×

Dritëro Agolli “Pothuaj si fabula”

· 2 · 1726

Dritëro Agolli “Pothuaj si fabula”

· 2 · 1726

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 03-04-2011, 13:48:11
Romancier dhe novelist, tashmë i njohur në Francë, Dritëro Agolli është një nga shkrimtarët kryesorë shqiptarë të kohës së sotme. Kjo antologji poetike përshkruhet nën frymën e fabulës. Poet i ndjeshëm dhe gazmor, ai na del një njeri që është i kujdesshëm ndaj natyrës që e rrethon. Ai e sjell poezinë tek njerëzit, e të gjitha moshave, siç diti edhe La Fonteni të bëjë të njëjtën gjë.

“Pas fjalëve” të përkthyesit... mbi autorin: Dritëro Agolli, një poet që flet dhe tregon.

Ja një poet që duhet t’u pëlqejë po aq shkollarëve dhe nxënësve në kolegjet franceze, si dhe homologëve të tyre shqiptarë. Bile, “Një poet për fëmijët!” do të thonë disa, me një farë përçmimi. Por kjo merret gjithashtu si një kompliment nëse llogarisim të gjithë prindërit tek të cilët ngjallet ndjenja e fëmijërisë. “Merre”, i thoshte njëherë Marsel Panjoli një miku, duke i dhënë një libër, “lexoje këtë pasi është plot me diktime.” Duke u frymëzuar nga kjo fjalë, kam dëshirë të them «merreni, lexojeni pra këtë, ka plot recitime”, që kohë më parë ishte fjalë sinonim i poezisë. Dhe pikërisht aty jam përpjekur të sjell: cilësinë muzikore, bile nganjëherë teatrale të këtyre poemave, ku kënaqësia e të shprehurit nuk është më e pakët se ajo e të lexuarit. Me të vërtetë tek Dritëro Agolli gjen një poet në të njëjtën kohë muhabetçi dhe tregimtar.Gjithasht u ai kalon me dëshirë nga teksti “pothuaj si fabula”, tek vetë fabula, një lloj e përpunuar, e rafinuar, por ku stili gazmor, i ngrohtë, mbetet i përshtatshëm. Duke luajtur ngushtësisht me këtë zhanër – të tillë të paktën si e përforcoi La Fonteni ynë – me grotesken dhe parodinë, ai e thekson mënyrën e të shprehurit natyrshëm, pa i hequr asgjë reliefit dhe qartësisë të të shkruarit.Kjo do të thotë, parapëlqimi i tij për strofën e plotë dhe të rregullt, që ndihet si në të folur ashtu edhe duke e dëgjuar, nuk e çon aspak në fjalë të tepërta : poeti është ligjërues, ai ka dhunti, megjithatë, shprehet shkurt, duke e bërë më të larmishëm mënyrën e trajtimit të tij. “Poet epik i lidhur pas tokës”, e tillë është etiketa që nganjëherë i vihet atij. Megjithatë, nuk duhet gabuar për thjeshtësinë e tij.Ai praktikon një ndarje të botës që vendoset midis Dionisit dhe Épikyrit, duke ju referuar kulturës antike, midis Ponge, Prévert dhe Zhyl Renard në rast se i kthehemi poezisë franceze të shekullit të XX-të. Tek poezia e tij gjen një ngazëllim lakmues përballë plëngprishjeve të botës, të shprehura me një dozë të mirë humori. Asnjë autor tjetër shqiptar, bile dhe ballkanik, nuk ka zhvilluar si ai këtë mënyrë të shprehuri gazmore. Dhe në rast se poeti krijon dhe bën një inventar, gjatë krijimeve të tij, ai duket i rregullt në pamjen prej njeriu, por pa shmangur përbërëset e tjera : kafshët, bimët dhe gjërat që kanë vendin e tyre të sigurt pranë «mbretit të krijimit”. Për Dritëro Agollin, bota ekziston, kjo është e sigurt, dhe ai nga ana tjetër e provon me ekzistencën e tij.Këto dypolarësi janë kuptimplote të një natyre jashtëzakonisht dueli, por pa konflikte dhe aq më pak dykuptimësie. Më tepër kemi një përshtypje ekuilibri, plotësimi. Tek ai, gjithçka bashkëjeton ose kthehet në aspirata apo prirje të kundërta, por jo kontradiktore : kështu i jepet përgjigje apo shkojnë së bashku një ideal i rrënjosjes dhe humorit të Ikarit, humori nostalgjik dhe dëshira e zjarrtë për të jetuar, e një biri të tokës, plogështitë e të urtit të moshuar dhe padurimi i neofitit të përjetshëm, qesëndia dhe çiltëria, e Dritëroit solidar, më në fund, dhe e Dritëroit vetmitar.Kështu, do të përmblidhja virtytet e këtij poeti, i dashur midis të gjithë bashkatdhetarëve të tij, tek i cili ata njohin një nga zërat e tyre më të vërtetë, nëpërmjet këtyre dy formulave: ai i jep poezisë të drejtën, që asaj i ka humbur, të qeshurën dhe buzëqeshjen, dhe prej atij vetë, përveç qartësisë të të shkruarit, ai e sjell poezinë për publikun e gjerë, të të gjitha moshave.


Shkruar nga përkthyesi dhe botuesi ALEKSANDËR ZOTOS
Përktheu nga gjuha frënge për “Tirana Observer”, Alfred Papuçiu
 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 14-08-2013, 18:50:54
Driteroi eshte nje ze shume i forte dhe i ashper i poezise shqipe, nje Kurrizo i Notredamit te poezise se bardhe(legale) shqipe, i bindur ndaj tempullit shqiptar dhe respektues ndaj poeteve kalores, kalimtare, pa mundur ti fshehe ndjenjat e tija per te bukuren.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super