×

Rreshta te perzgjedhur... :)

Rreshta te perzgjedhur... :)

· 433 · 28130

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 30-12-2009, 18:29:30
Nuk jane krijimet e mia :D, jane rreshtat e mi te preferuar.. :)
« Editimi i fundit: 30-12-2009, 23:00:38 nga Shejtania e UJKUT »

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 30-12-2009, 18:30:28
Arabeskat e dimrit

E ftohta pa ty, ne xham te shpirtit,
Me ka bere arabeska.

Puthjet e padhena,
dridhen si rabecka...

Zyhdi Morava

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#2 ne: 30-12-2009, 18:31:41
Puthjet e humbura

Ne jerat e mengjesit,
Feshferin kallami.

Puthje te humbura,
Si flutura,
Perplasen pas xhami...

Zyhdi Morava

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#3 ne: 30-12-2009, 18:43:06
I panjohuri im

Duke u ndriçuar prej hënës kemishëverdhë,
Ti, pikturon me sharrat dhëmbëmprehta të vjeshtës,
Të mundshmin takim
Me mua.
Lastarët e blertë të pranverës,
që ende nuk është konfiguruar në kohë,
marrin shkëlqimin e metaltë të pritjes tënde,

natën,
verdhacukja anemike e shndërron në ankth,
derdhur hapësirave.
Krrelat e flokëve të pafaj të
vogëlushes fantazisë sime,
Të cilën,
dëshira jote, e kaplon me dhunë,
dhe e tret në gjirin e ngrohtë të saj.
Ti, “i panjohuri” im i paduruar,
Të kaftën e syve,
prej filxhanit me lëngun e së njëjtes ngjyrë,
ma përplas në fytyrë.
Dhe, jo më kot
Ndërsa honeve të thella të mallit,
zgjat duart e më kërkon.
Lagesh i tëri në dy pika lot.
Krejt natyrshëm kupton se
Hëna,
në garderobën time e vodhi këmishën e verdhë.
Ti
Duke pikturuar dhunshëm
të mundshmin takim me mua,
Kohën dhe hapësirën mallkon,
Fsheh penelat dhe ngjyrat e çmendura të fantazisë,
Nën lëkurën e zbehtë të mospërfilljes…
Padurimisht,
Ankthin e ditënetëve të pritjes, derdh,
Në oqeanin e pafund të dashurisë.

Suzana Zisi

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#4 ne: 30-12-2009, 18:49:10
Si s'të desha pak më shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë..
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak..
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:
"Si s'të desha pak më tepër".
 
Fatos Arapi

  • Postime: 103
  • Gjinia: Femer
Enigme
#5 ne: 30-12-2009, 18:52:43
meqe jemi atmosfere festash ju pershendes me kete poezi te Xhevahir Spahiut :)

    

Nata e Vitit të Ri

O zemra ime, o vetmi,
të pimë sonte, gjithsesi.
Një mall, një dhembje dhemb atje
ku jemi dhe nuk jemi ne.
pas muresh kokë më kokë kurthojnë
harrimin e harrimit tonë.
Po qoftë në Dajt a Monparnas
një shishe vere të ndjek pas.
Sa vlen një gllenjkë e saj nuk vlen
as fama, as froni që shkëlqen.
E tha s'e tha Omar Khajami,
stacioni i fundit: Varri i Bamit.
O zemra ime, o vetmi
Te pime sone, gjithesesi..

  • Postime: 103
  • Gjinia: Femer
Enigme
#6 ne: 30-12-2009, 18:54:01
Pa ty - Ismail Kadare

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.
Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.
C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?
Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

  • Postime: 103
  • Gjinia: Femer
Enigme
#7 ne: 30-12-2009, 18:57:29
Afrohu - Ervin Hatibi

Dua ti harroj sot fjalet
le te flasin vete veshtrimet,
le te flase dora qe dridhet,
ketu mbi kitaren time.

Se kur erret bie nata
nje drite ndizet brenda meje,
njerezit fytyrat fiken,
asgje tjeter s'ndjej vec teje.

Neper jave rrjedh trishtimi
cigaren prape kam filluar
nuk je ndryshe nga te tjerat
vetem une kam nryshuar.

E terhqeh imazhin tend,
dhe veten neper gjume
jemi bashke, por ne agim,
i vetem mbetem une.

Te shoh me qarte kur ti je larg,
afrohu te te dua
dhe nese kjo eshte loje
nuk me pelqen te luaj.

Dicka mire e kam ditur
vajzat vdesin porsi lulet
nje petal qe me solli vjeshta
permbi floke vjen e me ulet.

Te shoh me qarte kur ti je larg...


afrohu ritfolk

  • Postime: 292
  • Gjinia: Femer
Boreas
#8 ne: 30-12-2009, 19:39:12
...Nuk eshte teme gallatash Boreas ...sorry :D

Posto andej nga barkafja   :engjell:
« Editimi i fundit: 30-12-2009, 23:30:23 nga dreamm »

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#9 ne: 30-12-2009, 23:33:24
Gjithckaja ime

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!

