×

Rreshta te perzgjedhur... :)

Rreshta te perzgjedhur... :)

· 433 · 28090

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#125 ne: 01-04-2010, 10:28:39
Ne vetmi

Dua per pak caste nga kjo bote te dal
Ta shijoj vetmine,ta pelqej jeten
Ne hapsiren boshe pak ajer te marr
Dhe per pak caste,ta ringjall veten

E ngre doren lart,per te pershendetur
Por asgje nuk shoh,vetem nje hije
Nga gjithcka e jotja asgje me ska mbetur
Vetem buzeqeshja,si e nje femije

E brishte dhe e pafajshme,buzeqeshja jote
Dalengadale perhkon syte e mi
Nuk do ta nderroja,me gjithckane e kesaj bote
Ate cka per pak caste,ma jep vetem ti

Per pak ate buzeqeshje risille drejt meje
Ta kalojme sebashku,lumin e vetmise
Dhe pas cdo dallge,pas cdo rrekeje
Do ti kerkojme ndihme,motorrit te dashurise

Amarildo Kodracaj

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#126 ne: 01-04-2010, 10:30:01
Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.

Ku vete s’e di , veç s’dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

Agolli

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#127 ne: 01-04-2010, 11:58:00
Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.

Ku vete s’e di , veç s’dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

Agolli

Me pelqen.

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#128 ne: 01-04-2010, 12:07:11
Atje për ty


Kur gjithçka u përmbys,
Dhe dhimbja shndërrohej në të vërtet
Tashmë e kuptova,
Isha atje për ty, përjetë.
Mos më pyet "si ka mundësi"
E di që tashmë është realitet
Kuptova se ekzistoja
Veç atje për ty, plot një jetë.
Planifikoja të ardhmen time
Si bëj gjithmonë
Por kur tashmë mbas shoh
Kuptoj se koha veç për ty shkon.
Ecja nëpër rrugët dimerore
Sikurse edhe sot eci
Dhe jam i ngrirë me padrejtësi
Nga fakti qe atje shpirti im ngeci.
E shoh të shkuarën e jetës time
Tashmë në të ekranit vetmi
Isha asnjëherë unë
Ishe gjithmonë, veç ti.
Ti më dërgoje atje,ti më risillje këtu
Si objekt të thyer që nuk mundem
Dot ta ngjisë
Dhe krijoja forma , objektesh të tjera
Jashtë ndërgjegjes - dëshirës time
Duke e bërë llogjikën e
Të menduarit thërrime.
Haja dhe pija verë, brenda atij trupi
Që mendoja se i imi ishte, por
I transformuar gjithmonë ishte aty
I veshur si arab, i veshur si çifut
Gjithmonë kam mbajtur mask
E kam mbajtur përherë për ty.
Gjëndje triumfante , shpesh i revoltuar
Bota zbret drejt së vërtetës një ditë,
Me gjak e nerv të shkumëzuar
Dhe vdekja është një stil i vjetër
Dhe vdekja është një stil i ri
Gjithmonë kam qenë atje për ty
Gjithmonë i ngrirë në padrejtësi.
E shoh të qartë, kahera e di,
Isha asnjëherë unë
Ishe gjithmonë ti.
Dhe isha atje për ty,
Për ty e dashura ime
Në momentin e së vërtetës,
Ushtar i vet'haruar,
Ku sipas rregullave të lojës tënde
Gjithçka kishte përfunduar

Anjos
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#129 ne: 01-04-2010, 17:48:58
Kundershtareve te mi :D

Ju aq balte po hidhni mbi mua,
sa me balten qe kam permbi trup,
mund te mbije nje dardhe a nje ftua,
nje korije e madhe me dushk

Ne korije dhe dru mund te mbani,
mund te shkoni ne gjah me langonj
Mund te ngjiteni ne peme te hani,
po te doni dhe dardha dhe ftonj

Balta ngrihet mbi mua e pasur,
se mbi balten korija bleron
Trupin tim ma bleruat padashur,
dhe me bete vertete plantacion!

