×

Termet i fuqishem 6.4 balle godet Shqiperine. Ka viktima dhe demtime

Termet i fuqishem 6.4 balle godet Shqiperine. Ka viktima dhe demtime

· 9 · 167

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-11-2019, 08:09:49
 

Termeti i forte 6.4 balle duket se nuk ka kaluar pa deme ne njerez dhe banesa duke.numeruar deri me tani 75 te plagosur. Një pallat ne Durres është shëmbur plotësisht, ndërkohë që mësohet se ka njerëz të mbetur nën rrënoja.

Në lagjen nr.18 në Durrës po organizohet operacione shpëtimi për të nxjerrë banorët nga rrënojat e nje ndertese me shembje  te shteses se nje pallati dhe e nje godine dy kateshe ne Durres dhe disa banesa te rrezuara ne Thumane.

Zjarrfikesit dhe efektivet FA po punojne per te ndihmuar banoret nen rrenoja.

Shqiptarja.com raporton per një gjyshe që ka humbur jetën e zënë nën rrënoja nga shembja e një pallati, ndërsa në prehërin e saj mbante nipin. I vogli është nxjerrë gjallë nga të afërm dhe forcat zjarrfikëse. Nga raportimet nga terreni, thuhet se mund të bëhet fjalë për rreth 10 persona që mund të jenë nën rrënoja në godinat e shembura në Thumanë. Nuk dihet ende situata e saktë.

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 26-11-2019, 08:11:32

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 26-11-2019, 08:19:10
Fotot e para me pasojat e termetit te sotem ne Shqiperine e mesme.

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 26-11-2019, 08:53:25
Vazhdojnë pasgoditjet e tërmetit. Të tjera lëkundje janë regjistruar pak caste më parë, me intensitet 4.9 ballë, e që zgjatën vetëm pak sekonda. Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë goditi sot vendin, ndërkohë që flitet për jetë të humbura. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 26-11-2019, 08:54:17
Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi vendin. Ministrja e Mbrojtjes konfirmon se 6 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dyshohet se ka ende persona ende nën rrënoja. Tragjik rezulton edhe fakti për një vogëlushe 10-vjeçare, e cila ka humbur jetën në banesën e saj në Thumanë, ndërkohë që nëna e saj ndodhet nën rrënoja e plagosur.

Ministria konfirmon se 1 viktimë është në Kurbin, 2 ne Thumanë e 3 në Durrës.

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 26-11-2019, 12:08:26
Video live nga termeti i dyte

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 27-11-2019, 11:58:18
 

Më shumë se 24 orë nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë një ditë më parë vijojnë kërkimet për rreth 25 persona që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. 29 persona janë konfirmuar të pajetë. Forcat speciale po gërmojnë në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës: tek tre pallatet e rrëzuara në Thumanë, tek hotel Mira Mare në Durrës, hotel Tropikal, tek lagjja nr.6 në Durrës dhe në afërsi të kryqit të kuq.

Pjesa më e madhe e njerëzve të humbur raportohen në zonën e Kënetës në Durrës dhe Thumanë. Lidhur me operacionet e kërkimit janë angazhuar grupet e shpëtimit nga Kosova, Italia, Greqia dhe Kroacia. Ndërkohë që forcat franceze janë fokusuar në kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja. Në operacion marrin pjesë edhe forcat speciale shqiptare.

2 persona të tjerë janë identifikuar të pajetë në rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës. Vijojnë përpjekjet për nxjerrjen e tyre nga rrëonjat. Burrë e grua Pëllumb dhe Çelike Greku janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat e banesave në Thumanë. Ata kanë qëndruar për më shumë se 24 orë nën rrënoja ndërkohë që janë nxjerrë mëngjesin e sotëm pa asnjë shenjë jete. Djali i tyre Saimir Greku u nxor i gjallë nga rrënojat por humbi jetën në spitalin e Traumës.

Nga shembja e banesës që u shemb një ditë më parë në Durrës kanë humbur jetë edhe një vajzë 4-vjeçare bashkë me gjyshen e saj. Ariela Lala 4-vjeç dhe Selvie Lala 75-vjeçare kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së banesës. Deri në këto momente në spitalin e Traumës vijojnë të jenë të shtruar 32 persona të cilët janë dëmtuar nga tërmeti. Njëri prej tyre vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndëtësore. Në spitalin e Traumës ndërroi jetë Saimir Greku 31-vjeç, i cili u shpëtua nga rrënojat e tërmetit. Një ditë më parë u shpëtuar babai i tij Pëllumb Greku.

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 27-11-2019, 12:47:41

  • Postime: 3147
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#8 ne: 28-11-2019, 08:04:19
Shpresoje te jeni mire? Se dhe ne Struge u ndje shume.