×

A duhet të ketë gjini letërsia?

A duhet të ketë gjini letërsia?

· 2 · 684

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 14-11-2011, 22:41:28
Një ditë pas mbylljes së Panairit të Librit në Tiranë, shkrimtare dhe botuese diskutuan në emisionin e Pasdites në “Top Channel” për tendencat e fundit të letërsisë dhe për atë që është quajtur si “letërsia” për gratë.

Steriotipe të Danielle Steel, seriale si “Sex and City” dhe “Metropolitan Life”, janë kritikuar ashpër si një letërsi pa vlera. Shkrimtarja Diana Çuli, botuesja Flutura Açka dhe drejtoresha e “Mapo Madamme”, Iva Tiço, debatuan mbi këtë fenomen.

“Është e vërtetë që shkrimtarët meshkuj janë më të preferuarit dhe më të lexuarit. Në panair, Orhan Pamuk, Haruki Morakani, Michel Hulbek apo Amosos ishin shkrimtarët e huaj me veprat më të shitura. Megjithatë, ka edhe një rigjallërim të letërsisë femërore, me Oris Lesing që ka nisur të lexohet së bashku me disa autore të tjera”, thotë Açka, si një njohëse e mirë e tregut.

Duke u përqendruar tek ajo që duhet “chick-list”, apo letërsia e shkruar vetëm për femra, Diana Çuli përligj ekzistencën e kësaj gjinie të letrave. “Është si bota e filmave. Dikush mund të zgjedhë të shikojë një telenovelë, ndërsa të tjerë një kryevepër botërore të Spilberg apo ndonjë regjizori tjetër të madh. Megjithatë, nuk jam pro ndarjes së shkrimtarëve në meshkuj dhe femra. Ka shkrimtarë që shkruajnë mirë dhe të tjerë që shkruajnë keq”, shtoi autorja e njohur shqiptare.

Për Tiçon, është edhe më e thjeshtë të bësh një dallim. “Ka shumë meshkuj që ironizojnë femrat për leximin e librave të tillë të ashtuquajtur të lehtë. Shumica janë ata që nuk lexojnë fare. Mendoj se është gjithmonë më mirë të lexosh një vepër të çfarëdoshme, se sa të mos lexosh fare”.

Ndonëse Danielle Steel është konsideruar gjerësisht si një autore “best-seller”, për Çulin, publiku shqiptarë vazhdon të mbetet ende i distancuar nga letësia “limonatë”. “Kisha mundësinë që të shikoja se ku shkonin njerëzit gjatë panairit dhe firmosjes së librave të mi dhe ju garantoj se shumica shkonin tek emrat e njohur dhe lexonin edhe jetëshkrimin e autorit në fund, e blinin vetëm pasi bindeshin që ishte zgjedhja e duhur. Mendoj se librat “e vërtetë” vazhdojnë të tërheqin më shumë publikun”, dëshmoi shkrimtarja.

E megjithatë, për një femër, mbetet veçanërisht e vështirë të shkruajë në vendin tonë. Në lidhje direkte, për këtë dëshmoi shkrimtarja Brunilda Zllami: “Në çdo drejtim të jetës shqiptare ekzistojnë diskriminime për femrat dhe në letërsi nuk është ndryshe. Fati im është që kam patur mbështetjen e familjes dhe dy shtëpive më të mëdha botuese të kohës që më kanë bërë të njohur, por të shkruash nuk është një zanat shumë fitimprurës. Kështu, për ata që e kanë pasion dhe jo profesion të parë, duhet të jetë e vështirë të gjesh kohë fizike”.

