Zerion

Zeri yt => Temat e Dites => Teme e nisur nga: Poshnjari ne 19-07-2019, 14:29:11

Titulli: Termet 5.1 shkund Athinen
Postuar nga: Poshnjari ne 19-07-2019, 14:29:11
Një tërmet i shkallës 5.1 rihter ka lëkundur Athinën. Sot (19-Korrik-2019) rreth orës 14:13 sipas orës lokale. Qendra e tërmetit ishte ne Parnitha, rreth 19 kilometra larg qendrës së Athinës.

Termet 5.1 lenkundi Athinen
Qendra e tërmetit në Athinë është shënuar në Parnitha dhe dyshohet se është e njëjta çarje që ka shkaktuar edhe tërmetin e madh në vitin 1999. Epiqendra e tërmetit 5.1 që lëkundi Athinën ishte rreth 23 kilometra veriperëndim të Athinës. Mendohet që tërmeti ishte i thellësisë 12-13 kilometra.

Tërmeti është ndjerë edhe në zonat përreth Athinës. Pas tërmetit ka patur edhe tërmete të tjerë më të vegjël nga të cilët më i madhi ishte i shkallës 3.2 rihter.

Nuk raportohen për dëme. Mirësishtë nuk ka as raportime as për dëme në njerëz, as për dëme materiale. Të vetme raportime që janë, janë në lidhje me persona që janë bllokuar në ansesorë.

Burimi: https://sq.siteluka.com/termet-5-1-lenkundi-athinen.html
Titulli: Termet 5.1 shkund Athinen
Postuar nga: M A X ne 19-07-2019, 18:34:55
Shyqyr qe nuk paska viktima!