Mimoza Ahmeti

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#10 ne: 30-12-2009, 23:38:27
dreamm vargje te bukura qene e ato kot i hoqe  :)

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#11 ne: 31-12-2009, 17:47:27
dreamm vargje te bukura qene e ato kot i hoqe  :)

ahh sorry..mu duken me sh.per te qeshur..
pastaj tema per poezi me humor jane ato te bari.. :engjell:

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#12 ne: 31-12-2009, 18:22:20
une po postoj keto vargje qe i kam te preferuara se me pershtaten me se miri ... mbase jane tamam per diten e sotme dreamm :)

Jeta eshte udhe qe ndonjehere se kuptoj
Sa dhe fundi i saj s'dime ku mbaron
Here na duket autostrade
here ajo shfaqet si rrugice e shkrete

Nga dhimbja e djeshme, jo nuk hidherohem
dhe nuk kam nostalgji per cfare kaloi ne jeten time
Gezimit qe shkoi nuk i gezohem
se iken ne harrese
te kthehet nuk e pres

Mos u genje nga e djeshmja qe shkoi
ajo nuk vjen, dhe po erdhi largoje

Te sotmen jeto
jeten shijo
Te ardhmen kerko

  • Postime: 66
  • Gjinia: Mashkull
MAJMUNI1
#13 ne: 31-12-2009, 21:10:11
me qe bota perpelitej e semure
nga qe demoni e  beri katraure,
tek rrinte mbi front perendia kembekryq
e shullehej brekegrisur
i tha shen pjetrit tja sillte ne gjylq
brinocin kryedocin
te birin e zbuar nga Edeni,demonin kokekrisur

shen pjetri e gjeti djallin ne nje cep
ku thurte plane mizore
ja solli perendis prej dore
kur e pa te jatin plangeprishesi u step, atij idukej prapanica.
nga turpi faqet ju skuqen ju ben me mornica
ai i avitet dhe i flet ne vesh ze meket

baba, erdha, zbathi breket te ti qep.
kur e pa babushi qe i biri per gjilper, pallen kish ber.
u droth, kur mendoi i madhi zot
cdo te hiqte e shkreta vere,
e shtrengoi ushkurin edhe me fort

pa i thot lanetit, kokekrisur.
shporru doc
o pjelle e nemur, brinoc
 me mir brekegrisur
sesa te ma mballoc

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#14 ne: 01-01-2010, 09:53:28
une po postoj keto vargje qe i kam te preferuara se me pershtaten me se miri ... mbase jane tamam per diten e sotme dreamm :)

Jeta eshte udhe qe ndonjehere se kuptoj
Sa dhe fundi i saj s'dime ku mbaron
Here na duket autostrade
here ajo shfaqet si rrugice e shkrete

Nga dhimbja e djeshme, jo nuk hidherohem
dhe nuk kam nostalgji per cfare kaloi ne jeten time
Gezimit qe shkoi nuk i gezohem
se iken ne harrese
te kthehet nuk e pres

Mos u genje nga e djeshmja qe shkoi
ajo nuk vjen, dhe po erdhi largoje

Te sotmen jeto
jeten shijo
Te ardhmen kerko



..vertet e bukur kjo :)..si gjithmone di te zgjedhesh :perqafim

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#15 ne: 01-01-2010, 19:02:35
Naten kur flija, me tha shpirti; "Pi!
Ne gjume e ne Varr s`ka lumturi;
Ngrehu! Sa rron, zbraz Kupa dhe puth cupa."
Ke shekuj qe te flesh ne qetesi...

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#16 ne: 04-01-2010, 19:07:25
Enderr mberritje

E bukur
Mbremjeve te drojtura
Buze detit
Me vargje do mbuloj
Gjurmet
Perpelitur ne endren
E mberritjes.

Te nesermen
Mbushma lumturisht
Me bollekun e kendshem
Te qenies tende.

Alfred Perona

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#17 ne: 04-01-2010, 19:10:18
DUEL

Unë
vizatoj “burgun” tim,
me hallka të metalta errësire.
Kyçem dhimbjesh.
Çelësin flak, në oqeanin e heshtjes.

Ti
kalëron “Muzën” time të ngrirë,
për të çarë shtegun e buzëqeshjes.

Suzana Zisi

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#18 ne: 04-01-2010, 22:40:03
Porsi petale trendafili
qe pikon ves ne flak
per ty zemer e syri
mbushin oqeane gjak.

Bashkjetoj me vdekjen
e rreshqas mbi iluzion
ti me fale heshtjen
me shum ti smeriton.

Si shkum dallge shkrihet
dashuri e vetmuar
ne endra fshihet
ankthit per ti shpetuar.

Nga vdekja smund ta kthesh
as me klonin e klonuar
me gjak do te dehesh
si vampire e shfrenuar.

