×

Rritet taksa për blerjet online

· 3 · 76

Rritet taksa për blerjet online

· 3 · 76

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-05-2019, 11:50:45
Rritet taksa për blerjet online, sa do paguhet tani edhe mbi kostot e transportit
Blerjet online do të bëhen më të shtrenjta pasi Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me një udhëzim të posaçëm ka vendosur të taksojë edhe vlerën e postës për mallrat që kushtojnë mbi 22 euro.
Udhëzimi i doganave, që ka hyrë në fuqi gjatë muajit prill, saktëson se çdo dërgesë mallrash me karakter kjo tregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një individ marrës në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë tëshumës 22 euro, përjashtohet nga taksat dhe nga tatimet në import. Në vlerën e papërfillshme përfshihet vetëm çmimi i paguar për mallin në vetvete dhe jo shpenzime të tjera si ato të transportit, siguracionit etj.

Doganat kanë dhënë dhe një rast konkret:

“P.sh nëse një këmishë është blerë online me një çmim 20 euro dhe shpenzimi është 5 euro atëherë në këtë rast kemi të bëjmë me mall me vlerë të papërfillshme, sepse çmimi i këmishës në vetvete është nën kufirin 22 euro.

Por, në rast se këmisha blihet me një çmim prej 23 euro dhe shpenzimi i transportit është 5 euro, atëherë nëkëtë rast nuk kemi të bëjmë me një mall me vlerë të papërfillshme. Në këtë rast për të përllogaritur detyrimet qëduhen paguar në doganë, shumës prej 23 euro do t’i shtohen edhe shpenzimet e transportit”.

Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore).

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se dërgesat me postë u rritën vetëm 1% në 2017-n me rreth 455 tonë, por përsëri pa e arritur nivelin e vitit 2015.

Blerjet online  janë një nga lehtësitë që kanë përfituar njerëzit me zhvillimin e teknologjisë.  Me shpejtësinë e një kliku mund të blesh produkte pa qenë nevoja që të orvatesh në dyqane për të gjetur atë që kërkon pa u kufizuar brenda kufijve të shtetit tënd. E ndërsa bota po rend drejt veprimeve online, Shqipëria renditet e fundit ndër vendet anëtare dhe kandidate të BE-së për blerjet online.

Shqipëria është vendi me përqindjen më të ulët të blerjeve online në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për anëtarësim. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje online dhe 15% kanë deklaruar se kanë bërë blerje online. Ndër vendet kandidate përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia, ku vetëm 25% të të anketuarve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online. Në  Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve online që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varjon nga 31 në 34%.

Mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67%. /Monitor
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 05-06-2019, 23:37:25
Taksa për blerjet online, sqarimi i Ministrisë së Financave shkakton keqkuptime
Ministria e Financave ka lëshuar një plotësim udhëzimi për të sqaruar pagesën e tarifës doganore për blerjet online për përdorim vetjak, jotregtar, nga qytetarët, duke sqaruar se taksa doganore zbatohet mbi vlerën ku përfshihet jo vetëm çmimi, por edhe kostoja e transportit.

Disa media e kanë intepretuar këtë sqarim si rritje të taksës, por është në fakt një procedurë standarde ligjore, e cila zbatohet për çdo mall që tregtohet në vend, pra, për të gjitha mallrat që importohen nga bizneset për t’iu shitur konsumatorëve brenda vendit.

Që nga viti 2016, blerjet online me vlerë të produktit mbi 22 euro tatohen me tarifë doganore dhe TVSH, me përjashtim të alkoolit, duhanit dhe parfumeve, të cilat tatohen në çdo rast, pavarësisht vlerës së blerjes, pra edhe nëse ajo është më e vogël se 22 euro.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave i muajit mars thekson se kufiri prej 22 euro gjykohet mbi çmimin e mallit, pa koston e transportit, por aplikimi i tarifës doganore dhe TVSH-së për mallrat me çmim më të lartë se 22 euro bëhet mbi koston totale të blerjes, pra, mbi totalin çmim plus kosto transporti.

Në vitin 2016, qeveria Rama vendosi tarifë doganore mbi çdo produkt të blerë online mbi vlerën 22 euro dhe për çdo dërgesë personale postare me vlerë mbi 45 euro, pra mbi mallrat që një qytetar në Shqipëri mund t’i dërgohen nga dikush tjetër jashtë Shqipërisë me anë të postës, pavarësisht se kush ka paguar për mallin që dërgohet.

Para vitit 2016, tarifa doganore dhe TVSH-ja zbatoheshin vetëm mbi blerjet dhe dërgesat mbi 150 euro.

Për të argumentuar uljen drastike të kufirit të tatueshëm për blerjet online, Kryeministri Rama u justifikua me nevojën se kjo “procedurë standarde do të zbatohet në Shqipëri për të luftuar informalitetin, i cili ushqehet nga blerja në Internet.”

Pavarësisht këtij justifikimi, në publik u diskutua se kjo masë kishte për qëllim që të favorizonte importuesit e mëdhenj të mallrave, të cilët konkurroheshin nga blerjet online, që u ofronin konsumatorëve shqiptarë një alternativë tjetër, jo rrallë më të lirë dhe me cilësi më të mirë.
exit.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3108
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#2 ne: 07-06-2019, 09:07:11
Une personalishte perdore shume AliExpres dhe Amazon , per te blere gjera online, por deri ne shume 50 euro nuk paguaj asgje dogane dhe nese ne pakete nuk shkruhet permbajtja e produktit, kam porositur disa here telefona dhe kam shkuajtur sikur jane pjese dhe nuk kam paguar asgje.


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super