×

Gëte, gjermani më i njohur i të gjitha kohërave

Gëte, gjermani më i njohur i të gjitha kohërave

· 1 · 358

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-08-2011, 00:09:46
 Poeti dhe romancieri Johann Wolfgang Gëte është shtetasi gjerman më i njohur i të gjitha kohërave duke u renditur para kancelarit të parë të pas luftës, Konrad Adenauer dhe babait të teorisë së relativitetit, Albert Einstein, sipas një sondazhi të publikuar sot.

Autori i veprës "Vuajtjet e të riut Werther" përmendet më shpesh nga gjermanët kur bëhet fjalë për gjermanin më të njohur të të gjitha kohërave, sipas një studimi nga Instituti Forsa realizuar me 2 000 persona për të përditshmen Bild.

Dy personalitetet e vetme që jetojnë ende dhe që përmenden në këtë sondazh janë "kancelari i Bashkimit", Helmut Kohl, që renditet në vendin e pestë, në pushtet nga viti 1982 deri në vitin 1998 dhe ish-kryeministri social-demokrat, Helmut Schmidt, i cili renditet në vendin e shtatë dhe që drejtoi Gjermaninë nga viti 1974 deri në vitin 1982.

(d.b/BalkanWeb)