×

Rreshta te perzgjedhur... :)

Rreshta te perzgjedhur... :)

· 433 · 28088

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#100 ne: 22-03-2010, 11:23:44
..........."e gjithe jeta me shkoi duke vuajtur si nje kafshez e plagosur nga ndjenja e mangesise dhe humbjes. Po te mos te te perqafoja kaq fort , nuk do te te zemeroja kaq shume dhe nuk do te kthehesha mbrapsht per ta nisur nga e para duke humbur edhe drejtpeshimin qe kisha fituar gjate ketyre dymbedhjete vjeteve. Tani shpirtin ma ka perfshire perseri e njejta ndjenje humbjeje dhe braktisjeje,qe ben te me kulloje gjak cdo pjese e trupit. Ndonjehere mendoj se nuk je vetem ti ajo cka me mungon, por e gjithe bota ".............

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#101 ne: 22-03-2010, 11:28:54
I MUNGUARI

Zot I pangopur qe ushqehesh me timen pagjumesi;
Zot I etur qe ne lotet e mi etjen tende te perjetshme freskon,
Zot bosh qe godet gjoksin time nje grusht guri,
Me nje grusht tymi,
Zot qe me shkreton,
Zot shkretetire, shkemb qe lutja ime lan,
Zot qe heshtjes se njeriut I pergjigjesh me nje
Me te madhe heshtje prape,
Zot I zgavert, Zot I asgjese, Zoti im ;
Gjak, gjaku yt,gjaku, me udheheq.
Gjaku I tokes,
Ai I kafsheve dhe ai I pergjumjes vegjetale,
Gjaku I gurezuar I mineraleve
Dhe I zjarrit qe dremit ne toke,
Gjaku yt,
Ai I veres se ethshme qe kendon ne pranvere,
Zot I zhdervjellet dhe diellor
Zot I ngjalljes,
Yll qe vret,
Flaut I pagjume qe ngre thirrjen e tij
Te embel mes hijeve qe rrezohen,
Oh Zot qe ne festa therret grate e dalldisura
Dhe ben qe barqet e tyre planetare
Dhe vithet e tyre te egra te rrotullohen,
Gjokset e ngurte dhe elektrike
Duke kaluar te cmendurin dhe te zhveshurin univers
Dhe etjen e gjate te nates qe zbret
Gjak , gjak qe me shkelqim barbar akoma te njollos,
Gjak I derdhur ne naten e sacrifices,
Ai I te pafajshmeve dhe I te pabeseve,
Ai I te drejteve dhe I te tuve armiq
Gjaku yt , ai I tendes sacrifice

Per ty ngjitem , zbres, nepermjet races sime
Deri tek pusi I pluhurit
Ku fara ime zhbehet ne te tjere
Me te vjeter pa emer
Per rrafshinat e hirit lumenj te verber.
Te kam kerkuar, te kerkoj
Ne mbremjen e thate, te arsyes rrotulluese shemtire;
Ne endrrat e mbushura me shenja te gabuara
Dhe ne perrenjte e zinj qe shperthejne ne delir;
Mendimi eshte nje shpate qe shkelqen dhe shkaterron
Dhe me pas vetetimes nuk ka asgje
Pervec nje rendjeje per ne pafund
Dhe te takohesh me vetveten perballe ne mur.
Te kam kerkuar . te kerkoj,
Ne inatin e paster te te deshperuarve
Atje ku njerzit per te vdekur pa ty shkojne
Mes nje mallkimi dhe nje luleje me koke te prere.
Jo, nuk ishe ne ate fytytre te copetuar ne mijera fytyra njesoj.
Te kam kerkuar, te kerkoj,
Mes copave te nates ne rrenoja
Ne germadhat e drites qe braktis,
Femija lypes qe enderronne asfaltin me rere dhe dallge,
Bashke me qente e nates,
Fytyra te mjegulles dhe te prera
dhe hap ate shkrete te sandaleve somnabule.
Tek vetja te kerkoj: je fytyra ime ne momentin qe fshihet,
Emri im qe, kur e them, humbet, je zhdukja ime?

