×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: kart hadasht
« ne: 20-06-2019, 01:03:45 »

Kina e diteve te sotme eshte nje shtet orwellian. Cfare po ndodh me ujguret atje eshte paprecedent ne histori.
Postuar nga: M A X
« ne: 19-06-2019, 21:37:53 »

Shtatë dekada më pas: Ç’domethënie ka për botën e sotme, romani “1984” i George Orwell
 

Shtatëdhjetë vjet më parë, Erik Bler, duke shkruar nën pseudonimin George Orwell, botoi romanin “1984”, që sot konsiderohet si një klasik i zhanrit fiksion dystopian. Romani tregon historinë e Uinston Smithit, një mesoburrë dhe burokrat i paaftë që jeton në Oqeani, vend që mbikëqyret vazhdimisht nga autoritetet.

Edhe pse atje nuk ka ligje, ekziston një forcë policore, “Policia e Mendimit”, dhe postera gjigantë u kujtojnë banorëve se “Vëllai i Madh po të shikon”. Smith punon në Ministrinë e së Vërtetës, dhe puna e tij është që të rishkruajë raporte në gazetat e së kaluarës, në përputhje me realitetin aktual. Smith jeton në një gjendje të vazhdueshme pasigurie; ai nuk është i sigurt se jeton në fakt në vitin 1984.

Megjithëse narrativa zyrtare, është se Oqeania ka qenë gjithmonë në luftë me Eurazinë, Smith është i sigurt se vetëm pak vite më parë ata kishin qenë në luftë me Azinë Lidnore, që tanimë është shpallur aleati i tyre i vazhdueshëm dhe besnik.

Shoqëria e portretizuar në librin “1984”, është ajo në të cilën kontrolli social, ushtrohet nëpërmjet dezinformimit dhe mbikëqyrjes. Si një studiues i televizionit dhe kulturës së ekranit, unë mendoj se teknikat dhe teknologjitë e përshkruara në atë roman, janë shumë të pranishme edhe në botën e sotme.

Një nga teknologjitë kryesore të mbikëqyrjes në roman, është “tele-ekrani”, një pajisje shumë e ngjashme me televizionin tonë. Ai kap vetëm një kanal që transmeton edicione lajmesh, spote propagandistike dhe këshilla mbi mirëqënien e qytetarëve. Ai ndryshon nga televizioni ynë në dy aspekte thelbësore:Është e pamundur të fiket, dhe ekrani i sheh shikuesit, ashtu si shikuesit e shohin atë.

Pra tele-ekrani, është njëherazi televizion dhe një kamera që survejon. Në roman, Smith nuk është asnjëherë i sigurt nëse po përgjohet apo jo përmes ekranit. Tele-ekrani i Oruell u bazua në teknologjitë e para të televizionit para Luftës së Dytë Botërore, dhe vështirë se mund të shihet si një fanta-shkencë.

Në Gjermaninë e viteve 1930, funksiononte sistemi i transmetimeve televizive, ndërsa programet e rregullta ishin duke u transmetuar edhe në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës. Interpretimi dominues i “1984”, ka qenë ai i një parashikimi të tmerrshëm, i asaj që mund të ndodhte në të ardhmen.

Sipas eseistit të ndjerë italian Umberto Eko, “të paktën tre të katërtat e asaj që rrefën Oruell, nuk janë utopi, por histori”. Përveç kësaj, studiuesit kanë vënë në dukje se sa qartazi e përshkruan të tashmen ky roman. Kur u shkrua në vitin 1949, amerikanët shihnin mesatarisht 4 orë e gjysmë televizion në ditë.

Në vitin 2009, ata shihnin gati 2 herë më shumë. Në vitin 2017, informacioni i transmetuar nga ekranet televizive, dominonte një pjesë të jetës sociale dhe psikologjike të njerëzve. Studiuesi Mark Miler, argumentoi se si slogani i famshëm nga libri “Vëllai i Madh po të shikon”, u shndërrua në një format televiziv.

Ai thotë se televizioni në Shtetet e Bashkuara, pësoi një lloj konformiteti të ndryshëm nga ai që paraqitet në roman. Në roman, tele-ekrani  shfrytëzohej për të prodhuar konformitetin ndaj Partisë. Sot televizioni prodhon konformitet me një sistem të shfrenuar të konsumit, përmes reklamimit dhe përqendrimit të vëmendjes tek të pasurit dhe të famshmit.

Gjithashtu ai nxit produktivitetin e pafundëm, nëpërmjet mesazheve mbi kuptimin e suksesit dhe virtytet e punës së madhe. Shumë shikues, konformohen duke e krahasuar veten me atë që shohin në televizion, si në veshje, marrëdhënie dhe sjellje. Sipas Milerit, televizioni ka “vendosur standardin e vetë-analizimit të vazhdueshëm të vetes”.

Shqetësimi paranojak që ka Smith në roman – se çdo veprim apo mendim i gabuar do të sjellë në shtëpi ‘Policinë e Mendimit’- shfaqet sot në formën e “vigjilencës obsesive” të shikuesit të televizionit. Pra shikuesit kontrollojnë veten, për t’u siguruar nëse janë si të tjerët që shohin në ekran.

Studiuesi Xhoshua Mejrovic, thotë se treguar se llojet e programeve që mbizotërojnë në televizionet amerikane – lajmet, komeditë, dramat, e kanë bërë normale vëzhgimin e e jetës private të të tjerëve. Ndërkoha ka një shtim vazhdueshëm të emisioneve të formatit “reality TV”, ku më i spikaturi në gjithë botën ka titullin “Big Brother”, dhe evokon enkas romanin “1984”.

Por “Big Brother”, është gjithashtu një eksperiment mbi kontrollimin dhe modifikimin e sjelljes njerëzore. Duke u kërkuar pjesëmarrësve të bëjnë publike jetën e tyre private, shfaqje të tilla inkurajojnë vetëvlerësimin, dhe sjelljen sipas disa normave ose roleve të perceptuara sociale, që i sfidojnë normat e perceptuara .

Eksperimente të tilla, zhvilloi dikur psikologu i njohur amerikan Stanli Milgram, ku ai zbuloi se një pjesë e madhe e pjesëmarrësve, iu bindën edhe pse me një farë ngurrimi, udhëzimeve nga një figurë e autorizuar për të dëmtuar një person tjetër. Ndërkohë emisionet televizive bashkëkohore, nuk i urdhërojnë pjesëmarrësit të dëmtojnë direkt njëri-tjetrin.

Por ato zhvillohen si një eksperiment social në shkallë të vogël, që shpesh përfshin një rivalitet të ashpër. Sot ashtu si tek romani, mbikëqyrja me kamera është e pranishme kudo. Kamerat ekzistojnë gati çdo aspekt të jetës, nga rrjetet e transportit, shkollat, supermarketet , spitalet dhe trotuaret publike, për të mos përmendur punonjësit e policisë.

Kjo është pjesë e një kulture të përdorimit të gjerë të televizionit, gjë që e ka shtyrë kriminologun norvegjez Tomas Matiesen ta quajë “shoqëria e shikuesve”, ​​në të cilin shumë njerëz shohin disa të tjerë. Për Matiesen, kjo lloj shoqërie është thjesht ana tjetër e shoqërisë së mbikqyrjes, e përshkruar në romanin e Oruell.

The Conversation – Bota.al
Nga Stephen Groening