×

Hapet panairi i 14-të i librit

Hapet panairi i 14-të i librit

· 1 · 298

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-11-2011, 13:14:55
Ka hapur dyert në Pallatin e Kongreseve eventi më i rëndësishëm i letrave në kryeqytet, Panairi i Librit, që këtë vit shënon edicionin e tij të 14-të.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm mes të tjerësh, organizatorë të Panairit dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore në suport të tij.

“Që të gjithë lexuesit, dashamirësit e librit do bëjnë mirë të vijnë cdo vit në Panarin e Librit të Tiranës, aty do gjejnë atë pasuri që na bën mirë të gjithëve, librin”, tha në deklaratën e tij, kryetari i shoqatës se botuesve, Petrit Ymeraj.

“Letërsia dhe libri janë miqtë më të mirë të qytetarëve. Shenja më e mirë për këtë është se kemi një kthim të trendit, kur ndër vite shkrimtarët i janë futur politikës, këtë vit ky panair shënon një trend revers, politikanët që i janë kthyer librit”, tha në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Ndër politikanët që sjellin librat e tyre në këtë panair është edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, i cili prezantoi kolanën me pesë librat e tij mbi zhvillimet e Kosovës në triedhjetë vitet e fundit.

“Unë kam dashur që më argumente, me foto, me dëshmi, të dëshmoj për një periudhë mjaft të vëshirë të popullit tonë”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 90 ekspozues, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia e Gjermania.

Mes tyre, pas polemikave e debateve të ditëve të fundit, edhe Shtëpia Botuese Dudaj.

Pjesë e aktiviteteve që do të zhvillohen janë 40 promovime autorësh dhe librash të rinj, zhvillime diskutimesh mbi tema profesionale dhe ndarja e përvitshme e cmimeve. Panairi do të zgjasë deri më 13 nëntor. /top channel