Rrofte fjala e erret
Fjala e fillimit,
Fillim pa fjale,
Gure dhe gure, thatesire,
Gjelberim I shpejte,
Zjarr qe nuk fiket,
Uje qe shkelqen ne shpelle,
Nuk ekziston, por jeton,
Ne ankthet tona te zakonshme
Ne fundin bosh te castit
__oh merzitje __,
Ne pune dhe djersa , frut I saj
Ne endrren qe deshton dhe muri qe ndal

Zot bosh, Zot I shurdher , Zoti im,
Loti yne, blasfemia,
Fjala dhe heshtja e njeriut,
Shenja e qarjes, shifra e gjakut,
Forma e tmerrshme e asgjese
Merimange e frikes,
Ane e pasme e kohes,
Hir I botes, sekret I papershkrueshem,
Tregoje tenden fytyre qe asgjeson,
Se do te kthehem ne pluhur,
Ne zjarr te ndyre.

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#102 ne: 23-03-2010, 16:44:27
Thuajse verë

Thuajse verë, dhe djalli
Ende vjen të vizitojë sojin e tij të mjerë,
Në jo vetë dërgon të keqen e tij pafund
Me lajmës, fluturim zogjsh
Që shkruajnë kryq e tërthor qiellit të tijat lajmet e djallit,
Stina qan, mbushur me njoftimet e tij.
Ai ka gjithë fushën tani, zotat shkuan
Kush s’mund ti numërojë farat që mbolli,
Ligji i’a lejon
Dehjet e egra, dhe buzët e tij
Mbajtur në veshin e gatshëm
Për të pëshpëritur, kur ai do, luftën e ndjenjave,
A të shtrijë thashethemin e ndjenjave.
Djalli i mirëseardhur vjen si mik,
Vjedh ç’është e mirë – shkëlqimin e trupit-
Dhunon, largohet si i humbur (amoristi!),
Numuron në grusht
Gjithë sa ka korrur në habi.

Djalli i mirëserardhur vjen i ftuar,
I dyshimtë por kjo shpejt kalon.
Qajnë të rrëmbehen, dhe djalli thyen
Gjithçka që ende nuk është thyer,
E lë atë midis bishtash cigaresh dhe gotash.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#103 ne: 24-03-2010, 13:36:58
Ne jeten time ka qene nje cast
kur une per ty pata nevoje..
jo per te tuat gjeste e fjale,
por ti prane meje te qendroje..

E kunderta ndodhi..ti ike larg..
ato dite dimri te jetes sime
gjithmone gezimet ndanim bashke
Perse me ike...Me braktise..

( Nuk mbaj mend mend autorin e ketyre vargjeve...di qe ka qene kenge e A.Gjoka..
Mu kujtuan per momentin.. ^o))

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#104 ne: 24-03-2010, 13:40:38
Ne jeten time ka qene nje cast
kur une per ty pata nevoje..
jo per te tuat gjeste e fjale,
por ti prane meje te qendroje..

E kunderta ndodhi..ti ike larg..
ato dite dimri te jetes sime
gjithmone gezimet ndanim bashke
Perse me ike...Me braktise..

( Nuk mbaj mend mend autorin e ketyre vargjeve...di qe ka qene kenge e A.Gjoka..
Mu kujtuan per momentin.. ^o))

Dite dimri - Aleksander Gjoka

:)

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#105 ne: 01-04-2010, 09:54:32
Dashuria

Dashuria? C'me vjen per te qeshur!
Ti me puth: akull une, akull ti.
Ndjenja ime, per dreq eshte rreshkur.
Ndjenja jote te cel nuk di.

Ah, ne ate zhuremim sikur t'isha
Si nje here e nje kohe, edhe sot
Si cunak ne padi te humbisja,
T'enderroja me tym ashtu kot.

Te enderroja, po vec dicka tjeter
Qe as toka, as bari s'e njeh,
Qe nuk di si ta quash me emer
se me fjale dot zemra s'e shpreh.

Esenin

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#106 ne: 01-04-2010, 09:57:08
I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
rroj me prangat qe ti me ke vene
po cudi as qelia s'me mbyt
dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
kur ti prangat m'i hodhe ne mish
une i putha duart e tua
eshte rast i pashembullt ta dish
qe xhelatin ta puth a ta dua.

