×

Arkivi i Shtetit

· 1 · 292

Arkivi i Shtetit

· 1 · 292

  • Postime: 6610
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 18-10-2012, 09:11:26
Arkivi i Shtetit, drejt përfundimit botimet për Pavarësinë

Arkivi Qendror i Shtetit tashmë është në përgatitjet e fundit të botimeve me dokumente të rralla për periudhën e Pavarësisë. Janë tre botime, ai me dokumente të qeverisë së Vlorës, "Kodiku i Korçës" dhe regjistri i veçantë që i përket qytetit të Vlorës i vitit 1567-1568 që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit i shkruar në osmanisht, që do të botohet në kuadër të 100-vjetorit. Sipas burimeve nga AQSH, librat janë në fazën e fundit të përgatitjes për t'u prezantuar për publikun së bashku me aktivitete të tjera që ky institucion do të organizojë në kuadër të këtij viti jubile. Bëhet fjalë për ekspozitën me dokumente dhe fotografi të periudhës së Pavarësisë, si dhe një konferencë shkencore dedikuar vitit 1912. Pjesë e kalendarit të festimeve të Arkivit Qendror të Shtetit është edhe njohja nga afër e dokumenteve me vlerë që ky institucion disponon. Javën e fundit të nëntorit, arkivi do të hapë dyert për të gjithë të interesuarit, kryesisht për të rinjtë që duan të njohin historinë e vendit përmes dokumenteve.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super