×

“Mein kampf”, Dritëro Agolli flet për debatin: Libri i Hitlerit duhet ndaluar

“Mein kampf”, Dritëro Agolli flet për debatin: Libri i Hitlerit duhet ndaluar

· 8 · 315

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 12-03-2012, 13:14:53
“Mein kampf”, Dritëro Agolli flet për debatin: Libri i Hitlerit duhet ndaluar



“Hitleri e bëri këtë teori bazë të filozofisë së tij, e cila çoi botën në një luftë të përgjithshme”.

“Nuk jam për botimin e librave që nxisin urrejtjen dhe ngjallin një terror shpirtëror”. Kështu shprehet shkrimtari Dritëro Agolli, i cili nuk mund të mbetet jashtë debatit pro dhe kundër botimit në shqip të manifestit politik të Hitlerit, “Mein Kampf”.
Sipas Agollit, në shumë vende të botës “Mein Kampf” është një libër i ndaluar për masat, në një kohë që ai mund të lexohet e të shfrytëzohet nga historianët e specialistët, të cilët mund ta gjejnë atë fare mirë nëpër biblioteka, apo në gjuhë të huaj. Edhe pse ai është i vetëdijshëm për lirinë e botimit dhe të shprehjes dhe që jetojmë në një kohë kur botohet gjithçka, Agolli nuk e sheh të udhës botimin e një libri të tillë. Aq më tepër kur Shqipëria njihet botërisht si një ndër vendet e pakta që kanë mbrojtur hebrenjtë nga shfarosja naziste.
 
Cili është mendimi juaj për librin e Hitlerit, nëse duhet hequr nga qarkullimi, duhet të ndiqet botuesi penalisht apo duhet lejuar?
Në shumë vende të Europës ky libër është ndaluar, sepse aty shprehet e gjithë teoria e Hitlerit e bazuar mbi racizmin, ku trajtohet teoria e racave. Sipas Hitlerit, vetëm raca ariane është e pastër. Duket qartë influenca e Niçes në filozofinë e Hitlerit. “Mein Kampf” është influencuar nga Niçja, madje e ka tejkaluar filozofinë e tij, kështu që për mua, në tërësinë e tij libri është racist dhe nxitës luftërash. Ne, siç na njohin edhe të huajt, kemi mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, i kemi ndihmuar të shpëtojnë nga shfarosja. Ne ishim një nga vendet e rralla të Europës që mbrojti hebrenjtë nga egërsia naziste.
 
Edhe pas 75 vjetësh që është shkruar, ky libër përbën kërcënim e rrezik edhe sot që të lexohet dhe të botohet?
Këto libra në përgjithësi studiohen nga historianët, të cilët e kanë lexuar edhe në gjuhë të huaja, por këto shtypen me tirazh të kufizuar dhe gjendet në biblioteka, por jo për lexim masiv. Por, në kohën aktuale, atë dixhitale, është tepër e vështirë për të kufizuar edhe këto lloj librash, sepse mjetet e përhapjes janë të shumta. Në përgjithësi, edhe si mendim botëror, ky libër vazhdon të jetë i ndaluar në mjaft vende, me sa di unë.
 
Ju vetë jeni që libri s’duhet të përkthehet dhe botohet?

Po të mos përkthehet dhe të bëhet pjesë e librarive, libri është më e vështirë të lexohet pasivisht. Megjithatë, në një kohë kaq pluraliste dhe ku shtypi boton shumë gjëra, dhe akuza ndaj njëri-tjetrit, edhe ky libër të duket si një nga të gjitha. Por, unë personalisht nuk jam për botimin e këtyre librave që nxisin urrejtjen dhe ngjallin një terror shpirtëror, veçanërisht kur ne kemi shpëtuar nga vdekja dhe zhdukja hebrenjtë që ishin në Shqipëri.
 
 
 
Kemi dhe libra të tillë si “Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror” të Samuel Huntington që bën parashikime për përplasjen e ardhshme botërore, megjithatë është pritur mirë edhe pse ka ndezur shumë debate. Nuk ju duket se me librin e Hitlerit kthehemi te censura e dikurshme dhe te “librat e ndaluar”?
 
Por, rasti i Hitlerit është i tillë që teoria që ai proklamon dhe zbatimi i saj përgjaku gjithë botën. Teorinë e tij Hitleri e ka zbatuar dhe ka dhënë efektet e veta, rreth 6 milionë hebrenj u zhdukën nga Gjermania naziste e ushqyer me teorinë e Hitlerit dhe filozofinë e Niçes. Këtu nuk kemi thjesht një teori se si do të jetë e ardhmja e botës, por Hitleri e bëri këtë teori bazë të filozofisë së tij, e cila çoi botën në një luftë të përgjithshme.

Gazeta Panorama

  • Postime: 168
altinmurati
#1 ne: 12-03-2012, 16:40:24
Tashi ca duhet te bejme ne ketu? Duhet te komentojme? Se kjo nuk ishte pytje. Ishte thjesht copy/paste nga i ven tjeter.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#2 ne: 12-03-2012, 16:54:51
Po pra sepse driteroi kerkon te ndalohet libri per Hitlerin ne shqiperi....mendimi yt si eshte tani?

i imi eshte se ky liber edhe pse tregon nje figure tjeter te Hitlerit duhet  lejuar.....tek e fundit njerezit duhet te informohen per te gjitha llojet e perceptimeve

  • Postime: 168
altinmurati
#3 ne: 12-03-2012, 17:08:30
Driteroi duhet te pranoj faktin qe eshte plak dhe te bej 1 muj pushime me nai ishull ne Bahamas.

Nuk ndalon dot cfare duan te lexojne robt.

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#4 ne: 12-03-2012, 17:13:22
Tani ky Driteroi e disa si puna e tij duhet te dine ose ta kene te qarte qe ne 1 lufte historine e shkruajne fituesit si ju intereson atyre.

Mu me intereson te degjoj te dyja palet dhe te dal ne konkluzione sipas asaj qe me duket mua qe eshte e drejte apo e gabuar.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#5 ne: 12-03-2012, 17:23:00
pickerisht edhe une kete them....dy variante dhe krijon nje ide te qarte....na mbyten censurimet

  • Postime: 3137
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#6 ne: 12-03-2012, 17:49:17
E di qe me vjen cudi?

Pasi ne Austri dhe Gjermani, ky liber nuk eshte i ndalur dhe eshte ribotuar disa here. E gjen ne gjithe librarit dhe mund ta blesh ste pengon kush.


Kurse tani vjen ne Shqiperi dhe kapen kot e kot dhe thone duhet ndaluar.

Une i qendroje thenies se Blushit per Berishen.
"Ku di Berisha, cjane librat?!";

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#7 ne: 12-03-2012, 18:26:07
Tani se ka fajin Berisha po Agolli mos u ngaterro gjumasho