Dritero Agolli

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#130 ne: 07-04-2010, 15:49:48
Dy syve te bukur

Diçka krejt të veçantë ju keni në vështrim
siç pasqyrohet hëna pafund gjolit ndër netë,
bebëza, ku një grimcëz e artë ju ndrin plot jetë
përskaj syve të ëmbël shket si një perëndim.

Duket sikur prej perlës kanë marrë vezullim
E prapë janë më të kthjellët sesa dhe perla vetë,
qerpikët që ju rrahin, me flatrëzën e shqetë
s'e fshehin veç përgjysmë gjithë atë rrezellim.

N'atë pasqyrë flakësh, të mbledhura prej kohësh
gjithë dashuritë mahniten, vetveten tek sodisin,
ndërsa pishtarë ëndjesh pas pak do të shëndrisin.

Aq tejdukshëm janë sa shpirtin mund ta shohësh
mu si një lule e bukur me kupëz të përkryer,
kur përmes një kristali e kemi shëmbëllyer.

Paul Fort

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#131 ne: 07-04-2010, 15:56:57
Nuk dua qe te largohesh
dhimbje, forma e fundit e te dashuruarit.
Une ndjej qe jetoj kur ti me lendon
jo tek ty, jo ketu.. diku me tej:
mbi toke, ne vitin prej te cilit vjen,
ne dashurine me te
dhe gjithcka tjeter qe ka qene.

Ne ate realitet te zhytur
qe mohon vetveten dhe me kokefortesi
pranon qe nuk ka ekzistuar kurre,
qe ka qene asgje tjeter vecse
nje pretekst i imi per te jetuar..
une edhe mund ta besoja;
por me ngelesh ti.

Vertetesia jote me siguron
qe asgje nuk ka qene genjeshter.
E per sa kohe do te mund te te ndjej
do jesh per mua, dhimbje,
prova e nje tjeter jete,
ne te cilen ti nuk me lendoje.
Prova e madhe, atje larg,
qe ka ekzistuar, qe ekziston,
qe me ka dashur, po,
dhe qe po vazhdoj ta dua akoma.

Pedro Salinas

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#132 ne: 07-04-2010, 15:58:11
Menyra jote e te dashuruarit
eshte qe te me lesh qe une te te dua.
Pohimi me te cilin dorezohesh eshte heshtja
Puthjet e tua dine te me ofrojne buzet
qe une t'i puth.

Kurre fjale, perqafime
do te mund te me thone qe ke ekzistuar
qe me ke dashur: kurre.
Ma thone fletet e bardha,
hartat, telefonat, parandjenjat;
ti, jo.

Dhe rri keshtu i perqafuar me ty
pa te kerkuar asgje, nga frika
se mos nuk eshte e vertete
qe ti jeton e me do.

Dhe rri keshtu i perqafuar me ty
pa pare e pa te prekur.
Qe te mos e zbuloj kurre
vetmine e pafunde
te te qenit i vetmi qe dashuroj.

Pedro Salinas

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#133 ne: 07-04-2010, 15:59:23
"Dance Me To The End Of Love" L. Cohen

Dance me to your beauty with a burning violin
Dance me through the panic 'til I'm gathered safely in
Lift me like an olive branch and be my homeward dove
Dance me to the end of love

Oh let me see your beauty when the witnesses are gone
Let me feel you moving like they do in Babylon
Show me slowly what I only know the limits of
Dance me to the end of love

Dance me to the wedding now, dance me on and on
Dance me very tenderly and dance me very long
We're both of us beneath our love, we're both of us above
Dance me to the end of love

Dance me to the children who are asking to be born
Dance me through the curtains that our kisses have outworn
Raise a tent of shelter now, though every thread is torn
Dance me to the end of love

Dance me to your beauty with a burning violin
Dance me through the panic till I'm gathered safely in
Touch me with your naked hand or touch me with your glove
Dance me to the end of love

Dance me to the end of love (with lyrics) - Leonard Cohen

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#134 ne: 07-04-2010, 16:04:43
Ndiz flaken time

Si do te genjeja
çfare genjeshtari do ishja
nese do te beja te besosh
qe kemi arritu majen.