I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
erotim i mire a i lig
hidhmi duart ne fyt, torturome
ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
vec ti eja me shih ne qeli
te perndjekurit tend i vjen mire.

Dritero Agolli

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#107 ne: 01-04-2010, 10:01:18
Dimër

Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...

Poradeci

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#108 ne: 01-04-2010, 10:03:29
Shembja e nje nate dashurie:

Ktheva koken, mbajta hapat
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje..

Xh.Spahiu

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#109 ne: 01-04-2010, 10:11:17
Poezia e humbjes

Ti asnjehere se kupton cfare humb
lodron si nje mace ne hapesiren
e gjelbert te syve te tu,
dhe une i fyer i poshteruar
te pergjoj pas hijes sime,
behet vone, sa vone nga ndarja
une mbi prush thyej shkarpa
si idiot i fryj hirit
ndizu zjarr,
dhe hedh aty lule, shami, vjersha
rrobat e cdo gje qe kam
e ngel nja lakuriq i varfer, zveshur
qe zjarri dot me sme ngroh.
Ti asnjehere se kupton cfare humb
lodron si nje gjethe ne lulishtet pa ane
te syve te tu
por une dua
te te dua
me cdo kusht.

Ervin Hatibi

  • Postime: 1508
  • Gjinia: Femer
TATU
#110 ne: 01-04-2010, 10:12:52
Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#111 ne: 01-04-2010, 10:13:46
Dy hapa larg

Dy hapa larg e vite per t'arritur
atje ku bujarisht fal jeten djell i ndritur
atje ku po na qajne per se gjalli

Dy hapa larg , dy hapa larg metane
pas mureve te lagesht e te erret,
po na vajton liria , qe prej saj na ndane
sepse me fort e deshem nga te tjeret!

Jorgo Bllaci

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#112 ne: 01-04-2010, 10:15:05
Lamtumirë

Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!

Mos qaj! Fisnike zija
kur veten nuk e shpalle
Ashtu nga dashunija
ti vdiqe tue u ngjall.

E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda.

Arshi Pipa

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#113 ne: 01-04-2010, 10:16:44
Andrra e vajzes

Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare
dhe agime t’kaltërta andrrova...

E nëpër kunor lakmish për ‘limtare-
si lulja q’i jep qiellit lulzimin,
rinin ja dhurova.
Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë
të thellë dhe të ndritshm
dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi
Sonte shushurutja e leht’e t’panjohtunit
më treti fare
dhe agimet e kaltërta andrrova..

A.Pipa

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#114 ne: 01-04-2010, 10:18:02
Kam menduar

Kam menduar per nje kohe te vjeter
Ketu era, tek me shtyne, ne gjoks me qane
Kur kam dashur me shume nje tjeter
Kete nate, prape ne mendje e kam

Mos u merzit .Ti ne krahun tim
Une, sekret e mbaje dhe, s'ta them
Kjo ere e cmendur, me s'ka kthim
Por dhe ne kthefte, me s'do kete vlere

Ky mendim eshte i vangullt e pa shprese
Do te mbyllet bashke me vetrnine aty
Pa lene asnje shenje, asnje mbrese
Se, mua s'do me gjeje me Ty!

Leom

  • Postime: 1508
  • Gjinia: Femer
TATU
#115 ne: 01-04-2010, 10:18:31
Kur e di se do të vdesësh

Poezia e fundit

e pabotuar e Teodor Kekos shkruar në spitalin e Selanikut

Kur e di se do të vdesësh
pemët kanë më shumë lule

dhe me shumë yje qielli ka
më të mirë dhe më të çuditshëm
janë njerëzit
që nuk e kuptojnë se hija e trupit të
tyre është vetë vdekja.

kur e di se do të vdesësh
toka është pjellore, si grua,
dhe qielli ta shuan përjetësisht
etjen me shirat e tij
dhe avionët nuk fluturojnë për t’u
rrëzuar,
dhe njerëzit nuk lindin për t’u
bërë nesër të liq.

Më mirë ta dish se do të vdesësh!
lulet lule do të jenë

dhe nuk do të
kundërmojnë me trishtim
dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te
distributori i harruar
të furnizohen falas me besim….

