia e planetit qante me llahinka në dy vende. Kishin vënë kujen afrikano-jugorët para një spitali në Pretoria ku legjenda e luftës kundër racizmit, Nelson Mandela, po ndeshet me agoninë e vdekjes. Nuk duan t,u largohet kaq shpejt nga jeta tribuni i lirisë dhe barazisë, i cili ua ktheu dinjitetin e racës dhe të humanizmit në standard global. Ndërsa mijëra kilometra më në veri, në juglindje të kontinetit evropian, lotët dhe qurret po shpëlanin kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Një pjesë e mirë e popullsisë së këtij vendi ballkanik, ngase nuk mundën dot të zbrisnin nga Bjeshkët për të qarë vdekjen e shokut Enver Hoxha më 1985-ën, shfrytëzuan dorëheqjen hipokrite të një tjetër diktatori shqiptar. Qante Jozefina e qante Mesila, qante Muli e qante Kaç Islami, qante Klani e qante TVSH-ja, qante informaliteti e qante korrupsioni, qante familja e qante bashkia, qante studenti me 9-vjeçare e qante polici i kanunit, qante krimineli e qante Bell Air-i, qante Zhani Ciko e qante Dhori Kule…

Sali Berisha pretendoi se na gënjeu duke dhënë dorëheqjen 24 orë më parë. Nuk kishte hapësirë nga ta luante sumatriçen dhe me një fjalim aspak kritik e konfensional ndaj vetes dhe punës, kujtoi se pikëlloi edhe armikun më të betuar. Kamerat fiksonin tek-tuk ndonjë lot harbut që i zbriste nga sytë (me qeska të varura), por kripa e përzjerë me ngashërimin spontan i afrohej rreth buzës dhe kur Saliu hapte gojën, i futej brenda dhe ky mbytej e pinte ujë të kapërdihej. Ky burrë që nuk qau kurrë në pranverën e luftës civile të ’97, ky palo burrë që nuk iu drodh qerpiku as kur Gërdeci i përlau burrin e motrës së Lirisë, ky gjakatar që në 21 janarin e 2011, shtrënguar pas Lul Bashës, kundronte si vritej poshtë zyrës së tij kushëriri i Arjan Çanit, Ziver Veizi, derdhte lotë në zyrat e partisë duke mbuluar si shurra mutin humbjen katastrofike. Dhe nuk qau as kur ia vranë Azem Hajdarin poshtë atyre zyrave e sa për hipokrizi nuk e përmendi fare në fjalimin mortor të 26 qershorit 2013.

Tani është fakt që ti Sali kapitullove. Pavarësisht zhurmës që do bësh në parlament, pavarësisht intrigave apo përgjimeve që do ua shesësh mediumeve në vitet që do vinë, pavarësisht kukullës budallaqe me emrin Lul Basha që do e përdorësh si kryetare partie, askush nuk do të të marrë seriozisht. Mëkatet e tua do të të nëpërkëmbin pleqërinë dhe familjen, partinë dhe opozitarizmin. Dje, në qoftëse do të ishe burrë me sedër e me kuarajo, duhet ta kishe zhveshur logjikën dhe gojën nga jeleku antiplumb. Dje duhet të kishe folur si një burrë shteti e ti shikoje qytetarët e republikës tënde në sy. Dje, si lavire e konsumuar mundoheshe të rivirgjëroje veten, por u shfaqe më cullak. Këtij vendi i ke borxh përmbytjet, spitalet e sëmura, arsimin analfabet, policinë e mulosur kuksianërisht, presidencën e sëmurur bujarisht, parlamentarizmin e menderosur jozefinërisht, gjykatat e gjingjonëzuara nga korrupsioni…

Dje ishe i tmerruar. Dje dridheshe si atëhere kur të arrestoi Ilir Meta dhe qaje në qelitë e policisë. Ti nuk je trim dhe llogaritë e bëra gabim do të të fundosin. Ti që ia nxive jetën dhjaksit Fatos Nano dhe e burgose pse kishte vjedhur lëng dardhe, sot duhet të përgjigjesh pse vodhe liritë dhe jetët e viktimave të Gërdecit dhe 21 janarit. Nëse qeverisja e re do të bëjë kompromise për hatër të ekuilibrave politikë, po të kujtoj se media dhe gjenerata e qindra gazetarëve nuk ta falin poshtërimin dhe fukarrallëkun që mbolle porsi hashash Lazarati.

