×

Viktimat shqiptare të 11 shtatorit

· 1 · 284

Viktimat shqiptare të 11 shtatorit

· 1 · 284

  • Postime: 22261
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-09-2011, 20:54:51
Viktimat shqiptare të 11 shtatorit

Viktor Saraçini, 51 vjeç, pilot në një prej katër avionëve të rrëmbyer nga terroristët. Saraçini, banor i Pensilvanisë ishte i martuar, me dy fëmijë. Punonte si komandant fluturimi në kompaninë “American Airlines” dhe pikërisht me fluturimin 175 i nisur nga Bostoni në Los Angeles, por u përplas me njërën prej Kullave Binjake.

Rrok Camaj, shqiptar nga Malësia e Madhe, 60 vjeç. Punonte në njërën prej kullave binjake, ku pastronte xhamat nga jashtë. Rrok Camaj ishte në katin e 105-të kur i telefonoi të birit, Vincent, për t’i dhënë lamtumirën dhe për t’i thënë se tani ai do të ishte në duart e zotit.

Simon Dedvukaj, shqiptar nga Mali i Zi, punonte në Qendrën Botërore të Tregtisë si përgjegjës i punonjësve të mirëmbajtjes së Kullave Binjake, i porsamartuar me Elizabetën nga Shqipëria, me shpresa të mëdha për jetën e familjen, Simoni me personalitetin e tij dëshmonte fuqishëm se edhe kur ke lindur në Amerikë me prindër shqiptarë është e mundur të ruash e të çosh më tej gjuhën, traditat e kulturën shqiptare.

Mon Gjonbalaj, shqiptar nga Kosova, 65 vjeç. Punonte prej 30 vitesh si portier në njërën prej kullave binjake. Mon Gjonbalaj e donte shumë punën dhe refuzonte të dilte në pension, megjithëse e kishte mbushur moshën. Në telefonatën e fundit nga kati i 86-të i kullës binjake numër dy, amaneti i tij ishte që fëmijët e tij të bëheshin të fortë dhe ta mbanin familjen të lidhur ngushtë.

Shkeputur nga nje artikull ne gazeten Shekulli