×

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

· 11 · 170

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-09-2019, 16:49:13
 
 

N­ë zgjedhje do t­ë jen­ë 4 koalicione parazgjedhore. Ato jan­ë:

1-Koalicioni Vakat, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka;

2- Koalicioni AAK–PSD, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate;

3- Koalicioni NISMA–AKR–PD, i deklaruar ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë; dhe

4- Koalicioni Sloboda, i deklaruar ndërmjet 2 Partive Politike: Progresivna Stranka Kosova dhe Nova Partija Kosova.

Edhe pse ishin prej ditësh në bisedime për koalicion L­ëvizja Vet­ëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosov­ës nuk arrit­ën nj­ë marr­ëveshje t­ë p­ërbashk­ët p­ër koalicion. Ato do t­ë hyjn­ë t­ë vetme n­ë zgjedhje.

Edhe PDK do t­ë hyj­ë e vetme n­ë zgjedhje.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjitha Subjektet Politike (Partitë Politike, Kandidatët e Pavarur, Koalicionet dhe Iniciativat Qytetare) të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor se afati i aplikimit për certifikim për Subjekte Politike dhe Kandidatët e tyre përfundon më 6 shtator.

Kërkesat për certifikim duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe çertifikim, gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri 18:00, ndërsa në ditën e fundit të afatit aplikimet mund të dorëzohen deri në orën 24:00.


Top Channel
« Editimi i fundit: 06-10-2019, 21:15:22 nga M A X »

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 25-09-2019, 20:03:48
5 kandidatet per kryeminister te Kosoves ne zgjedhjet e 6 tetorit.

 


Partitë politike në Kosovë nisën të mërkurën zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit. Tubimet në 10 ditët e ardhshme do të përdoren për të bindur 1,93 milionë qytetarët e vendit se kush duhet të dominojë 120 mandatet e parlamentit për 4 vite.

Premtimet e 25 subjekteve politike këto javë kanë variuar nga zhvillimi ekonomik e shoqëror, te reformimi i sistemit të drejtësisë apo avancimi i demokracisë.

Në hapje të fushatës para mesnatës, Vjosa Osmani, kandidatja e vetme për kryeministre nga partia opozitare “Lidhja Demokratike e Kosovës”, paralajmëroi një fitore historike.

Nga Nju-Jorku komentoi edhe kryeqeveritari në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili ndodhet në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe përballë shqiptarëve të diasporës, shprehu bindjen se koalicioni i tij do të triumfojë sërish.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosja dhe Nisma, kryetarët Kadri Veseli, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj kanë shpalosur zotimet për luftë kundër nepotizmit dhe korrupsionit, forcimin e shtetit të së drejtës, dhe alternativat se si mund të normalizojnë raportet me fqinjin verior, Serbinë.

Faktori ndërkombëtar ka kërkuar që zgjedhjet e 6 tetorit të zhvillohen në një frymë paqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke ditur se në to garojnë edhe parti të komunitetit serb dhe të tjera, të cilave me ligj u garantohen deri 20 vende në parlament. /lapsi.al

  • Postime: 4197
Charlie
#2 ne: 01-10-2019, 13:13:45
Ka ardhe dita qe Albin Kurti  te behet Kryeminister :D He, eshte kush kunder ? :D

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 01-10-2019, 14:22:35
Ka ardhe dita qe Albin Kurti  te behet Kryeminister :D He, eshte kush kunder ? :D

Do ishte arritje e madhe. Nuk me pelqen Albin Kurti komunistoid qe eshte, por me pelqen Albin Kurti patriot dhe i pakorruptuar.

  • Postime: 3136
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#4 ne: 02-10-2019, 11:23:32
Nuk besoje qe Albin Kurti, do arri shumicen kete here. Me shume mendoje qe Vjosa do jete nje suprize edhe pse nuk jam per LDK dhe PDK te jene ne pushtet, ato do e bejn kete gje, per te pastruar demet e tyre te kryera gjate gjithe kesaj kohe.

  • Postime: 4197
Charlie
#5 ne: 03-10-2019, 00:00:31
E gjithe shpresa eshte tek Albin Kurti kete here, besa, edhe kete here nese nuk i merr shumicen, populli do te merr migrimin ne vendet europiane. Aq keq eshte gjendja, sa qe te gjithe syte i kane nga Albini. Do te ishte nje katastrofe nese nuk do te fitoj ky.

  • Postime: 134
Passion
#6 ne: 03-10-2019, 13:04:46
Do jete nje thike,je dhimbje me e madhe se kurre per Dardanet nqs njohin zhgenjim,edhe sidomos nga diaspora shqiptare qe i ka dhene besimin,perkrahjen me te madhe Albinit.

Eshte koha per te reflektuar,edhe te pyesin veten mire per pergjegjesite qe kerkojne te marrin.