Çuli shtoi edhe një vëzhgim: “Në panair, femrat që blinin një libër ishin shumë më të shumta se sa meshkujt. Kam parë edhe në shkolla që vajzat janë përgjithësisht shumë më të talentuara, por për shkak të privilegjimit që i bëjmë një mashkull në çdo drejtim, nuk arrijnë të çajnë përpara. Ndërkohë, shokët e tyre të klasës, shumë më të patalentuar, shpesh herë arrijnë të bëhen shkrimtarë. Për momentin, shoqëria shqiptare ende vazhdon të mendojë se shkrimtarët meshkuj janë një garanci për sukses, por kjo nuk është e vërtetë. Që prej vitit 1950 ka patur një shpërthim të shkrimtareve femra dhe vetëm në dekadën e fundit ato kanë fituar 4-5 çmime nobel”. /top channel

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 14-11-2011, 22:42:01
Tendenca e librave për femra


Emisioni i Pasdites sjell tendencën për botimin e librave rozë, që shkruajnë posaçërisht për seksin femëror

Disa nuk e kuptojnë përse duhet të kategorizohen lexuesit në meshkuj e femra, të tjerë këmbëngulin se vetë gratë janë ato që i kërkojnë këto kategorizime.

Dikur të gjithë diskutonim për të njëjtat libra që nga “Koncert në fund të dimrit” nga Kadare e deri tek “Dreri i trotuareve” të Diana Çulit. Historitë e Markez-it preknin po aq shumë meshkuj sa femra, ashtu siç “Shtëpia e Shpirtrave” e Alendes diskutohej dikur nga shoke te nje kursi.

Ndersa sot, ne raftin e librarive te terheq shikimin nje grup librash me kopertina me ngjyra te forta, zakonisht ne roze dhe me animacione te tipit; kepuce, vajza elegante, çanta shopping apo gota Martini. Keto lloj librash shtepite botuese i kane grupuar ne nje gjini te veten dhe e kane quajtur letersi femrash ose ne anglisht “chick lit”.

“Chick lit” prodhoi “Sex and the City” qe me pas u be seriali me i famshem ne bote. Në kete kategori u perfshi edhe ditari i “Brixhet Xhons”, “Xhungel buzekuqesh”, librat e Marian Kejis apo “Rrefimet e nje te çmendure pas shopping”-ut, nga Sofi Kinsela, te gjitha te ekranizuara ne filma apo seriale me sukses nderkombetar.

Krahas bumit te shitjeve te “chick-lit”, renditja e librave më të shitur te “Neë York Times”, nuk merr dot fryme nga hyrjet e vazhdueshme ne “Top 5” te romancave te Danielle Steel, shkrimtarja qe ka shitur me shume se 800 milione libra ne bote.

Shume e kritikuan popullaritetin e jashtezakonshem te Steel, i quajnë librat e saj letersi plehre apo libra plazhi pa asnje vlere per t’u marre ne konsiderate.

Kategorizimi qe i eshte bere letersise femerore ka ngritur shume diskutime. A diskriminojne shtepite botuese lexuesen femer apo ajo kerkon te diskriminohet duke preferuar nje letersi te tille? Po Doris Lessing, Toni Morrison, Elfride Jelinek, keto fituese te cmimit Nobel e shumte të tjera te vleresuara ne bote, kujt i perkasin, nese s’mund te jene ne kategorine e “chick lit”?

Keto pyetje vazhdojne te perbejne debate kudo ne bote, por edhe ne Shqiperi. Nje pyetesor te thjeshte te beje ne panair e kuptoje se nder librat me te kerkuar nga grate ishin romancat e dashurise nga Danielle Steel apo Brunilda Zllami ose libra te tjere pjese e letersise chick lit.

Shqetesimit qe ka pushtuar shume intelektuale ne lidhje me mesymjen e kesaj letersie, disa i jane pergjigjur me argumentin : Mjafton qe njerezit lexojne. Por pyetja e rendesishme qe vazhdon te ngelet nje diskutim i hapur eshte: Mos kjo letersi po na shkaterron shijen dhe po ne vend qe ten a ndihmoje te hapim mendjen e te zhvillohemi, por na vulos njehere e pergjithnje damken e gruas se ceket dhe enderrimtare? /top channel