×

…Rama, vetëm fasadë…

· 1 · 62

…Rama, vetëm fasadë…

· 1 · 62

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 18-04-2019, 10:27:56
 

Nuk ka më asnjë dyshim për askënd se Edi Rama s’ka as përmbajtje dhe as thelb, madje as edhe formë. Ai është në gjithcka dhe në cdo rast vetëm fasadë…
Për Edi Ramën, gjithcka ideon, gjithcka bën e realizon dhe gjithcka thotë është fasadë, dhe vetëm fasadë. Kjo vjen nga formimi i tij “fasadë” por mbi të gjitha nga “aftësitë” e tij për tu marrë vetëm me fasadëb apo më saktë nga paaftësia e tij për tu marrë me përmbajtjen apo me thelbin.

Edhe sot e kësaj ditë, përpiqet të promojë se ka qënë një sportist i rëndësishëm, sidomos në median ndërkombëtare dhe tek njerzit që nuk e njohin por në realitet ka qënë një basketbollist i rëndomtë, apo basketbollsit i xhesteve, pra basketbollist thjesht fasadë…trajnerët, kolegët dhe sportëdashësit e asaj periudhe e kanë shumë parasysh këtë fakt…

Në median ndërkombëtare përpiqet po ashtu të prezantohet si një kryeministër-piktor, që ka mbaruar shkollën për pikturë por në fakt kjo nuk është e vëretët dhe asnjehërë e askush nuk e ka konsideruar piktor, sepse nuk nuk mund të ketë piktor pa piktura, pra ai ka qenë e mbetet për nejrxzit racionalë por thjesht një pseudopiktor apo më saktë një bojaxhi fasadash…

Në 1998, nisi “profesionin” e ri politik, si ministër kulture, duke u marrë mbi të gjitha dhe kryesisht me fasadat e ministrive… që s’dinte të bënte asgjë tjetër, ndërkohë që ministria që drejtonte nuk kishte asnjë lidhje qoftë edhe me bojatisjen e fasadave të ministrive dhe e gjitha kjo e ka prezantuar në sytë e njerzve me dy para mënd si një ministër kulture fasadë…

Për 11 vjet në krye të Bashkisë së Tiranës, detyrë te cilën e nisi me lyerjen e fasadave të qytetit për të cilat harxhoi vetëm bojra një ngjyrave të ndezura e estravagante apo simbole të cuditshme dhe me mijra dollarë propagandë në median ndërkombëtare për të tërhequr vëmëndjen e atyre që se njihnin si një kryetar bashkie fasadë…

Në 2015, kur u vendos në krye të PSSH, nisi fushatën për shkatërrimin e PSSH me projektin “fasadë” të “politikës së re” dhe pasi dështoi në 2009, e zëvëndësoi atë me projektin “fasadë” të Rilindjes. Rilindja në koncept, në formë dhe në burime njerzore do të ishte dhe do të mbetej deri në fund projekt “fasadë”…

Me vendosjen në karriken më të lartë të ekzekutivit, Shqipëria do të kishte për herë të parë e ndoshta edhe të fundit kryeministrin “fasadë”, që do të ndërtonte qeverisjen fasadë, pa përmbajtje dhe pa thelb. Të gjithë “reformat” e bëra do të ishin vetëm lyerje me bojë e fasadës qeverisëse…për të cilat do të angazhonte një ushtri lobistësh të huaj të paguar majmërisht dhe do të kompromentonte me të gjithë mënyrat disa zyrtarë ndërkombëtarë për të propaganduar qeverisjen e tij fasadë apo më saktë për të maskuar me bojra fasadash keqqeverisjen e tij të dështuar, të korruptuar, të inkriminuar dhe të lidhur me trafiqet.

Një fasadë që do ta grisnin liderat e vëndeve serioze europiane në momentin që i mbyllën derën Shqipërisë për të hapur negociatat me BE…thjesht se ata e kuptuan se propaganda e tij ishte thjesht një fasadë e një keqqeverisje të korruptuar dhe të lidhur me krimin…

Kryeministri i qeverisë fasadë i ndodhur së fundmi nën presionin e studentëve do të kalonte në një fazë të re, në ndërtimin e një qeverie “fasadë anonimësh”…duke menduar se më të tillë anonimë kishte gjetur bojën e re estravagante të së njëjtës qeverisje fasadë dhe duke shpresuar se kështu do të mund të maskonte qeverisjen e dështuar që ka zemëruar e revoltuar shumicën e shqiptarëve…

Tani në fund i gjendur në panik dhe i friksuar nga një fund i tmerrshëm po përpiqet të mashtrojë fanatikët e tij dhe disa ndërkombëtarë duke krijuar “opozitën fasadë”…

Ky është akti i fundit i “vetëvrasjes” së një personazhi fasadë por me shumë rrezik për të vrarë dhe eleminuar edhe opozitën e vërtetë e reale, demokracinë, pluralizmin….

Nga Kastriot Islami
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super