×

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri

· 6 · 158

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 21-09-2019, 18:43:58
 


Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin tonë. Sipas raportimeve të para të ardhura në redaksinë e Top Channel, epiqendra ishte në Durrës.

Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë.

Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fier.

Video dhe foto të shumta kanë ardhur pranë redaksisë tonë.

Tërmeti i parë u pasua nga një i dytë që tronditi të gjithë Shqipërinë, dhe njerëzit kudo kanë dalë jashtë banesave e zyrave.

Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle u regjistrua 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet, afër Kepit të Rodonit. Sipas ekspertëve, ky është tërmeti më i forte në 20-30 vitet e fundit. /Top channel

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 21-09-2019, 18:51:52
 Disa fotografi nga demtimet e termetit te sotem.





 


 


 


 


 

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 22-09-2019, 08:44:29
Pas tërmetit tronditës 5.8 ballë të shkallës Rihter, pasditen e kaluar, janë ndjerë dhe një sërë lëkundjesh të tjera gjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Dridhja më e fundit është shënuar në orën 06:46, me magnitudë 3.3 ballë, dhe me një thellësi 10 kilometra. Epiqendra e tërmeteve ka qenë në Detin Adriatik, ndërsa pasojat më të mëdha janë në Durrës dhe Tiranë.

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 22-09-2019, 23:21:46
Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Tiranën dhe Durrësin mbrëmjen e së dielës. Gjithçka ndodhi rreth orës 22.10 minuta.

Ai ishte me magnitudë 4.5 me një thellësi 10 kilometra. Epiqendra ishte në afersi të Vorës, 16 kilometra në veriperëndim nga Tirana. Pas tërmetit të fortë që ra rreth një orë më parë dhe lajmeve panikndjellëse që po qarkullojnë një masë e madhe qytetarësh të kryeqytetit janë dyndur familjarisht rrugëve. Autostrada për te Teg (pamje) ka me qindra makina te parkuara.

Burime nga qeveria bejne fjale per perhapjen e nje lajmi te pavertete qe ka friksuar she panikuar qytetaret, pasi njofrimi se do te kete termet para mesnates eshte fake news, pasi termetet nuk mund te parashikohen.

  • Postime: 1070
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#4 ne: 23-09-2019, 11:26:11
Ma shpjegoni pak këtë se nuk po e kuptojë:
Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 23-09-2019, 14:49:25
Ma shpjegoni pak këtë se nuk po e kuptojë:
Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle

Tërmeti sot e dje! Ishte 5, 8, apo ishte 6 e 7… Miqtë po më pyesin, si ish-inxhinier… Po e sjell edhe këtu në fb, përgjigjen time, duke dhënë kryesoret, sa më shkurt: Tërmeti përshkruhet shkurt me dy madhësi, magnituda dhe intensiteti. Kur thuhet 5,8, bëhet fjalë për magnitudën në shkallë Rihter (Richter), apo nga një herë, edhe me momentin (Më). Kur thuhet 6 apo 7 (nga një herë VI apo VII, me shifra romake), bëhet fjalë për intensitetin, në ball, apo gradë, apo pikë.

Magnituda është një madhësi që përcakton tërmetin në qendrën e tij, pavarësisht se llogaritet mbi bazën e matjeve nga shumë larg Qendrës (nga disa stacionet e vrojtimit, që kanë pajisje me sismografë etj., duke marrë parasysh edhe distancën etj.). Pra, tërmeti dje ishte “5, 8 gradë të shkallës Rihter”. Po bëj një analogji, me një llambë ndriçimi, që e kemi më të njohur: themi rëndom se llamba është p.sh. 33 W (vat), apo më mirë, 1450 lumen.

Natyrisht, magnituda e tërmetit 5, 8 gradë të shkallës Richter, apo llamba që është 33W/1450 lumen, është njësoj, si për njerëzit në Durrës, si për ata në Shkodër, e si për ata në Mynih: kemi të bëjmë me veti të tërmetit, apo të llambës, dhe jo të efekteve të tij, apo të asaj, në një vend të caktuar.

Intensiteti përcakton efektin e tërmetit në një vend të caktuar, : 6 apo 7 ballë, ishte intensiteti, pra efekti në Durrës i atij tërmetit me magnitudë 5, 8 të shkallës Richter, që ishte 1 km, apo 30 km larg. Njësoj si të thuash që ndriçimi ishte 30 lux në librin që po lexoja me ndriçim që më vinte nga një llambë 33 vat, apo 1450 lumen, të vendosur disa metra larg.

Pra, që të sqarohemi përfundimisht: ai tërmeti me magnitudë 5,8 të shkallës Richter., ishte me i intensitet 6 apo 7 ballë në Durrës, por me 2 ballë në Shkodër, e me 0 ballë në Mynih. Shoh që se në shtyp shpesh po ngatërrohen këto terma, prandaj ky sqarim…

        https://lapsi.al/2019/09/22/5-8-apo-7-5-balle-sizmiologu-sqaron-si-maten-termetet/