×

Nasho Jorgaqi promovon librin "Koha e Kujtimeve"

Nasho Jorgaqi promovon librin "Koha e Kujtimeve"

· 1 · 255

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 21-12-2011, 19:29:00
Personaliteti i letrave shqipe, shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi, promovoi sot në Fier librin e tij "Koha e kujtimeve". Në ceremoninë e organizuar në biblotekën publike të qytetit të Fierit referuesit vlerësuan penën e Jorgaqit, si të artë dhe realiste.

"Me librin e fundit "Koha e Kujtimeve" ku përshkruani personalitetet më të spikatura të botës kulturore letraro e artistike, kujtimet marrin vlera të vecanta, pasi kthehen në model me reflektime rrezatuese për të gjithë krijuesit", tha Sekretari i Unionit të Shkrimtarëve Fier, Petraq Kote.

Ndërsa studiuesi Petrit Ruko u shpreh se , "letërsia e kujtimeve është një nga letërsitë më të lexuara, më tërheqëse në tërë historinë e letrave".

Nasho Jorgaqi ka lindur në qytetin e Fierit në vitin 1931, ku edhe ka kaluar fëmijërinë dhe rininë e tij. Ai është nderuar me një sërë çmimesh në vite; në vitin 1974 është lauruar me Çmimin e Republikës së Klasit të Parë, me Urdhërin " Naim Frashërit i Klasit të Dytë e Tretë". Në vitin 1998 Qendra Ndërkombëtare Kulturore e Krembixhit e përfshin në librin "Njerëz të shquar të shekullit XX.

Në vitin 2000 fiton "Medaljen e artë", nga Institut Amerikan i Biografive, ndërkohë që në vitin 2001 dekorohet me urdhërin "Mjeshtër i Madh" dhe shpallet "Nderi i qytetit", nga këshilli bashkiak.
(ma.ar/BalkanWeb)