×

Adoleshentët shqiptar në krye të renditjes si lexues

Adoleshentët shqiptar në krye të renditjes si lexues

· 1 · 384

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-09-2011, 13:25:41
Në bazë të një kërkimi të realizuar nga Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ndërmarrë nga Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) del se të rinjtë shqiptare janë lexues të rregullt, të materialeve jashtë shkolle.

Shqipëria qëndron në krye të renditjes bashkë me Kazakistanin, Shangain. Dhe Tajlandën, ku 90% e 15-vjeçarëve lexojnë për kënaqësi. Më tej renditen vendet si Indonezia me 88% dhe Peru me 86%.

Nga kërkim del se në vendet e zhvilluara mesatarisht 63% e 15-vjeçarëve lexojnë minimumi 30 minuta në ditë. Raporti sugjeron se studentët të cilët janë lexues aktiv të materialeve jashtë shkolle me shumë gjasa do të jenë më të suksesshmit në jetë.

“Mesatarisht studentët që lexojnë rregullisht çdo ditë arrijnë një rezultat të barabartë me ata që kanë 1.5 vite shkollim më shumë”, thuhet në raport.

Por ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri ka një hendek të madh mes gjinive pasi dukshëm vajzat lexojnë më shumë se sa djemtë. /shekulli