×
Hyrja
Profili

Analizë "Aksidentit" të Kadaresë nga WSJ

Analizë "Aksidentit" të Kadaresë nga WSJ

· 1 · 1132

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 31-10-2010, 23:34:53
"Politika të pista, lojëra vdekjeprurëse". Kështu titullohet artikulli i botuar në "Wall Street Journal", ku Tom Nolan ka shkruar mbi disa autorë e mbi disa libra duke e vënë theksin si te politika e pistë, vdekjet e vrasjet ashtu edhe te spiunazhi që vërtitet në subjektin e tyre. Librat me të cilët është marrë Nolan janë të ndryshëm, po aq sa historitë që përmbajnë. Ajo që më së shumti na intereson është pjesa ku autori është marrë me Kadarenë, e pikërisht me librin e tij "Aksidenti". "Gjendja e lojës është më e paqartë në romanin 'Aksidenti' të Ismail Kadaresë, ku politika globale dhe spiunazhi ndërkombëtar të duken në thelb si ngjarje të çuditshme, por pastaj përsëri mendon, kush e di?", - shkruan Nolan. Një mëngjes në Vjenë, një taksi del nga autostrada dhe përplaset. Dy pasagjerët e saj mbeten të vrarë. Të dy viktimat ishin qytetarë shqiptarë, ai një analist pranë Këshillit të Evropës për çështjet e Ballkanit perëndimor, ndërsa ajo një praktikante në Institutin Arkeologjik Austriak.
"Aksidenti në të njëjtën kohë tërheq vëmendjen dhe ngjall interesin e shërbimeve sekrete të dy vendeve, Serbisë dhe Malit të Zi, agjentët e të cilëve zhyten në studimin e provave dhe iu marrin intervista miqve të të ndjerit. Së fundi, një studiues pa emër, me shpirtin dhe stilin e një romancieri postmodern evropian, përpiqet të krijojë një tregim për të shpjeguar veprimet e viktimave në ditët dhe vitet para përplasjes me makinë, e ky narracion bëhet teksti i këtij romani", - shkruan Tom Nolan në "Wall Street Journal".
Kritika dhe krahasime
Romani i Kadaresë "Aksidenti" është përballur me kritikën dhe krahasimin e Tom Nolan me shkrimtarë të tjerë. Për të, Kadare është më i ngjashëm me Borgesin se sa me Graham Grene. Ja se si shprehet Nolan: "Në kërkimin e së vërtetës, zoti Kadare, fitues i 'Man Booker International Prize' (proza e të cilit është përkthyer në gjuhën angleze nga shqipja prej John Hodgson), ka më shumë të përbashkëta me shkrimtarët e eksperimentalë të fiksonit Alain Robbe-Grillet dhe Jorge Luis Borges, se sa me shkrimtarët e spiunazhit dhe thrillerit si Graham Greene and Ruth Rendell". Për Nolan, ajo që në fillim duket si histori spiunazhi hap llogarinë e një romance e më tej në kthim duket si komplot vrasjeje. "Përfundimisht ne po shohim më vëmendje një fushë tregimi me shumë nivele, ku nëse je student i historisë së Ballkanit, një dashnor i mitit grek apo një shofer taksie gjerman, të gjitha shenjat paralajmëruese të thonë të njëjtën gjë: 'Mos shiko pas."
Romani
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka, që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës. Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin "Aksidenti", e para vepër e autorit, që përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës. "Në këtë vepër magjistrale, thuhet në paraqitjen e botimit francez, Kadare është përpjekur të tregojë të patregueshmen: një histori dashurie apo një histori vrasjeje, apo ndoshta një tjetër histori, që i mbulon të dyja si një maskë? Pyetja, deri në mbarim të librit, nuk i ndahet lexuesit."

(d.b/GSH/BalkanWeb)
 

Fjalet e qiririt - analize letrare

Nisur nga InfoZRubrika Mix

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:39:41
nga InfoZ
Nje analize teknike e termetit te 26 nentorit

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 01-12-2019, 10:42:41
nga M A X
Analizë e Firefox 4

Nisur nga M A XRubrika Shfletuesit

Postimi i fundit 28-03-2011, 01:01:34
nga M A X
Analize - Vërtiten hije të ’96-s

Nisur nga ShejRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 22-06-2009, 11:36:16
nga Shej
Analize - Për ku je nis ’ e ku je tuj shkue, zonja J?

Nisur nga ShejRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 22-06-2009, 11:34:42
nga Shej