×

Kush ishte Jusuf Vrioni?

· 1 · 109

Kush ishte Jusuf Vrioni?

· 1 · 109

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-04-2019, 22:36:15
Kush ishte Jusuf Vrioni?
Jusuf Vrioni është një matuf sklerotik më pat thënë Edi Rama. Aman, Jusuf Vrioni ashtu bën për të. Gjitha femrat, më pat thënë Ornela Vorpsi. Shërbëtor dhe servil regjimi, më pat thënë për të Aurel Plasari. E dija që nuk qe kështu, por një gjen bastard midis gjenesh gjeniale qeshte te të gjithë miqtë e mi. Jusuf Vrioni ishte perri njerëzore dhe nuk e kishte këtë gjen që ndoshta përfundimisht ndan sërën nga vulgu. Ishte e fundit specie e tillë edhe për ne në Francë tha Claude Arnaud, një shkrimtar provokativ nga Parisi, në atë kohë homo, fytyra e të cilit ishte abstraksion i gjallë i intelektit:

Ishim në veturë të dy, me Jusuf Vrionin dhe ndalova, pasi përpiqte këmbët, qante dhe thoshte: Kam jetuar shumë, o sa e padurueshme të jetosh kaq gjatë! Doja ta qetësoja, por ishte e pamundur… Jusuf Vrioni ishte i një elegance të rrallë! Vuante nga një egoizëm i shfrenuar tha Ismail Kadare, padroni i tij, sikur i vinte inat që po jetonte! Duhet të gëzohesh, i thosha, në vendin tënd njerëzit gëzohen të jetojnë kaq gjatë… Po ç’jetë është kjo pa rini, pa para dhe pa femra? http://dritare.net/kush-ishte-jusuf-vrioni/
 Nga Mimoza Ahmeti
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super