×

Rreshta te perzgjedhur... :)

Rreshta te perzgjedhur... :)

· 433 · 28089

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#25 ne: 29-01-2010, 23:24:57
NËSE S´KE FJETUR

Mbi liqenin e mbrëmjes,
shelgjet panë në pasqyrë
si hëna u zgjua...

Nëse ende s´ke fjetur,
fute hënën brenda,
bashkë me të dhe mua...

Alma Papamihali

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#26 ne: 30-01-2010, 15:59:47
S'TE DUA... NERUDA

s'te... dua vetem sepse te dua,
dhe prej dashurie e mos dashurie vij,
prej pritjes kur nuk te pres,-
prej akullit ne zjarr shkon zemra ime.
Te dashuroj sepse vetem ty te dashuroj,
pa kufi t'urrej-dhe duke t'urryer te lutem,
dhe masa e dashurise sime shtegtare
eshte te mos te shoh
dhe te dashuroj si i verber.
Ndofta do ta djege drita e janarit,
rreze e vertete, tere zemren time,-
duke me vjedhur celesin e qetesise.
Ne kete ndodhi vetem une vdes
e do te vdes prej dashurise ,sepse te dua,
-te dua ne gjak e ne zjarr.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#27 ne: 06-02-2010, 15:55:33
Ne kerkim

Si udhetar i lodhur, endur shkretetires,
Ne kerkim te ujit per ta shuar etjen,
Une bredh pas teje, pas tendes bukuri,
Pas tendes bukuri qe zbukuron dhe vdekjen...

Zyhdi Morava

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#28 ne: 06-02-2010, 15:56:30
Sokëllime

Si ujku ne dimer sokellin prej te ftohti,
Sokellij nga mungesa jote,

Per dite, ka mote...

Zyhdi Morava



ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#29 ne: 06-02-2010, 23:56:58
Njerezit

Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën...

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë peshtyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.

*******************************

S'ka asgje per te qeshur

S'i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire,
Ka gjera lakuriqe qe s'jane te turpshme,
Sic ka gjera te cndershme te veshura mire.

Ja, e verteta rri lakuriqe ngahere
Ja, edhe genjeshtra, me petka rri veshur!
Me thoni: cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s'ka asgje per te qeshur!

Dritero Agolli

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#30 ne: 09-02-2010, 15:30:40
Me falni diçka

Me falni dicka qe me kenaq
si puthja e nanes ne balle;
me gezoni nje here
si gezohet gjethi i njome ne puhi,
me shikoni si hana neper rremba
e kam me u fale gjithcka:

mordjen do te puthi nder buzet e ngrime
dhe ne zgarrat e synit te saj
do te derdhi lot.

Avitu njeri!
Nga palci i urrejtjes deshiroj me dale
si bima prej fare ne pranvere.


Martin Camaj

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#31 ne: 09-02-2010, 15:35:15

DEDIKUAR FEMRAVE....


Fëmija i vogël e pyet nenën: ‘ Përse po qan?
Ajo i përgjigjet ’ Sepse jam grua’
Nënë nuk po të kuptoj!’ iu përgjigj djali.
Nëna e afron kah vetja dhe i thotë:
’As që do me kuptosh ndonjëherë, biri im’
Me vonë fëmija e pyet babain e tij:
’Përse po me duket se nëna po qan pa arsye?’
Të gjitha gratë qajnë pa arsye, kështu  iu përgjigj i ati fëmijës.
Fëmija i vogël u rrit dhe u bë burrë, por prapëseprapë nuk e
kuptoi përse qajnë gratë.
Në fund iu drejtua  Zotit dhe kur Zoti iu lajmërua, e pyeti:
’O Zot, përse gratë qajnë aq lehtë?’
Zoti u përgjigj:
’ Kur e krijova gruan m´u desh ta krijoj të mbinatyrshme.
Ia kam dhuruar supet aq të forta që ta mbajë peshën e botës dhe
njëkohësisht aq të buta që të krijojë rahati...
Ia kam dhënë forcën e brendshme që të përballojë lindjen e fëmijës
dhe mospranimin të cilin shumë herë e përjeton nga fëmijët e saj.
Ia kam dhënë forcën, e cila i ndihmon që gjithmonë të shkojë
përpara edhe atëherë kur të gjithë të tjerët dorëzohen, të kujdeset për
familjen e saj edhe atëherë kur është e sëmurë dhe e lodhur, gjithnjë pa
u ankuar.
Përse qajnë gratë?
Ia kam dhuruar ndjenjat që t´i dojë fëmijët e saj, pavarësisht
se ata ndonjëherë e lëndojnë atë thellë në shpirt.
Ia kam dhëne fuqinë që ta pranojë bashkëshortin edhe
pse ka mungesa dhe e kam krijuar atë nga grindjet e tij që t´ia mbrojë zemrën.
Ia kam dhënë zgjuarsinë që ta dijë se bashkëshorti i mirë asnjëherë nuk
e lëndon gruan e tij por nganjëherë provon forcën dhe vendosmërinë e saj
për të qëndruar pranë tij deri në kundërshtime.
Në fund ia dhurova lotin që derdh, i cili i përket vetëm
asaj që ta shfrytëzojë sa herë që të ketë nevojë për t’i përballuar
sfidat e jetës. Në këtë lot ka me të vërtetë të drejtë sepse askush nuk
mund të përballoje kaq shumë pa thënë asnjë fjalë, sa gruaja në të vërtetë
është në gjendje të përballojë! Bukuria e gruas nuk qëndron në rrobat që vesh, as në linjat trupit dhe as në mënyrën se si i kreh flokët.
Bukuria e gruas qëndron në sytë e saj, sepse ata janë dyert e zemrës së
saj, vendi ku banon dashuria. 
 
