×

Libri “Petro Nini Luarasi”, në 100 vjetorin e vdekjes

Libri “Petro Nini Luarasi”, në 100 vjetorin e vdekjes

· 2 · 417

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-11-2011, 00:23:53
Nipi i martirit të Rilindjes ‘ Petro Nini Luarasi’, prof. Alfred Uçi , me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së gjyshit të tij, promovoi librin jetëshkrimor kushtuar atij, në një aktivitet përkujtimor që u zhvillua sot në sallën e Shtëpisë së Ushtrisë me praninë e studiuesve dhe akademikëve të tjerë.

Studiuesit e pranishëm, përmes fjalëve të mbajtura në këtë aktivitet përkujtimor, nderuan veprën e Petro Nini Luarasit, njërit prej themeluesve të mendimtarisë shqiptare si dhe njërit prej martirëve të përhapjes së shkronjave shqipe, librit dhe mësimit shqip.

Në librin e prof. Uçit, krahas simbolit të dëshmorit të shkollës shqipe, lexuesi gjen Petro Nini Luarasin si modelin e gjallë të një pune të paepur që lidhet me ngritjen e shkollave me programe mësimore, me punën e qëmtuesit, pastronjësit të gjuhës shqipe.

Mes fakteve dhe të dhënave të reja, Prof. Alfred Uçin sjell qëndrimet e panjohura deri më sot të mendimtarëve të viteve ’30-të, të cilët reaguan ashpër ndaj një gjesti të mbretit Zog. Në festimet e 25-vjetorit të Pavarësisë Ahmet Zogu nuk e kishte përfshirë emrin e Petro Ninit në listën e veteranëve të nderuar, që dekreti mbretëror i quajti "të shkallës së parë".

Mendimet e Zavalanit, Branko Merxhanit, Faik Konicës dhe Fan Nolit, krijojnë një portret të ndritur të këtij mendimtari. Libri përfshin edhe një varg shkrimesh nga Eqrem Çabej, Mahir Domi, Shaban Demiraj, S.Pollo, Z. Xholi, A.Varfi, Siri Shapllo, etj.
(el.me/atsh/BalkanWeb)

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 22-12-2011, 18:38:50
Një libër në 100-vjetorin e Petro Nini Luarasit
Nipi i martirit të Rilindjes, Petro Nini Luarasi, Prof. Alfred Uçi , me rastin e 100-vjetorit të vdekjes së gjyshit të tij promovoi librin jetëshkrimor kushtuar atij, në një aktivitet përkujtimor që u zhvillua dje në sallën e Shtëpisë së Ushtrisë, ku morën pjesë studiues dhe akademikë të fushave të ndryshme. Studiuesit e pranishëm, përmes fjalëve të mbajtura në këtë aktivitet përkujtimor nderuan veprën e Petro Nini Luarasit, njërit prej themeluesve të mendimtarisë shqiptare si dhe njërit prej martirëve të përhapjes së shkronjave shqipe, librit dhe mësimit shqip. Në librin e tij, Profesor Alfred Uçi i prezanton lexuesit shqiptar figurën e Petro Nini Luarasit, si modelin e njeriut që falë një punë të përkushtuar dha kontribut të pashlyeshëm në ngritjen e shkollave shqipe, hartimin e programeve mësimore etj. Gjithashtu, mes fakteve të sjella në këtë libër, Prof. Uçi sjell qëndrimet e panjohura deri dje të mendimtarëve të viteve ’30, të cilët reaguan ashpër ndaj një gjesti të mbretit Zog. Mendimet e Zavalanit, Branko Merxhanit, Faik Konicës dhe Fan Nolit krijojnë një portret të ndritur të këtij mendimtari. /mapo.al