×

"Vetevendosje" fiton zgjedhjet

"Vetevendosje" fiton zgjedhjet

· 10 · 109

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-10-2019, 22:52:11
Sic duket Vetevendosja dhe LDK jane fitueset e ketyre zgjedhjeve, por Vetevendosja kryeson deri me tani, ku numerimi i votave eshte drejte fundit.


  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 06-10-2019, 22:57:34

 


Sic duket do te behet realitet ne ditet ne vazhdim.

  • Postime: 266
kart hadasht
#2 ne: 07-10-2019, 00:02:58
Urime Albin Kurti dhe Vetevendosje.
Keto zgjedhje dhe keto rezultate duhet te jene shembull e mesim dhe per Tiranen!

  • Postime: 134
Passion
#3 ne: 07-10-2019, 08:18:43
Le t'ia shohim punen e ketij llafollogut.

Ajo na intereson. ;)
Urime
e.pa zhgenjime ......te medha.

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 07-10-2019, 09:46:22
Zgjedhjet në Kosovë, fitore e demokracisë, Vetëvendosja dhe LDK drejt bashkëqeverisjes.

 

Zgjedhjet në Kosovë mund të konsiderohen si një spektakël demokracie për shkak të garës dhe fushatës qytetare që është zhvilluar por mbi të gjitha për shpalljen në një kohë record të rezultatit të zgjedhjeve. Vetëvendosja kryeson garën me një diferencë mjaft të ngushtë kur janë numëruar rreth 80 % e votave

Janë numëruar 78.41 për qind e votave, ndërsa Vetëvendosje po e rrit dallimin ndaj LDK’së, raporton Gazeta Express.
Nga 628.651 vota të numëruara, VV’ja ka epërsi ndaj LDK’së me 6 mijë vota.

VV’ja po prin me 26.10 për qind, që në numër të votave i bie 164.103, ndërsa LDK është e dyta me 25.15 për qind, apo 158.087 vota.

Subjekti i tretë është PDK’ja me 21.18 për qind, ndërsa kreu i saj, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen.
Koalicioni AAK-PSD i ka 11.61 për qind të votave, ndërsa koalicioni Nisma – AKR ka 5.07 për qind.

10:20 – 535 mijë vota janë numëruar në tërë Kosovën, duke nxjerrë rezultatet preliminare.
6 mijë vota diferenca e Vetëvendosjes me LDK’në

Janë numëruar 78.41 për qind e votave, ndërsa Vetëvendosje po e rrit dallimin ndaj LDK’së, raporton Gazeta Express.
Nga 628.651 vota të numëruara, VV’ja ka epërsi ndaj LDK’së me 6 mijë vota.

VV’ja po prin me 26.10 për qind, që në numër të votave i bie 164.103, ndërsa LDK është e dyta me 25.15 për qind, apo 158.087 vota.

Subjekti i tretë është PDK’ja me 21.18 për qind, ndërsa kreu i saj, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen.
Koalicioni AAK-PSD i ka 11.61 për qind të votave, ndërsa koalicioni Nisma – AKR ka 5.07 për qind.

Sipas të dhënave të deritanishme të publikuara nga KQZ-ja, janë numëruar 67 për qind të votave dhe në epërsi është Vetëvendosja me rreth 2 mijë vota më shumë se LDK-ja.
VV-ja ka 138.362 vota, ndërsa LDK-ja ka 136.159 vota.

21:57 – Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK-së me 0.05 për qind të votave, që në numra i bie 250 vota dallim.

460 mijë vota janë numëruar deri tash, e VV-ja po prin për herë të parë ndaj LDK-së me diferencë të vogël.
117.831 vota i ka deri tash Vetëvendosja, ndërsa 117.589 vota i ka LDK-ja, raporton Gazeta Express.
Pas tyre është PDK-ja me 21,72 për qind të votave.

21:43 – Tashmë janë numëruar 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Vazhdon të prijë LDK-ja me epërsi të vogël ndaj Vetëvendosjes.

385 mijë vota janë numëruar deri më tani dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka 96.781 vota, raporton Gazeta Express.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, e dyta është Vetëvendosja me 95.281 vota.

Dy partitë deri tash opozitare po garojnë me rezultat të ngushtë me njëra-tjetrën, ndërsa e treta është PDK-ja me 85.479 vota.
Koalicioni AAK-PSD ka 47.761 vota, që i bie 12,4 për qind. Rd.al

  • Postime: 4197
Charlie
#5 ne: 07-10-2019, 13:17:23
Le t'ia shohim punen e ketij llafollogut.

Ajo na intereson. ;)
Urime
e.pa zhgenjime ......te medha.

Ky eshte gjeni i kohes politike moderne ne Kosove. Une jam icik i zgjenyer sepse kam prite nje fitore me te madhe ne perqindje.

  • Postime: 134
Passion
#6 ne: 07-10-2019, 13:24:05
Ky eshte gjeni i kohes politike moderne ne Kosove. Une jam icik i zgjenyer sepse kam prite nje fitore me te madhe ne perqindje.

Dua ta besoj fuqishem,por pritshmerite e medha krijojne zhgenjime te medha. :)

Me deshiren te beje me te miren.

:)

  • Postime: 1575
  • Gjinia: Femer
Parloté
#7 ne: 07-10-2019, 15:54:04
Urime Vetëvendosjes, nëse e zgjedhur nga populli  :) Jam disi e dyshimtë në rolin/ndikimin që mund të  ketë patur "gishti" i shtrigës Europë në lidhje me të ardhmen e Kosovës.
p.s. Charlie, e kuptoj skepticizmin e Passion se na ka mësuar e kaluara. Megjithatë urimet më të përzemërta nga unë gjithë popullit Dardan.  :)

  • Postime: 4197
Charlie
#8 ne: 07-10-2019, 16:48:37
@Parloté, pa asnje dyshim me te vogel qe eshte zgjedhur nga populli ;) Situata politoko-sociale ka fillu te ndryshoj vitet e fundit ne Kosove. Nuk eshte me ajo koha kur ka pasur njerez te pa pjekur, te ndikuar politikisht dhe te shitur per nje vote. Populli, sidomos rinia eshte vetedijesuar ne mase te madhe.

Ju falenderojme edhe juve(mergaten) qe keni pasur nje rol kyc ne vitet e fundit gjate zgjedhjeve.

  • Postime: 134
Passion
#9 ne: 07-10-2019, 17:29:34
Deshiroj sinqerisht te beje nje kthese te fuqishme (edhe te gjitha ne mireqenien e popullit),me nje grup intelektualesh ne ministrine e jashtme,edhe te jete nje shuplake per politikanet e Shqiperise ai kthim i VV ne Kosove me punen e bere. :)

Nga kjo ane e Shqiperise ku nje shoqeri e gjen ne darke te dale xhiro me tuta sportive,edhe me kepuce me maje kam vite qe s'pres asgje.

Mundesisht lehte ta lesh pa uje
pa gjerat bazike s'thote gjysme fjale,ku te gjithe dijne te flasin me fanatizem per politike,edhe nqs ben insistusin e opozitarit ,mund te shkoje e ne extrem te vritesh me dava njerez qe as hundes s'shohin. :)

Diaspora ne Kosove ka lozur nje rol kyc per fitoren e VV,edhe ketu frikesohem nqs do jete i afte ti mbaje ai Skenderbegu i Dardanise,se kete Skenderbegun e shqiptareve ketej i'a njohen citjanet e atletet. ;)

Jam ne pritje te formimit te nje qeverie ku te domiojne intelektualet e ndershem. :)

S'besoj se pat ndonje sponsor osmanlli Albini. :D