Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Charlie
« ne: 01-08-2019, 22:13:52 »

Pak po me domethenje :D

 
Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 30-07-2019, 20:28:01 »

E keqja jone eshte se mund te rrime pa fol..jo pa u dashte

Elhaid C
Postuar nga: Pasion
« ne: 10-01-2014, 17:47:06 »

Kur është ftohtë dhe bie shi
ti je më e bukur
dhe dëbora më sjell më pranë buzëve të tua.
E fshehta e brendshme, ajo që s’lind kurrë,
ti je freskia, dhe unë jam me ty tani.
Nuk i shpjegoj dot vajtje ardhjet,
dhe papritur jam
askund përsëri. Brenda madhështisë.

Rumi
Postuar nga: Shej
« ne: 10-01-2014, 12:17:03 »

Te gjithe thone qe dashuria dhemb, por nuk eshte e vertete. Vetmia dhemb. Refuzimi dhemb. Te humbasesh dike dhemb.
Te gjithe ngaterrojne keto gjera me dashurine, por ne realitet, dashuria eshte e vetmja gje ne kete bote qe mbulon tere dhimbjen dhe qe na ben te ndihemi akoma te mrekullueshem.

Oscar Wilde
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 10-01-2014, 08:52:28 »

Pse duhet ta fshehësh dhembjen? Pse duhet të shtiresh se je në rregull kur e ndien se shpirti po të përplaset në mure të ftohta të mërzisë?
Mos je i pari që fati e ka braktisur? Apo jeton në iluzionin se ti do të jesh i fundit?
Dhembja është pjesë e jotja dhe pa e njohur atë nuk do të mund të njohësh as njerëzit.
Sepse njerëzit këtë bëjnë...
Të buzëqeshin dhe më pas të lëndojnë pa mëshirë.
Prandaj, mos u tremb dhe as mos u ndiej në siklet! Njihe dhembjen tënde, sepse pa e njohur atë nuk do të di as si t'i mposhtësh hipokritët.
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 10-01-2014, 08:49:53 »

Mos ma shpërble dashurinë me heshtje.
Mos ma fyej atë.
Mos vallëzo përreth mërzisë së zemrës që të dashuron.
Mos kërko të të bie në gjunjë.
Mos!
Mos, sepse një zemër e dashuruar i bën të gjitha.
I bën të gjitha, por brenda diçka thyhet.
Thyhet përgjithmonë.
Fundoset brenda vetes.
Prangoset në dëshpërimin e pafund.
Mos ma shpërble dashurinë me heshtje!
Gjithçka...
Por vetëm heshtje jo.
(A.R)
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 30-12-2013, 15:07:38 »

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh...
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh...

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh...
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë...
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë...

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon...
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkend e çmon, por veç sa meriton...
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda
me vepra që peshojnë
dije dhe mos kij asnjë dyshim,
se jotja do të jetë Bota, me ç’ka brenda,
dhe BURRË do të jesh, o biri im!


Robert Schvarc
Në mundsh...
Postuar nga: dreamm
« ne: 29-12-2013, 12:53:14 »

'' Lamtumirë '' - Robert Burns

E dashur, lëri orët e ndarjes të pikojnë vetminë mbi ne,
le të numërojmë çastet e humbura të vetëm
dhe shpirtrat le ta kuptojnë nëse gjetën
tek njeri-tjetri ndonjëherë strehë..

...Pra, le të endet dhimbja në shpirtrat tanë egoist,
le të thyhet amalgami i fundit që na bashkon !
Ti mos qesh kur të më shohësh duke qarë si femijë
sepse dashuria e patrembur burrërine e rrëzon !

Lamtumirë...lamtumi rë e dashur
tani pas po shkoj të numëroj orët e lumtura bashkë
po shkoj të numëroj puthjet e përmalluara
kohën time askush nuk do ta vras !

Veç ca puthje do vjedh për buzët e dëshpëruara
...Sigurisht ti në një zjarr tjetër je duke u ngrohur
në një zjarr përkedhelish që trupin ta ftoh
por gjithsesi unë të fal, të fal kur ti mizorisht vetveten lëndon

Heshtja le ti thyejë dyert e harrimit
që kujtimet me ty mos ti harroj asnjëherë...
Me uisky le të dehem ta pi vetminë e gjatë
Të çirrem, të ulëras, të mallkoj.....Lamtumi rë prapë...
Postuar nga: dreamm
« ne: 29-12-2013, 12:30:41 »

Aty, mes asaj nate,
ku s'ka një yll të ndrijë,
Në skutën ku e vdekur gjithçka ngjason tani,
Shpirti ndien akoma diçka të regëtijë...
Je ti, kujtim i shenjtë, që fle,
Je ti, je ti!

Viktor Hygo
Postuar nga: dreamm
« ne: 29-12-2013, 12:27:04 »

Atje, pertej idese
Te se mires e se keqes,
Gjendet nje fushe.
Do te takohemi atje.

Jelaluddin Rumi