Hajde zemer, ndiz flaken time
jepi mos ki frike, versul flaket e mia
provo te ndezesh natën
momenti i hezitimit kaloi.

Dhe nuk kemi kohe te rrotullohemi ne balte:
duhet vetem te provojme, me e keqja mund te humbim
dashurine tone ne krahet e nje pirgu funeber
jepi zemer, ndiz flaken time
ti ke shkrepsin per shpirtin tim
dhe flakhedhesin per naten.

Mjaft me hezitime,
hedhim poshte balten
dhe luajme ne ruleten e jetes
si fishat dashuria jone e ndezur
hajde zemer, ndiz flaken time
versul flaket e mia
dhe nata do digjet me ne
do isha nje genjeshtar
nje mashtrues
nese do te thoja qe
nuk kemi tjeter gje per te arritur
forca kinge, ndezim gjithcka
duhet te djegim naten.

Jim Morrison
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#135 ne: 07-04-2010, 19:16:07
Xhulit

Nga dashuria qe kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull
Nga dashuria u ktheva sy
Xhind, bohemë, djalosh i rregullt

Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s'u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije
Me to të gjallë e mbajta shpresën
Me to sfidova ankthin në pritje

Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë
Dhe s'u pendova qe aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë


Teodor Keko

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#136 ne: 29-04-2010, 21:52:35
Zemer heshtur,
vullkan vluar,
fjalepak i bekuar,
shpirtvrare nga te mohuar,
legjende e lirise se fituar,
kosovar shqiptar i qete,
shqiptar i Kosoves se roberuar,
rob shqiptar i Kosoves se cliruar,
profet i larguar,
yll mengjesi,
i kombit te bashkuar.


Adrian Dule poezi per I.Rugoven

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#137 ne: 29-04-2010, 21:56:40
DY ZEMRA QË DASHUROHEN


Le të ketë në bashkësinë tuaj vend,
Dhe le të vallzojë në mes fushës, era hyjnore

Duajeni njëri-tjetrin por mos krijoni lidhje dashurie
Le të bëhet ajo det i lëvizshëm në mes brigjeve të shpirt`rave tuaj

Mbushni gotat njëri tjetrit, por mos pini nga gota e njejtë

Jepni njëri-tjetrit nga buka juaj ,por mos hani nga copa e njejtë

Këndoni e luani bashkë dhe bëhuni të gëzuar,
por lejoni që secili të jetë vetvetja
Madje edhe anët e lahutës janë në vete ,edhe pse dridhen me muzikë të njetë

Dhurojini zemrat tuaja,por mos e vendosni njëri-tjetrin nën roje
Sepse vetëm lumi i jetës mund të kënaq zemrat tuaja

Rrini bashkë por përsëri jo shumë bashkë
Edhe shtyllat e tempullit rrinë të ndara,kurse lisi
dhe pishat nuk rritën nën hijën e njëri-tjetrit

Kalil GIBRAN

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#138 ne: 29-04-2010, 23:09:14
Kur pa dashur humbas nder kujtime,
Mos me shih me trishtim e merzi ;
Mos m`u ngrys, moj e bukura ime,-
Koha shkon e me s`kthen perseri.


Por nga mjegull` e kohes se ikur,
Ndodh qe shpesh ndonje ze na jehon
Mallengjenjes, i larget, i mbytur,-
Dhe padashur ne shpirt na trishton.

Jorgo Bllaci

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#139 ne: 29-04-2010, 23:11:10
Ne fshehtazi shkembejme shpesh veshtrime ,
Po sot nje hon i thelle po na ndan ;
Ne fund te tij , si foshnjeze jetime ,
Me dhembje dashuria jone qan.


Pa ditur se perse , pa lot , pa fjale ,
Pa puthje , ne u ndame neper terr.
Pasionet u roniten mengadale
Dhe humben ne nje mjegull plot mister.