Me shprese se gjithcka do ece mire,per nje drite shembulli edhe udhezimi per shqiptaret udheheqja nga VV

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 06-10-2019, 20:18:19
Kosova po përjeton orë të nxehta në pritje të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura të dielën. Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në orën 19.00 kanë dalë dy EXIT-POLL-e të cilat kanë dhënë një imazh të asaj që mund të ndodhet në kuti.

Në Exit-Pollin e Klan Kosova fituese të zgjedhjeve janë LDK dhe VV të cilat kanë marrë secila nga 30% të votave. Ky sondazh e nxjerr PDK-në partinë e tretë në vend me 8% diferencë nga LDK dhe VV. Sipas Exit Poll, PDK ka 22.28% ndërsa koalicioni AAK-PSD ka vetëm 10.58% të votave. Koalicioni Nisma dhe AKR, sipas sondazhit, nuk e kalon pragun zgjedhor prej 5% pasi kanë marrë vetëm 4.41%.

Por burime të lapsi.al në Vetëvendosje thanë se partia e tyre është e shkëputur nga forcat e tjera dhe jo e barabartë me LDK-në. Sipas tyre nxjerrja e LVV 30% dhe LDK 30%, “duket se ka si qëllim mobilizimin e partive të tjera për të bërë ç’të munden që ta ndihmojnë LDK-në të përmbysë rezultatin e fitores së LVV gjatë numërimit në vendvotime”.

Një tjetër Exit Poll ka nxjerrë RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS. Në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1% të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9% dhe PDK me 25.8%.

Të gjithë e shpallin veten fitues

Menjëherë pas nxjerrjes së Exit Poll, Vetëvendosje ka filluar festën në qendër të qytetit të Mitrovicës. Burime të lapsi.al në këtë parti thanë se ata udhëheqin rezultatet me mbi 2% mbi partinë e dytë, LDK-në.
Edhe në LDK shpallën fitoren. Nënkryetari Lutfi Haziri tha në një konferencë për mediat se kjo forcë është e para dhe se ka mjaft diferencë me partinë e dytë.

Madje edhe PDK-ja e ka shpallur veten fituese. Nënkryetari i kësaj partie, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja prin me një diferencë të vogël nga partia e dytë.

Vetëm kryeministri në largim Ramush Haradinaj e pranoi humbjen e partisë së tij AAK, por tha se ka marrë më shumë se 12% që i japin EXIT POLL.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka treguar lidhur me numrin e qytetarëve që kanë votuar sot në gjithë vendin. Daka ka bërë të ditur se të gjitha vendvotimet janë mbyllur në kohë, dhe se në këto zgjedhje kanë votuar rreth 812 mijë qytetarë nga i gjithë vendi, apo 41.45%. ©LAPSI.al

  • Postime: 22575
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 06-10-2019, 20:21:03
 


RTK dhe Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, PIPOS, sapo kanë publikuar Exit Poll-in për epilogun e zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura, sot, Kuvendin e Republikës së Kosovës. Udhëheqësi i institutit PIPOS, Fisnik Halimi, para prezantimit ka sqaruar mënyrën se si është realizuar ky Exit Poll.

Ai ka thënë se kjo është një teknikë e matjes së shpejtë të rezultateve, e cila realizohet përmes intervistave gjatë ditës, të cilat ky institut i merr menjëherë pasi qytetarët e kryejnë obligimin e tyre në vendvotime. “Kjo teknikë realisht është shumë e saktë, por i ka mangësitë e veta dhe duhet marrë me një dozë të vogël rezerve.

Por, ne, si PIPOS i kemi marrë të gjitha parapërgatitjet që margjina e gabimit të jetë minimale dhe të pasqyrojë rezultatin ashtu siç do të jetë pas numërimit”, ka theksuar Halimi.

Ndërkohë, në bazë të këtij Exit-Polli fitues i zgjedhjeve del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 28.1 përqind të votave, e ndjekur nga LDK me 27.9 përqind dhe PDK me 25.8 përqind.

Ndryshe Exit Pollet janë rezultatet jozyrtare dhe që realizohen në bazë të anketave. Në bazë të ligjit institucioni që ka të drejtë të publikojë rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë është vetëm Komisionin Qendror Zgjedhor.

  • Postime: 4197
Charlie
#9 ne: 07-10-2019, 13:19:38
E pra miq, katastrofa nuk ndodhi :D ashtu sic pritej, Albini do te behet Kryeminister.

  • Postime: 1575
  • Gjinia: Femer
Parloté
#10 ne: 07-10-2019, 15:59:30
E pra miq, katastrofa nuk ndodhi :D ashtu sic pritej, Albini do te behet Kryeminister.

Urime dhe suksese në postin e Kryeministrit. Le të ju prijë e mbara.