×

“Zogu i Tiranës” tutori i prostitucionit ne Tirane

Vizitor · 4 · 53

“Zogu i Tiranës” tutori i prostitucionit ne Tirane

Vizitor · 4 · 53
Astiri
ne: 24-11-2019, 23:46:01
Policia jep detaje për operacionin kundër prostitucionit që ka çuar në pranga dhe 28-vjeçarin Hermes Nikaj i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës” janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:
Hermes Nikaj, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.
A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32-vjeçare banuese në Tiranë, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi Hermes Nikaj, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 25-11-2019, 10:39:00
 

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ është ndaluar nga policia pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni. Dyshohet se Nikaj përdorte një qendër estetike në Tiranë si bazë për kryer aktivitetin e jashtëligjshëm bashkë me dy vajza të tjera.

Nikaj u siguronte vajza edhe personazheve VIP në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë udhëtimeve nëpër koncerte. Qendrat të ndryshme estetike janë kthyer në ambiente që zhvillohet aktiviteti i jashtëligjshëm i prostitucionit në Tiranë. Një e tillë u godit mbrëmjen e së shtunës gjatë një aksioni nga policia e kryeqytetit ku arrestuan 4 persona dhe dy të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Rolin e tutorit sipas burimeve nga grupi hetimor për shfrytëzimin e vajzave e kishte Hermes Nikaj i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’. Aktiviteti kryhej në një qendër estetike te Rruga e Durrësit dhe në një Hotel pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Nikaj bashkë me persona të tjerë nën hetim përkundrejt pagesës ju siguronin klientëve të ndryshëm vajza të moshës 20 deri 32-vjeçe. Madje në polici janë bërë edhe kallëzime nga banorë të pallatit për aktivitetin e dyshimtë që Zogu ushtronte aty prej gati një viti.

Dyshohet se në atë qendër janë shfrytëzuar për prostitucion edhe vajza të mitura. Për këtë arsye policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesit për të vërtetuar aktivitetin e dyshuar të jashtëligjshëm që drejtohej nga ‘Zogu i Tiranës’. Ai akuzohet për ‘shfrytëzim prostitucioni’ dhe ‘mbajtjen e lokaleve për prostitucion’.

Hermes Nikaj bashkë më të prangosurën tjetër me iniciale A. B., dyshohen nga prokuroria se siguronin edhe vajza për eskortë personazheve VIP të Shqipërisë dhe Kosovës gjatë udhëtimeve të tyre nëpër koncerte. Këto pagesa ishin në shuma të konsiderueshme parash, duke kaluar vlerën e 700 euro në natë. Gjatë 5 muajve të fundit ‘Zogu i Tiranës’ kishte mundur ti shpëtonte syrit të policisë, pasi ai bashkë me disa persona të tjera ofronin shërbim ekstra edhe në lokalet e natës në Tiranë dhe pagesa ishte 20 mijë lekë.

Nga përgjimet ambientale ka rezultuar se oraret dhe prenotimet bëheshin nëpërmjet rrjeteve sociale, ose numrit të telefonit të Zogut. Policia sekuestroi gjatë operacionit ‘Your Turn’ dy automjete fuoristradë dhe një sasi e konsiderueshme parash./Abcnews

  • Postime: 7279
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#2 ne: 25-11-2019, 13:16:43
Do kenaqet me kaposha deti zocka e Tiranes tani, vec se do jete free service... lol

  • Postime: 416
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#3 ne: 25-11-2019, 13:37:23
Fund i denje per nje super-bitsch :D