Dhe sot , qe me pendim , me mall a vojtje ,
Te shkuaren sikush ne shpirt permban ,
Ne heshtim kryeulur e me drojtje ,
Si vjollca , anes honit qe na ndan.

Jorgo Bllaci

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#140 ne: 29-04-2010, 23:12:17
Nje mbremje si kjo tek shetisnim ,
N`agim te rinise te dy ,
Nga turpi i puthjes s`guxonim te flisnim ,
Nuk shiheshim dot ne sy.


Po sot , pas kaq viteve ndare ,
Kur hasemi rruges te dy ,
A thua nga turpi i puthjes se pare
S`u shihkemi dot ne sy ?

J.Bllaci

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#141 ne: 08-05-2010, 13:07:22
Nuk është se mendimet më jane mbyllur
nuk është se nuk dua të shoh dritë përsëri,
është thjesht, më mungon kjo
kjo që adhuroj..me mungon ti!

Nuk është se fëmijët nuk me pëlqejnë
por vdes morali para syve të mi,
edhe iluzionet e mia vdesin
përpara trishtimit..më mungon ti!

Nuk është se kam harruar që për burrat
të mos tregosh që dashuron quhet trimëri,
nuk është asnjë nga keto por nuk më përgjigjesh
kur të thërras..më mungon ti!

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#142 ne: 03-06-2010, 22:48:11
Si trëndafil më je, moj dashuri,
që hapet në qershor
dhe kaq e ëmbël rrjedh si melodi
që derdhet nga një kor

Si ty moj çupë kurrë nuk kam hasur,
të dua, dot s'përmbahem,
do të të dua ty gjithmonë, e dashur,
gjer detet krejt të thahen.

E dashur, gjer të thahen detet
gjithnjë do të të dua,
gjer guri copa-copa të tretet,
të bjerë baltë mbi mua.

Ah, lamtumirë e vetmja dashuri
ah, lamtumirë për pak
nga fundi i dheut do vija përsëri
tek ty, po t'isha larg


Robert Berns

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#143 ne: 03-06-2010, 22:54:41
EDHE NJË HERË


Faleminderit, nënë,
më rrite të fortë përballë së vërtetës
nënë, faleminderit!

Ti ishe madhështia që më bëri burrë
më mësove të tëharr
gramin e jetës që ndërgjegjën të mos ma zërë,
nënë, faleminderit!

Dhe unë në piedestal
të vura më të fortin gur
një copë të zemrës.


Agim Gjakova

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#144 ne: 03-06-2010, 22:59:05
Per ty

Lekunden pishat nen rete qe ikin
ikin e ikin rete neper shi
une pres te shoh pas reve pak qiell
ashtu sic pres pasditeve , te me telefonosh ti.

Po ti s'dukesh gjekund, ku paske humbur?
ka kaq dite qe pres, dhe bie shi
si mund te jetoj, pa pak qiell te kalter
si mund te jetoj, pa zerin tend, pa ty

Ti do te vish, une e di, do vish patjeter
po une dua te vish tani , neper shi
pastaj rete do te ikin dhe do dale dielli
po une dua diellin te ma sjellesh ti

Drita Como
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#145 ne: 01-07-2010, 20:05:34
Shiu i Marrë

Dikur na bridhte qiejve një shi,
Që veç poetët çmendte po t'i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate.

Filluan të kopjonin veç një varg,
Të kishin të përbashkët veç një metaforë,
Për shembull: "Jam Homeri, jam bust në park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.

Jam rrugë vetëtimash e rrufè,
Jam dhe kostelacion në qiell,
Jam rrap me rrënjët pleksur nëpër dhè,
Jam udhëtar që kam në sup një diell…"

Po nga ky shi s'u lag veç një poet,
Se ishte fshehur në një pyll të dendur,
Poetët e lajthitur në qytet
E qeshnin dhe i thoshin: "Je i çmendur!"

Dhe u mërzit poeti në vetmi,
Se talleshin të çmendurit, poetët,
Dhe luste zotin që të binte prapë ky shi,
Që dhe ai të çmendej si të tjerët.


