×

E ka shtrembëruar "Kodi i Da Vinçit" historinë biblike?

E ka shtrembëruar "Kodi i Da Vinçit" historinë biblike?

· 4 · 653

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 21-05-2011, 01:13:24
Fshehja e alienëve në Rosuell apo identiteti i vrasësit të Kenedit janë çikërrima krahasuar me idenë e një kishe konspirative, që ka fshehur identitetin e vërtetë të Jezu Krishtit dhe ka mashtruar miliarda besimtarë

E ka shtrembëruar "Kodi i Da Vinçit" historinë biblike?


Në "Kodi i Da Vinçit", Den Braun ka arritur majën më të lartë të romanit policor dhe konspirativ. Në botën e komploteve armiqësore tensioni s'ka ku të shkojë më lart, fshehja e alienëve në Rosuell apo identiteti i vrasësit të Kenedit janë çikërrima krahasuar me idenë e një kishe konspirative, që ka fshehur identitetin e vërtetë të Jezu Krishtit dhe ka mashtruar miliarda besimtarë. Përzierja brilante e faktit me trillimin siguron besueshmëri dhe ne biem në kurth të detyruar të ndjekim sugjerimet, kudo që të çojnë ato, cilado të jetë e vërteta.

Faktet historike të ndërthurura në materialin e "Kodit të Da Vinçit" rrëshqasin pa u kuptuar në trillim. Ndërkohë që, konceptet paraqiten me ritëm të shpejtë në ekran, është e vështirë të dish nëse ajo që prezantohet është nxjerrë nga historia apo nga imagjinata e filmbërësit. Për kënaqësinë e të parit të filmit kjo në të vërtetë s'ka ndonjë rëndësi, por nëse duam të arrijmë ndonjë përfundim në lidhje me të vërtetën e fillimit të krishtërimit, ndoshta do të ishte mirë të shqyrtonim disa fakte historike.

Për shembull, a tha vërtet Jezusi se ishte Perëndi? Kjo duket e padiskutueshme, sepse pothuaj çdo gjë që Jezusi bëri dhe tha tregojnë në këtë drejtim. Një shembull i tillë është Llazari, një mik i afërt i Jezusit, i cili vdiq. Kishin kaluar katër ditë nga varrimi, por siç mund të jetë ende zakon në Lindjen e Mesme, i gjithë qyteti ende mbante zi dhe njerëzit ende po vajtonin.

Jezusi, që kishte qenë në një pjesë tjetër të vendit, më në fund vjen dhe u thotë atyre të largojnë gurin që mbyllte hyrjen e varrit. Shumica e njerëzve nuk ishin dakord me këtë kërkesë dhe disa madje i kujtuan erën e keqe, që do të dilte. Por për shkak të reputacionit të Jezusit, ata vepruan siç iu tha Ai. Jezusi atëherë thirri, "Llazar, dil jashtë!". (Po qe se Jezusi po përpiqej ta fshihte që ishte Perëndi, kjo patjetër nuk ishte lëvizja e duhur.) Llazari doli nga varri për habinë e madhe të turmës dhe kjo shkaktoi trazim të madh midis udhëheqësve fetarë. Farisenjtë mblodhën një këshill dhe thanë, "Çfarë të bëjmë? Sepse ky njeri po bën shumë shenja. Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të...".

Përsëri, nëse do të doje që të tjerët të mos të të quanin "Perëndi" nuk do të thoje gjëra si këto....

"Filipi i tha, 'Zot, na e trego Atin dhe na mjafton'. Jezusi i tha, 'Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; si vallë po thua: 'Na e trego Atin'"?...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 30-01-2013, 18:51:19
Kodi i Da Vincit vetem sa ka hedhur nje drite ne erresiren e te vertetes se asaj historie. Italia ka qene me kohe shtepi pritese e barbareve dmth luftenxitesve romake, edhe tani ka shume gjaknxehte te jashteligjshem dhe Evropianet perjashto Italine dine ta admirojne Zotin edhe pa fe. Fete lindore jane te veshtira dhe nuk te bejne mire, kane intriga, kane mungese miti, kane okside mbytese.

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#2 ne: 13-02-2013, 17:22:38
KODI I DA VINCIT mund te kete nxjerre disa te verteta te cilat bashkuar me fantazine e autorit na bejne te dyshojme te te gjitha gjerat qe kemi besuar deri tani

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#3 ne: 03-10-2013, 20:17:21
kuptimi i cdo teksti qe permban vertet termin ''zot'' nuk mund te shtremberohet. Bibla e zotit aty eshte ende, vlerat njerezore qe lane dashamiret e profeteve aty jane, duhet vetem vullnet per te shkuar ne parajse, per tu larguar nga toka. mund te behesh murg shume mire, duke mohuar seksin ne kushte te tilla papastertie dhe shemtie njerezore dhe te shpresosh se deshira per gjera te larta, per jete ne parajse te merret parasysh nga qiejt e zotit. Kodi i da Vincit vetem sa e ka pastruar dhe qartesuar rreshtin e besimtareve, apo atyre qe shpresojne te migrojne ne nje planet me te paster dhe me te bukur.