Nga buzet pa ndjesi
nuk mund te gjesh shpres
e humbur ne dashuri
koha skthehet me ndjes.

Me rroba te kuqe mbuluar
trotuarit i rendon
endet dashuri e vetmuar
si nje drite qe te mundon.

Bej ta ze dhe se arrij
bej ti flas po sme degjon
ndoshta vetem do te rrije
ne det te hapur pa timon..

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#19 ne: 05-01-2010, 11:50:42
Për ty

Ne heshtjen e piset te mbytur nga lumi

...I fjaleve te thena e te pathena

......Mendova për ty

Ne tisin e erret te një nate

...që fshihte dashuri e mekate

......Mendova për ty

Ne syte e fjetur te botes

...që dhe ne dasmen e saj vesh fustan te zi

......Mendova për ty

Kur para syve te mi u shfaqe ti

...Jetova për ty

Kur bota te shembet e te rilinde perseri

...do jem aty

......për ty

...vetëm për ty


Brunilda Zllami

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#20 ne: 05-01-2010, 11:52:58
Se te dua ,
ndaj me duaj
me fal mua
perjetesine.

Do me kesh si engjell kudo
do te fale gjithesine
se te dua, ndaj me mbaj
me fal mua perjetesine
une te fala jeten time
rinine..jeten..dash urine

Brunilda Zllami

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#21 ne: 05-01-2010, 11:54:10
Dikur ishim bashkë

Dikur ne u deshëm
pak a shumë se di
Dikur ishim bashkë
vetëm une dhe ti.

Asgje tjetër s'egzistonte
veç i ëmbli përqafim
trupi yt që më ngrohte
butësisht gjer në amshim.

Dikur ne u deshëm
shumë a pak se di
në jetën time i dashur
sdo të ket tjetër dashuri

Dikur ishim bashkë
sot besnike më është vetmia
duke u endur në errësirë
ëndërroj një çast me ty të rrija.

Brunilda Zllami

  • Postime: 103
  • Gjinia: Femer
Enigme
#22 ne: 20-01-2010, 22:02:46
Rrefim

Nje here te vetme , grua gjer ne pergjerim,
krahun mni tendin pata hedhur,
( e ende ne thellesine e nxirrosur te shpirtin tim
kujtimi seshte zverdhur).

ishte shume vone, si medalje e sapodhuruar
hena e plote shndriste,
solemniteti i nates , si nje lume kish vershuar,
mbi parisin qe dremiste.

ndan mureve , bri portave ne erresire te futura,
tinezisht macet kalonin,
veshet e ndrehur , megjithate , si hije te bukura
ngadale na shoqeronin.
papritur , cliruar ne mes te nje intimeteti te lire,
ne te zbehten kthjelltesi,
prej teje, violine kumbuese, qe vibron ze lire,
e shkelqen vec ciltersi,

prej tehe , fanfare e hareshme, e qarte, harmonjoze,
ne te mengjesit drite,
shpetoi nje note vajtonjese, nje note tekanjoze,
qe me eren u puhit.

si ai femija i imet , i trishte, ishemtuar, i dreqosur,
qe prinderit me qellim,
per turp te njerezve e mbanin te syrghynosur,
fshehur ne nje kantine.

engjell i mjere, kendonte nota me nje ze te vajtuar
ketu poshte ska siguri,
egoizmi njerezor , edhe pse kujdeset per tu grimuar,
tradhetohet nga krenaria e tij.

eshte i veshtire zanati per te qene nje grua e bukur,
dhe puna aq e peshtire
e nje balerine te cmendur , mes kallkanit diku te strukur,
qe buzeqesh si per meshire.

te ngresh dicka mbi zemra eshte e kote , dashuri, bukuri,
gjithshka behet shosh,
gjer kur harrimi per ti shpene ne perjetesi
i hedh ne te tijin kosh.

shpesh e kam sjelle nder mend ate hene te ndritur,
ate heshtje, ate ligeshtim,
bashke me ate rrefim te tmerrshem peshperitur
zemres me besim.

SHARLES BEAUDELAIR

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#23 ne: 29-01-2010, 23:19:38
KUJDES

Nëse një degë këput
mos pyet më pas,
pema si quhet...

Para se dikë të lëndosh,
mundohu të dish,
çfarë duhet...

Alma Papamihali

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#24 ne: 29-01-2010, 23:20:59
RRUGË QË SHKELEN

Kjo rrugë ende më do,
dhe pse çdo ditë e kam shkelur...

Sa rrugë të tilla ka në botë,
që të pafjala kanë ngelur...

Alma Papamihali

 

BIOGRAFIA IME NE DY RRESHTA-imagjinat

Nisur nga MR.DETIRubrika Letrarët e rinj

Postimi i fundit 17-11-2006, 18:35:18
nga MR.DETI
SKANDALOZE: 14 gabime në 14 rreshta

Nisur nga M A XRubrika Gjuha Shqipe

Postimi i fundit 29-07-2006, 07:30:21
nga MUAHHH