Selanik, 26.5.2002

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#116 ne: 01-04-2010, 10:19:29
Nuk e kam nje fole

Nuk e kam nje fole sonte
Te strukem e gjume te fle
Ti, te me zgjosh, bukuroshe
Enderren, zgjenderr, te ma besh

A te gjej ne zemren tende, shpresen
folene qe e humba
Ie flas me endrren tende
E ta fal besen

Do ta shohesh, do te jem me i mire neser
Kam si te dal para dites
Me folene qe kam gjetur
Zog qe, gjith nates ka fjetur

Porse sante, ku ta gjej nje foIe
te ngrohte e te mire
Ii jashte, ne kete ngrice, me Ie
Paske qene, sa e pameshire

Kam, dy sy, si te qiellit
Yje, qe humbur m'kane, n'pagjetje

Leom

  • Postime: 1508
  • Gjinia: Femer
TATU
#117 ne: 01-04-2010, 10:20:12
Tek luleshitësja

Një burrë hyn tek luleshitësja
dhe zgjedh ca lule
luleshitësja i mbështjell
burri fut dorën në xhep
të kërkojë paratë
paratë për të paguar lulet
por ai vë në të njëjtën kohë
papritur
dorën mbi zemër
dhe bie

Ndërkohë që bie
paraja rrokulliset përtokë
dhe pastaj lulet bien
njëherësh me burrin
njëherësh me paranë
dhe luleshitësja rri aty
me paranë që rrokulliset
me lulet që vriten
me burrin që vdes
sigurisht që kjo është e trishtë
dhe duhet që ajo të bëjë diçka
luleshitësja
por ajo nuk di ç’të bëjë
nuk di nga t’ia fillojë

Ka aq shumë gjëra për t’u bërë
me këtë njeri që vdes
me këto lule që vriten
dhe me këtë para
këtë para që rrokulliset
e që nuk pushon së rrokullisuri.

Jacques Prevert

  • Postime: 1508
  • Gjinia: Femer
TATU
#118 ne: 01-04-2010, 10:20:56
NË MUNDSH


Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humb fillin
e fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
a, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
në durofsh dot thënjet e tua të drejta
në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
t’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
a të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t’vërbon
nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.

Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
me vepra që peshojnë–Dije dhe mos ke asnjë dyshim
se jotja do jetë bota me cka ka brenda
dhe burrë të do jesh, o biri im!

RUDYARD KIPLING

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#119 ne: 01-04-2010, 10:22:08
Gjuha e zemres

Flet natyra në çdo çast në këtë botë
dhe të fshehtën që ka brënda shkoqur thotë,
herë flet me pëshpëritje, mengadalë.
Her’ me fjaln’ e trupëzuar, her’ pa fjalë.
kaq të fshehta i thotë era trëndafilit,
këto thotë dhe rënkimi i bilbilit.
Gjithë sendet dhe ç’përmban kjo gjithësi
nxjerrin shfaqin, kaq të fshehta dhe çudi.
Reja, era, lumi, deti i shkumbëzuar,
malet, fushat dhe livadhet e bleruar,
qielli, yjet dhe të tjera një nga një,
flasin qartë, flasin bukur sa s’ka më.
Prandaj zëmërës kjo gjuh’ i është dhënë
që t’i thot’ asaj të fshehtën e pathënë.
Këtë gjuhë e dëgjojnë dijetarët,
rrugënjohësit e dijes, zbulimtarët.

Frasheri

  • Postime: 1508
  • Gjinia: Femer
TATU
#120 ne: 01-04-2010, 10:22:49
Sergei Esenin

Puthme, moj e dashur


Puthme moj e dashur puthme
Gjer ne dhimbje gjer ne gjak
S’e duron dot ftohtesiren
Zemra ndezur zjarr e flake

S’eshte kupa e permbysur
Mes gazmoreve per ne
Ti nje gje kupto moj mike
Vec nje here rron mbi dhe

Shih ne mes te erresirs
Henen qe shkelqim vershon
Sikur t’ish nje korb I verdhe
Permbi toke fluturon

Puthme de se kalbesia
Kengen time ma kendoi
Ka te ngjare qielli lart
Fundin tim parashikoi

Eh moj force qe venitesh
Do te vdes kjo s’ka dyshim
Vetem dua t’I puth mikes
Buzet gjer ne fundin tim

Qe pa turp edhe pa drojtje
Embelsisht kur t’enderroj
Tok me shushurima vishnjesh
“Jam e jotja” – te jehoje

Qe si shkuma permbi kupe
Drita mos na shuhet ne
Ndaj kendo moj mikja ime
Vec nje here rron mbi dhe

  • Postime: 1508
  • Gjinia: Femer
TATU
#121 ne: 01-04-2010, 10:23:20
Duart e së dashurës, dy mjelma
Kredhur në ar të flokëve të mi.
Anekënd në këtë botë njerëzish,
Kënga s’ka mbarim për dashuri.