Dje ishe i tmerruar, nga sot e tutje je vetëm. Nuk ka burrë nëne që të mbron e të avokaton ymrin e mbetur. Le të të vijë Mesila, Jozefina, Majlinda e Rajmonda porsi Margaret Thatcher të pinë çaj me ty, porsi me Pinoçetin, por dije mirë. Je vetëm, të kanë braktisur policë, prokurorë e gjykatës. Ta drodhën të gjithë, se duan të ruajnë bythën e tyre. Kujtove se i kishe besnikë, por u gabove. Edhe Lefteria e këqëzësë, megjithëse me vetëm tre ushtarë, nuk mundi dot të të shpëtonte. Fundja kanë pakëz sedër dhe logjikë, e shikojnë sesi ti po tretesh i plakur e i pafuqi.

Ike, ike plaku Mere. Fol pak me krushkun, me Luan Malltezin, për ndonjë vend aty te Muzeu Historik Kombëtar.

Megjithëse mos u lodh kot, dëgjova që dhe kokallat e pellazgëve dhe ilirëve po protestonin duke bërtitur nëpër pavijonet e muzeumit:

-Nuk e duam afër, psherëtinin.

-Është mëkatar, sepse e ndoti edhe ajrin e këtij vendi që ne mburreshim deri dje!
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 366
  • Gjinia: Mashkull
*Niku*
#91 ne: 28-06-2013, 12:37:00
dhe une qava

nuk eshte turp te tregosh qe je prej mishi gjaku ke nje zemer dhe disa ndjenja te cuditshme qe quhen emocione :d

ti nje skuader futbolli humb dhe fillo qan jo me mos qash per Salen qe kam qe nga 90ta qe e shof ne TV. Ca do shof une tashi eeee Lulezen valle?

Ka shume akoma do shikosh Gramoz Rucin qe mos harro djali i tij vrau dy persona ne qender te Tirones dhe sot eshte i lire do shikosh Ilir Meten nje super trafikant qe deri dje te gjithe mediat flisnin per te dhe neser do jet ne qeveri duke rradhitur me rradhe Edin qe ka nje ftyre pedofili dhe shume e shume koka te tjera .... ;)
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#92 ne: 28-06-2013, 12:53:47
e ashu ke te drejte mo vlla
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#93 ne: 28-06-2013, 13:37:51
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#94 ne: 28-06-2013, 13:41:33
Ka shume akoma do shikosh Gramoz Rucin qe mos harro djali i tij vrau dy persona ne qender te Tirones dhe sot eshte i lire do shikosh Ilir Meten nje super trafikant qe deri dje te gjithe mediat flisnin per te dhe neser do jet ne qeveri duke rradhitur me rradhe Edin qe ka nje ftyre pedofili dhe shume e shume koka te tjera .... ;)


