×
Hyrja
Profili

Agron Tufa, shkrimtari qe vjen nga poezia

Agron Tufa, shkrimtari qe vjen nga poezia

· 2 · 1196

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-01-2010, 12:22:02
Agron Tufa eshte nga ata njerez qe e ndan diten e tij mes mesimdhenies ne Fakultetin e Gjuhe-Letersise ne Tirane dhe familjes, pa lene pas dore publicistiken dhe krijimtarine.

Me pasionin per te percjell tek brezi i ri erudicionin qe e karakterizon, here pas here lexuesi ka privilegjin te shfletoje edhe librat e tij, te cilesuar prej kritikes nga me te miret e kohes.

I lindur ne Diber, duket sikur ajo pjese e verilindjes se Shqiperise ka lene gjurme ne vizionet e tij artistike dhe formimin si njeri.

Tufa ka zgjedhur si stil jetese “ritualin e njeriut te heshtur”, por qe zhgenjehesh sa here diskuton me te ceshtje sociale apo ato qe kane te bejne me letersine.

Nje prej njerezve qe e verteton kete pershtypje eshte Persida Asllani qe e njeh Tufen qe ne vitet studentore.

“Nje njeri shume inteligjent shume i sjellshem e shoqeruar kjo me nje droje. Nuk e ndaj dot Agronin si njeri dhe Agronin si poet”, thote Persida.

Vitin qe kaloi Agron Tufa erdhi me dy romane per lexuesin e tij te rregullt, “Merkuna e zeze” dhe “Tenxherja”, i pari nje trill fantazor, ndersa i dyti nje gershetim mes kujtimeve te se shkuares dhe krijimit.

Zija Cela per te vleresuar stilin e Tufes zgjedh nje tjeter veper, ate me titull “Dueli”.

“Agroni ka nje profil te poetit-filozof. Poezia e tij eshte ndritshme. ‘Dueli’ eshte nje roman i shkruar ne lindje dhe flet per lindjen. Megjithate eshte nje nga romanet me perendimore qe Agroni ka shkruar”, shprehet Zijai.

Edhe pse ne krijimtarine e tij perfshihen shume poezi, Tufa eshte cilesuar si “stacion i ri i prozes shqiptare”.

Ne kete kontekst koleget e tij thone se “ai eksperimenton guximshem, duke krijuar ne kete menyre nje letersi te re, ne te cilen gjenden tendenca te letersise bashkekohore. /top channel/

  • Postime: 6

#1 ne: 12-01-2010, 02:39:20
Agron Tufa...nga cila poezi vjen (ndonje shembull konkret) dhe si vjen ne roman (ndonje fragment;)

Temat e fundit