D.Agolli

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#146 ne: 03-07-2010, 13:26:49
One of my fav.. :)

Te uroj

Te uroj gezimin te kesh gjithmone dike
me te cilin te ndash çdo gje.
Te uroj te kesh kujtime te bukura
ne te cilat te kthehesh me mendje ne momente te keqija.
Te uroj nje nga gezimet e vogla me te mira te perditshme:
te hapesh nje liber qe mban mend mire,
t’i shperfillesh faqet
e te lexosh fjalet e para familjare.
Te uroj pranveren e mrekulline
qe te vertetosh qe eshte gjithmone me mire
se e kishe menduar.
Te uroj lumturine e nje dhurate prej nje femije:
- nje tufe dhembesh luani, te thare,
- nje karamele te lepire pergjysem,
- nje bretkose,
- nje puthje.
Te uroj qe ti te mundesh, te pakten nje here ne jete
te shohesh diçka teper te rralle, te çuditshem e te bukur.
Te uroj malinkonine e nje kopeshti ne dimer,
e mbas muajsh pritjeje, te vegjlit e pare, sythet e pranveres.
Te uroj te mbesesh i mahnitur nga pafundesia,
shumellojshmeria e botes se kafsheve.
Te uroj besimin e nje kafshe te eger,
te zbutur me durim e dashuri.
Te uroj qe ti te mos shohesh dashurine
qe blihet me çmimin e poshterimit.
Te uroj qe ti te mund te gjesh perhere
fjalet e duhura, per te mbajtur larg kryeneçet
e te kesh mjaftueshem force ne gjunje,
qe te ecesh me dinjitet.
Te uroj qe ti te mund te kesh nje zemer plot me dashuri
e gjykime te zgjuara.
Te uroj kenaqesine qe te jesh i deshiruar
e te gjesh dhuraten e perkryer,
te ndiesh parfumin e tokes,
nga lulishtja e gjelberuar.
Te uroj letra,
te nje kaligrafie qe e njeh menjehere,
me nje kaligrafi qe s’e shihje prej vitesh.
Te uroj letra plot me lavderime, plot me inkurajime,
letra me mirenjohje e me dashuri.
Te uroj letra te zhubravitura,
te njollosura me boje, te shkruara shtrember,
por te mbuluara me puthje.
Te uroj lumturine qe te harrosh te shkuaren
e te gjesh fillime te reja.
Te uroj lumturine e ideve,
eksitimin e arsyes,
triumfin e dijes,
pastrimin e pamjes,
hollimin e degjimit,
zgjatjen drejt zbulimeve te reja,
kenaqesine e se shkuares ashtu sit e tashmes.
Te uroj kenaqesine krijuese.
Te uroj lumturine,
por jo lumturine qe arrihet duke mbyllur jashte boten,
as ate ku mohon dashurine vetjake per privilegje:
te uroj lumturine e dhenies se asaj qe ke ne menyren me te mire te mundur,
te rrezikosh per te guxuar, te rrezikosh per te dhene,
te rrezikosh per te dashuruar.
Trajtoje lumturine me miresjellje
eshte nje borxh.


Pam Brown

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#147 ne: 04-07-2010, 22:31:46
Kur një mëngjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"

D.Agolli

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#148 ne: 04-07-2010, 23:36:30
Dalngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.
Dalngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.
Dalngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.
Dalngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di, dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.
E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.
Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe.

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#149 ne: 07-07-2010, 11:46:03
Kur një mëngjes - Dritero Agolli


Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xham
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"
 

BIOGRAFIA IME NE DY RRESHTA-imagjinat

Nisur nga MR.DETIRubrika Letrarët e rinj

Postimi i fundit 17-11-2006, 18:35:18
nga MR.DETI
SKANDALOZE: 14 gabime në 14 rreshta

Nisur nga M A XRubrika Gjuha Shqipe

Postimi i fundit 29-07-2006, 07:30:21
nga MUAHHH