do shkonte shume me kete ilustrimin

ose kjo


  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#95 ne: 28-06-2013, 14:24:44
Edi Rama dhe Ilir Meta liderët e forcave të majta që dolën fituese në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit kanë zhvilluar sot një takim me njëri-tjetrin, për të diskutuar në lidhje me kabinetin e ri qeveritar, dhe bashkëpunimin që do ketë PS e LSI. Burime nga selia rozë bëjne me dije se Rama e Meta kanë rënë dakord për postet që vetë ata do mbajnë në qeveri. Ashtu sic ishte parashikuar Rama do të jetë kryeministri i ri i Shqipërisë, ndërsa Meta kryetari i Kuvendit. Rama e Meta kanë rënë dakord se për në përbërjen e qeverisë së re, do të dëgjohen me vëmendjen e merituar edhe aletatët e tjerë."U ra dakord që në funksion të një ndarjeje të përgjegjësive për të përmbushur me sukses detyrimet që burojnë prej votës plebishitare të 23 qershorit për Aleancën për Shqipërinë Europiane, kryetari i PS Edi Rama do të drejtojë qeverinë e re, ndërsa kryetari i LSI Ilir Meta do të drejtojë Kuvendin e ri", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PS.Ndër të tjera bëhet me dije se është konfirmuar angazhimi publik i PS-LSI për të ndarë mandatin e deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit.Gjatë takimit që zgjati për rreth 2 orë e 30, bëhet me dije se është rënë dakord edhe për ngritjen e një grupi të përbashkët pune, për planin e detajuar të punës së 300 ditëve të para."U vlerësua se pikësëpari një grup i përbashkët pune nën drejtimin e Sekretarit të Programit të PS, Ilir Beqja, dhe anëtarin e kryesisë së LSI Edmond Haxhinasto, duhet të nisë menjëherë nga puna për planin e detajuar të punës së 300 ditëve të para që do t’i paraqitet publikut në muajin shtator. Ky grup pune do të vendosë kontakte me grupet e interesit si edhe me ekspertë vendas e të huaj të nivelit më të lartë", thekson zyra e shtypit të PS.Ndër të tjera pritet të krijohet një Task Force në mbështetje të plotë të projektit të TAP. "Kjo Task Force duhet të bëhet operative për të ndjekur fazën përgatitore të projektit si edhe për të organizuar në bashkëpunim me partnerët në këtë projekt, procesin e kualifikimit të burimeve njerëzore vendase që do të përfshihen në fazën e realizimit të projektit", theksohet në deklaratë. U shpreh shqetësimi për të dhënat më të fundit që tregojnë se qeveria në detyrë nuk po bën thjesht kujdestarinë dymujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit, por po vazhdon në një inerci që nuk është në dobi të vendit e të qytetarëve. Prandaj dy liderët e koalicionit fitues vendosën të bëjnë apel për urtësi e përgjegjshmëri nga ana e kryeministrit në detyrë dhe e qeverisë së tij, në mënyrë që të mos ndërmerren hapa që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie. "Të ndalen prokurorimet e reja, të mos merren vendime për koncesione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit".Në takim u nënvizua edhe nevoja për t’i dhënë vendit një skuadër qeverisëse që do të sjellë një model të ri sjelljeje e veprimi në procesin qeverisës, si edhe një model të ri gjithëpërfshirës të parlamentarizmit me një frymë bashkëpunuese jo vetëm me opozitën po edhe me shoqërinë në procesin ligjvënës.
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super
Gerti1
#96 ne: 28-06-2013, 17:07:09
duke rradhitur me rradhe Edin qe ka nje ftyre pedofili dhe shume e shume koka te tjera .... ;)
Te kesh fytyr pedofili nuk dmth qe je i pa-afte me drejtu venin.
Po ti thuj ket, qe ky Edi po i merr te gjith drejtimet nga jashte. Nga Anglia me sakte. Kshu qe te shofim ca do bej.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 174
  • Gjinia: Mashkull
erand81
#97 ne: 28-06-2013, 21:28:54
Tre pyetje do beja pas ketyre zgjedhjeveve

Sa do qe u perpoqen kosovaret t'i prishnin pune Shqiperise, shqiptaret arriten te tregonin se cdo te thote te duash atdheun dhe te luftosh per te miren e tij. C'pune kishin kosovaret te shprehnin mendime apo te votonin per punet e brendshme te Shqiperise?
Nje tjeter fakt befasues ishte se si ata te rinj qanin kur Sala dha dorheqjen. Sa militant duhet te jesh qe te shesesh veten deri ne kete pike?
Dhe pyetja e trete, ku eshte Berni?  LOL
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#98 ne: 28-06-2013, 22:11:52
Kjo pyetja e trete me shqeteson dhe mua ne fakt :P
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#99 ne: 29-06-2013, 14:44:23
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super