×

Brunilda Zllami: Në letërsinë shqiptare rrallë fitojnë vlerat

· 3 · 803

Brunilda Zllami: Në letërsinë shqiptare rrallë fitojnë vlerat

· 3 · 803

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 14-05-2012, 10:57:40
Tiranë, NOA.al/ Lorena Xhezairi - Brunilda Zllami ka zgjedhur të zhvillojë krijimtarinë letrare sipas stilit të vet, larg bujës dhe projektorëve që shoqërojnë botimet e shkrimtarëve të tjerë. Nga viti 1996 kur botoi romanin e saj të parë “Dashuri apo urrejtje”, Zllami numëron sot 18 krijime letrare që kanë marrë vlerësime, por mbi të gjitha lexohen mjaft.
 Libra që kanë ndezur imagjinatën e mijëra të rinjve, por dhe që kanë bërë të mendohen shumë prej tyre. Histori dashurie, tradhti, dhimbje, vuajtje dhe mundimi i njeriut në kërkim të lumturisë janë disa prej temave të trajtuara në librat e saj. Por mbi të gjithë në të zë vend njeriu shqiptar i sotëm; dilemat, mosbesimi dhe tjetërsimi i karakterit njerëzor nën peshën e një realitetit që ushtron gjithmonë presionin e kohës. Të gjitha këto janë pjesëza të një bote krijuese që siç thotë vet autorja, “është në fillimet e saj”.
 Në një intervistë dhënë për agjencinë e lajmeve NOA, Brunilda Zllami rrëfen për letërsinë, projektet në të ardhmen dhe problemet me të cilat përballet sot krijimtaria letrare. Sipas saj, në një realitet si Shqipëria ka gjithmonë përplasje mes antivlerave dhe vlerave, dhe këto të fundit rrallë fitojnë.
 
Të merresh me art duke ndjekur pasionet e tua dhe të mbijetosh duket se janë dy gjëra që nuk shkojnë shumë bashkë në Shqipëri. Kjo është edhe më e dukshme në fushën e letrave dhe “tregun” e krijimtarisë. Si e keni zgjidhur këtë paradoks, sa e vështirë është të krijosh në Shqipëri?
 Të jetosh në Shqipëri ka të mirat dhe të këqijat e saj. Për anën e krijimtarisë është një realitet që nuk të lë kurrë në baltë. Ka paradokse nga më të çuditshmet, dramë, kaos, komedi. Si njeri, profesionist dhe krijues është shumë e vështirë. Vlerat dhe antivlerat përplasen me njëra-tjetrën dhe rrallë fitojnë vlerat. Jemi mësuar të shikojmë të lavdërohen dhe mitizohen disa njerëz “të pavdekshëm” dhe të ulen disa të tjerë që “u zënë rrugën”. Megjithatë fatkeqësisht adaptohesh dhe vazhdon rrugën.
 
Profesioni që bëni ju ndihmon në punën si krijuese?
 Unë jam mjeke dhe mendoj se lidhja e profesionit tim me letërsinë është kontroverse. Me ndihmon dhe me pengon njëkohësisht. Mjekësia është një degë që të thith kohën, energjitë, të ngarkon emocionalisht dhe të tjetërson shpirtërisht. Mendoj se në krijimtari, ajo që ndikon më shumë është njeriu vetë. Disa prej nesh kanë lindur për të krijuar, për të marrë informacion nga bota dhe për t’i dhënë finesën artistike. Realisht tek një shkrimtar lidhja me njerëzit dhe realitetin e vendit të tij është jetësore për krijimtarinë.
 
Numërohen rreth 20 libra në krijimtarinë tuaj. A mendon se e keni arritur suksesin? Kur mendoni se një krijues duhet të thotë mjaft, nëse mendoni se ka një limit për krijimtarinë?
 Saktësisht janë tetëmbëdhjetë romane. Suksesi është diçka që secili e mendon sipas largpamësisë dhe synimeve te tij. Mendoj se kam arritur diçka që mund të quhet edhe sukses, por jo gjithçka që dua. Sa për idenë se kur duhet të ndalojë dikush së shkruari, mendoj se e ndien vetë, kur nuk ka asnjë emocion, asnjë ndjesi që do të ndaje me të tjerët. Unë jam në fillimet e një krijimtarie, që për dashurinë që ndiej ndaj letërsisë besoj të jetë e gjatë dhe e begatë.
 
Bota e letrave në vend është e mbytur nga botimet e shumta në numër. Vërtetë ka kaq shumë uri lexuesi shqiptar, apo është mungesa e kritikës dhe seleksionimit ajo që ka çrregulluar disi botimet?
 Janë të dyja. Koha bën seleksionimet e saj. Unë mendoj se pas censurave të shumta të kohës që kaluam, duhet të lejojmë që të këtë shprehje të mendimit letrar. Çdo vepër sado e dobët është pjesë e frymëzimit dhe e ëndrrës së dikujt.

Kë do vlerësonit si shkrimtarin më të mirë shqiptar të viteve të fundit?
 Nuk dua te jap mendim për këtë, sepse ka disa shkrimtare që janë munduar që në këto vite të mbushin boshllëkun shpirtëror, kulturor. Na kanë ndihmuar të bëjmë katharsis të një kohe të errët dhe të na japin një dritare kur mund të shohim të ardhmen.
 
Vepra të Brunilda Zllamit
 Dashuri apo urrejtje (1996)
 Fantazma të shpirtrave të etur (1996)
 Ëndrra e papërfunduar e një gruaje (1997)
 Puthja e hënës (1998)
 Hijet (1999)
 Labirintet e Medeas (1999)
 Dinozauret e ndërgjegjes (2001)
 Çmimi i përjetësisë (2002)
 Dua (2003)
 Matilda (2003)
 Jetoj në harresën tënde (2004)
 Një tjetër (2004)
 Dikur ishim bashkë (2005)
 Rruga e trëndafilave (2007)
 Lindur femër (2007)
 Lakmia (2009)
 Në shpirtin tim bën ftohtë (2010)
 Ti je e nesërmja (2012)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 14-05-2012, 16:26:46
Mbaj mend te kem lexuar dicka nga kjo disa kohe me pare, me paten pelqyer disa poezi te sajat.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2872
  • Gjinia: Femer
Dora
#2 ne: 14-05-2012, 16:48:58
Ate librin e dyte e kam lare me lote.....

Per kohen time te adoleshences, librat e saj kane qene si librat e Nicholas Sparks per adoleshentet amerikane.

Kam lexuar "Ne shpirtin tim ben ftohte" vitin e kaluar dhe sigurisht qe kishte ndryshuar shume nga ajo e 14 viteve me pare, por serish m'u duk mire.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super