×

"Gratë e shquara shqiptare"

"Gratë e shquara shqiptare"

· 1 · 688

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-09-2011, 12:41:58
"Gratë e shquara shqiptare", në gjuhën malazeze

Eshtë botuar në gjuhën malazeze libri i Sanije Gashit, "Gratë e shquara shqiptare". Redaktor i librit në edicionin malazez është Sabri Halili, ndërsa është përkthyer nga Jovan Nikolaidis. Botimin e këtij libri e ka mundësuar rrjeti letrar "Traduki". Libri "Gratë e shquara shqiptare" në origjinal ka pasur dy botime. Botimin e parë në vitin 2000, ndërsa të dytin në vitin 2003, me botues revistën "Teuta" të Prishtinës. Libri ka përfshirë figura të ndritura të grave shqiptare që kanë kontribuar në fushën e shkencës, të edukimit, të historisë e kulturës. Nga Rozafa, mbretëresha Teutë, te Nënë Tereza e gra të tjera që kanë lënë gjurmë të thella, jepen të dhëna të verifikuara për këto figura të ndritura të kombit shqiptar.

Autorja ka përdorur si kriter kontributin e grave në fushat e përmendura, të kenë mbushur moshën 70 vjeç, apo ato që fizikisht nuk janë më në mesin e të gjallëve. Në botimin malazez, janë përfshirë edhe gjashtë figura të reja të shkencës e kulturës: Kleopatra, Olimpia, Angelica Palli, Eugjeni Thanasi, Hamide Stringa dhe Melihate Ajeti. Qëllimi i botimit të këtij libri është inkurajimi i grave shqiptare në punën dhe aktivitetet e tyre. Botimi i librit në gjuhë të tjera, sipas autores, ka për synim të njoftojë opinionin ndërkombëtar për të arriturat e gruas shqiptare. Të kujtojmë këtu thënien e famshme të Margerit Jursenar, "Për nënë, do të doja të kisha një shqiptare". Autorja e librit është gazetare, publiciste dhe luftëtare për emancipimin e gruas. Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, që bën gazetari aktive plot 45 vjet, e cila arriti të bëhej emër me konsideratë përmes shkrimeve që kishin për qëllim ngritjen e gruas shqiptare në çdo pikëpamje. Është bashkëthemeluese dhe themeluese e dy revistave, "Kosovarja" dhe "Teuta".

U lind në Prishtinë, ku dhe kreu të gjitha nivelet e arsimimit, tetëvjeçaren, "Normalen", shkollën e lartë pedagogjike, si dhe studioi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Profesionin e gazetarisë e nisi në shtator të vitit 1965, në revistën "Zëri i Rinisë". Në nëntor të vitit 1971 emërohet redaktore në revistën "Kosovarja", që doli në dritë po atë vit, kurse më 1975-ën emërohet kryeredaktore e saj. Këtë revistë e drejtoi plot 18 vjet. Në maj të vitit 1994, tashmë gazetare me përvojë, themeloi revistën e parë të pavarur për gruan dhe familjen, "Teuta", e vetmja e këtij profili jo vetëm në Kosovë.
(m.a/GSH/BalkanWeb)