×

Konkursi “Ballkanika 2011”

Konkursi “Ballkanika 2011”

· 1 · 336

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 30-11-2011, 00:06:41
Është një përballje e letërsisë ballkanike, janë shkrimtarë të njohur në vendet e Ballkanit dhe jo vetëm, të cilët garojnë çdo vit në konkursin letrar “Ballkanika”.

Shkrimtarja Mira Meksi qe e përzgjedhura e jurisë e përbërë nga personalitete të letrave në vend për të përfaqësuar në edicionin e këtij viti letërsinë shqiptare. Për shkrimtaren Meksi kjo është një sprovë.

“Festivali “Ballkanika” është shumë i rëndësishëm sepse zhvillon dialogun ndërkulturor midis vendeve tona dhe evidentohen vlerat më të mira të letërsisë së Ballkanit. Pjeëmarrësit janë nga emrat më të njohur të letërsisë në rajon”, u shpreh Meksi.

Në këtë konkurs letrar garojnë vepra të posaçme dhe jo e tërë krijimtaria e një shkrimtari. Për shkrimtaren shqiptare të qenit në garë me romanin “E kuqja e demave” është me jo pak rëndësi për vetë subjektin që kjo vepër mbart.

“Ky roman është një himn për të kuqen e ikonave të Onufrit”, sqaron shkrimtarja.

Përfaqësuesi I fondacionit “Ballkanika” për Shqipërinë është “Toena”, nën kujdesin e të cilës është ngritur edhe juria për përzgjedhjen e veprës letrare që do të përfaqësojë Shqipërinë.

Ceremonia e shpalljes së fituesit të konkursit letrar “Ballkanika 2011” do të mbahet më 20 janar në Ohër. /top channel
 

Për herë të parë, konkursi kombëtar i fotografisë

Nisur nga ßåßy ღRubrika Imazhe

Postimi i fundit 18-06-2012, 17:42:40
nga Pasion
“Zgjohet” drama shqipe, shpallet konkursi

Nisur nga M A XRubrika Aktivitete Kulturore

Postimi i fundit 17-06-2009, 00:00:08
nga M A X
Konkursi!

Nisur nga INDRITIRubrika Konkurse Letrare

Postimi i fundit 14-05-2006, 11:46:10
nga INDRITI