Dikur edhe unë kam kënduar
Dhe sërishmi shpirti më këndon;
Fjala vlagë merr në kraharuar
E ndër vargje ëmbëlsisht buron.

Po kur shterr kjo vlagë krejt, dhe zemra
Mbetet si një shkëmb floriri i shkretë,
Vetëm hënë e Teheranit këngës
S’mund t’i japë ngrohtësi dhe jetë.

Unë s’di si do më vejë halli:
Do më djegë Shaga shkrumb e hi,
Apo, kur të plakem, i përmallur
Do kujtoj ç’këndova në rini?

Ka një çap të tij sikush në botë,
A diçka që na pëlqen vërtet.
Një persian, që këngës keq ia thotë,
Kurrë nga Shirazi s’mund të jetë.

Sa për mua dhe për këngën time,
thoni vetëm kaq: do kish krijuar
Këngë më të mira, plot kumbime,
Nga dy mjelma po të kish shpëtua

  • Postime: 1508
  • Gjinia: Femer
TATU
#122 ne: 01-04-2010, 10:23:57
Loti


   Dje per nje kupe me vere
   Me nje husar qendrova
   I heshtur e me shpirtin vrer
   Ne rruge larg veshtrova

   "Perse ne rruge", ai me thote
   "Shikon e nuk ben ze?
   Ti s`ke percjellur gjer me sot
   Ndonje njeri ne te"

   E ula koken i nemitur
   Me duf i peshperita
   "Husar,e shtrenjta me ka ikur..."
   Se thelli psheretita

   Ne kupeze nje pike lot
   Prej syrit sec me
   "Per vajza qan ti foshnje kot?
   Mblidhe veten" trimi me tha

   Husar ti brenge s`pe ne jete
   Nga une pra mesoje:
   "Mjafton nje pike lot, medet,
   Qe kupen t`a helmoje!..."

  • Postime: 1508
  • Gjinia: Femer
TATU
#123 ne: 01-04-2010, 10:24:44
 Ç’ke që më ngërdheshesh? Dorën pse ma tund?
   Ty as nëpër mendje nuk të shkoj gjëkund.

   Kam një mike tjetër, kete, besoj, e di,
   As t’i hodha sytë, as erdha tek ti.

   Dola këndej pari, jo se s’rrija dot,
   Desha vec dritaren të shikoja kot







Mos kafsho ti gishtin kur me sheh ne sy
Dashuroj nje tjeter, nuk kam gje me ty.

E kupton dhe vet e me mire e di
Se kerkoj nje tjeter dhe nuk vij tek ti.

Afer kur te shkova, s'u trondita fare
thjesht te hodha syte, si ne nje dritare.
 

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#124 ne: 01-04-2010, 10:25:37
Kangët e pakëndueme

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme
të cilat ende vuejtja as gëzimi s'i nxori,
të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme
me shpërthye, m'u këndue pa frigë e pa zori.

Thelltë në veten teme kangët e mia jesin...
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t'i vijë dita të gjitha ka me i qitun
në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli valën.

0 kangët që fleni reliktet e mia
q'ende s'keni prekun as një zemër të huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
unë djepi juej; ndoshta vorri juej.

Migjeni
 

BIOGRAFIA IME NE DY RRESHTA-imagjinat

Nisur nga MR.DETIRubrika Letrarët e rinj

Postimi i fundit 17-11-2006, 18:35:18
nga MR.DETI
SKANDALOZE: 14 gabime në 14 rreshta

Nisur nga M A XRubrika Gjuha Shqipe

Postimi i fundit 29-07-2006, 07:30:21
nga MUAHHH