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#32 ne: 09-02-2010, 15:44:07
Renia e debores :)

Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend
Se qielli rastesisht s'u mbyll
Se kjo debore qe shtroi kudo
Ne te vertete ra per ty

U projektua cdo kristal
I saj ne qiell te madh diku
Dhe nuk pushoi se reni ajo
Gjersa i gjeti floket e tu

Qe ti ta shkundje me nje gjest
Shkujdesshem krejt e gjithe gezim
Nje nate te tere qielli punoi
me ernat ne bashkepunim

Dhe ne mengjes i zbehte ai,
I ftohte hapej madherisht,
ndersa shetisnim ne te dy
Nen altruizmin e tij te hirte...

Ismail Kadare

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#33 ne: 09-02-2010, 15:46:40
Viktor Hugo
“Lule mbi varr”

Menate, neser kur te zbardhet fush’ e shkrete,
Do nisem. Se me pret, e di qe jam vonuar;
Do shkonj nga pylli dhe mali i perpjete;
Me teper s’mund te pres lark teje i merguar.

Do te bares me syte ne kujtimet kridhur
Pa par’ asgje, pa djer’ asnje shamate;
I vetem, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
Vrerosur, edhe dita do te behet nate.

S’kam per te par’ as perendimin ar e zjarr
As lundrat me pelhura tutje ne lugine,
Dhe kur t’arrinj me gjunje do te ve mi varr
Nje tufe lule borsilok e trendeline.

Perkthyer nga Fan Noli
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#34 ne: 09-02-2010, 15:48:14
Ti qave

Ti qave dhe me the me ze te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa e ditur se te desha

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Atehere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu

Me rrezellinte si smerald merzija,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse secila m'e bukur se tjetra qe

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish...

Ismail Kadare

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#35 ne: 09-02-2010, 15:50:38
HEINRICH HEINE

M'i puthe buzët(e perkthyer shqip)

M'i puthe buzët gjer në dhembje,
Tani duhen shëruar,
Po s'm'i shërove gjer në mbrëmje,
Ta marrim dhe më shtruar.

Përpara ke natën e tërë,
E mira ime, ti!
Ajo çka mbetet për t'u bërë
Është puthja mbushur shpirtësi.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#36 ne: 09-02-2010, 15:51:57
HEINRICH HEINE

Ti vajzë e bukur e peshkatarit (e perkthyer)

Ti vajzë e bukur e peshkatarit
Kaiken nxirr në zall;
Eja ulu këtu pari,
Ku dora ledha fal.

Mbi zemër kokën ma mbështet
Dhe fare mos k'i frikë;
Ti i beson të egrit det,
Ti i beson përditë.

Dhe zemra ime skaj më skaj,
Si deti në stuhi,
Nëpër thellësi të saj
Janë perlat porsi ti.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#37 ne: 09-02-2010, 15:53:57
HERMANN HESSE

Ne mjegull

Sa çudi të endesh në mjegull!
Çdo gur e kaçubë në vetmi,
Asnjë dru s'i sheh drurët e tjerë,
Vetëm gjithkush rri.

Plot miq bota ime pat qenë
Kur jeta kish dritë ende;
Tani që kaq mjegull ka rënë
Asnjërin s'e shoh as më sheh.

I mençur nuk është, pa fjalë,
Ai që terrin s'kupton,
Se si fshehtësisht ngadalë
Nga gjithçka e veçon.

Sa çudi të endesh në mjegull!
Jeta bëhet vetmi.
Asnjeri nuk njeh njerëz të tjerë,
Vetëm gjithkush rri.

ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#38 ne: 09-02-2010, 15:54:18
Tej bukurise

Mbas mjegullës, detit, maleve, fushave,
pas katedraleve ar e shkëlqim,
është vendi im, i vogli fare
i shtrirë, më këmbë, foshnjë dhe trim

I vogli fare me qiej të kaltër
lumenj kokëfortë, detra si loti
ku njerëzit flenë pa bërë kryqin
dhe zgjohen duke thënë: “Dhëntë Zoti…”

Askush atje s’di çfarë vjen nesër
ku do të prehet: në shtrat a varr?
Dhe prapë unë endem kufomë në Londër
Shekspirin shoh me mendjen larg

Në kalendar kryqëzoj ditët
me ankth përgjoj si afron kthimi
Të bëhem prapë njeri atje
ku dihet fjetja, po s’dihet zgjimi

Mbas mjegullës, mrekullisë, magjisë
është vendi im i vogël fare
Si diamant që pret floririn
për ta magjepsur botën e madhe

Teodor Keko

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#39 ne: 09-02-2010, 15:55:37
HERMANN HESSE

Nate vetmitare

Ju, vëllezër të shpirtit tim,
Njerëz të mjerë larg dhe pranë,
Nën këtë qiell me yje pa anë
Që n'ëndërrime gjeni ngushëllim;
Ju të plakur pa një fjalë
Nëpër netë yjezbehtë,
Duarduruar mbaheni ngadalë
Dhe ruani dhe vuani vetë,
Turmë e mjerë, e gabuar,
Lundërtarë pa yll e pa fat,
Të huaj e prapë me mua bashkuar,
Ma ktheni përshëndetjen qe ju jap!

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#40 ne: 09-02-2010, 15:58:24
Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek unë kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithçka.

Tani kerkoj unë poshtë' e lart
Një vend ku ty te te leshoj.
Një strofe a note a një brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnjë varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysmë te gjallë?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Të gjej një fushe a një lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Të te mashtroj ndoshta kështu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do të dimë as ne, askush
Harrim ish ky, a s'ish harrim.
 
I.Kadare
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#41 ne: 09-02-2010, 16:00:28
Mars

Ajri ngrohet nga pak
Po mbasditeve ben fresk.
Mberrijne zogjt befas
Si me teleteks

Ne lajmet e botes
Ka shqetesim jo pak
Mbi catine e shekullit
Nje ylber rri nderkaq

Si mengjes i bruzte
Pa ankthin qe iu prish
Vjen fundi i mijevjecarit
Pa apokalips

Ismail Kadare

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#42 ne: 09-02-2010, 16:01:00
Koha e Pamjaftueshme...

S'kam kohë të harroj shumë gjëra
Që nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për tragjiket e vjetër e shkreptimat
Do t'më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,
Për frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta gratë do të jem duke fshirë
Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt
Para avionit që niset pas pak
I ngarkuar rëndshëm ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?
Ku ta hedh këtë peshë, si?
Me të s'mund të zbres atje poshtë
Por as lart dot s'e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit
Nga mosthënia, nga pengu tragjik,
Një shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do t'ju bëj të gjithëve e do ik.

I.Kadare
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#43 ne: 09-02-2010, 16:04:01
Ti dhe hena

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.

Ismail Kadare

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#44 ne: 09-02-2010, 16:04:53
Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes...

I.Kadare
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#45 ne: 09-02-2010, 16:07:52
Ne kohen kur te desha

Në kohën kur të desha
Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë,
Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij
Mbulonte Pompeun me periferitë.

Por koha shkoi
Tani lava e ftohur
Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave,
Ndërsa mendimet për ty
Plehërojnë
Rreshta poezish të kthjellëta... :(

Ismail Kadare

  • Postime: 147
  • Gjinia: Femer
AMOR
#46 ne: 09-02-2010, 16:13:00
Renia e debores :)

Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend
Se qielli rastesisht s'u mbyll
Se kjo debore qe shtroi kudo
Ne te vertete ra per ty

U projektua cdo kristal
I saj ne qiell te madh diku
Dhe nuk pushoi se reni ajo
Gjersa i gjeti floket e tu

Qe ti ta shkundje me nje gjest
Shkujdesshem krejt e gjithe gezim
Nje nate te tere qielli punoi
me ernat ne bashkepunim

Dhe ne mengjes i zbehte ai,
I ftohte hapej madherisht,
ndersa shetisnim ne te dy
Nen altruizmin e tij te hirte...

Ismail Kadare

mjaft e bukur :)
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#47 ne: 09-02-2010, 19:19:18
Horizonti

Qielli mbi det
deti nen qiell…
Horizonti mes tyre:
Puthje e perjetshme e te dyve!

Timo Flloko

(e adhuroj...)

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#48 ne: 09-02-2010, 19:35:08
Horizonti

Qielli mbi det
deti nen qiell…
Horizonti mes tyre:
Puthje e perjetshme e te dyve!


me 2 :) :)
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#49 ne: 09-02-2010, 19:39:20
 :) :engjell:

Braktisja e Diellit

Dita iu dha Diellit,
e dashuruar
gjer në perëndim...
Por u ftoh,
muzgu ra,
u err...
Më braktise, Diell,
tha Dita,
terr...!

Timo Flloko
 

BIOGRAFIA IME NE DY RRESHTA-imagjinat

Nisur nga MR.DETIRubrika Letrarët e rinj

Postimi i fundit 17-11-2006, 18:35:18
nga MR.DETI
SKANDALOZE: 14 gabime në 14 rreshta

Nisur nga M A XRubrika Gjuha Shqipe

Postimi i fundit 29-07-2006, 07:30:21
nga MUAHHH