×

Rreshta te perzgjedhur... :)

Rreshta te perzgjedhur... :)

· 433 · 28091

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#50 ne: 10-02-2010, 16:41:58
Lamtumire

Miku im i shtrenjte, lamtumire!
Ty ketu ne shpirt te kam ta dish!
Fati po na ndan sot pa meshire
po diku do te shihemi serish.


Lamtumire, mik, pa fjale e lote!
Vetullat t'i ngrysesh s'ke perse:
Vdekja s'eshte e re ne kete bote
As te rrosh nuk eshte gje e re!

ESENIN
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#51 ne: 10-02-2010, 20:21:34
Nga qielli u shkeput nje yll dhe ra
Pertej detit, larg ne erresire.
"Vellezerit e perzune," - gjyshja tha,
"Se s'ish per ta vella dhe shok i mire..."

Dritero Agolli

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#52 ne: 16-02-2010, 00:12:09
Djali pa nanë si nata pa hanë

Pra 'i djalë i vorfen kuej nuk i dhimet,
Kur, si mue t'shkretin, t'a mlojn mjerimet?
Teper shpejt bora, tuj ra n' vorfunim,
Njatë qi per mue ish' diell n' agim.

Emnin e kandshem m'i a ndie kot prita
Njasajë qi n' kobe do t' m' ishte drita:
Kuej nuk i dhimem, askush s' m' kujton,
Sado qi zemra vec gjak m' pikon.

Kur, un i mjeri, rrijshe tu shpija,
Me nanë, me moter, ah! sa dashtnija
Vlote n' ket zemer, qi sot s'ka gzim,
Vetem pse nana m' la n' ket vorfnim.

C' at ditë qi e bora, mue s' m' knaqë natyra,
Nder gzime t' shekllit nuk m' qeshet ftyra;
Kurr s' m' hiqet mendjet kur nana m' tha:
T' laca me Zotin! - e diq e m' la.

Ah! se fort m' dote, se fort m' pat gzue,
Sa gjallë, e mjera, rrite me mue!
Por qe, se une nanen sot ma s' e kam;
Un nafakpremi, c' se i vorfen jam!

Kur, n' agim t' ditve, m'ra me shtegtue,
Si dola shpijet, tuj u largue,
E kqyra s'mramit e aq m' permalloi,
Sa dysh mue zemren, dysh m'a coptoi.

E kush kalote at ditë bri meje,
At ditë qi dhima m' kish xjerrë mendt kreje,
Thote perajshem: Paska metë shkret!
Zot, njitja doren, majen ti ngiet!

C' at ditë, si zogu, larg fluturova,
E n' dhe t' panjoftun treta, u largova;
S' desht kush me m'kqyrun, s' diejta kue' i flas,
Nji dorë ndimtare c' at herë s' m' u qas.

E kur vetmija mue m' lodhte naten,
Un n' gjuj u ulshem, thojshem uraten;
Kujtojshem nanen para Tenzot,
E syt m' u mushshin gjithherë me lot.

Ah! po, kujtimet e asajë dite
Uratë e kandshme ti m' i persrite:
O nanë e dashtun, a thue t' thrras kot,
C' se fusha e mali me za t' em lot?

Ah! po, se dhima zemret nuk m' shkepet,
C' se gjithkund nanen me e lypun m' nepet;
Do t' m' mysë mjerimi, s'kam si gjallnoj,
Pse deka e nanës zemren m' a imtoj.

Por, ndale vajin, jeto pa droje,
Mendo se drita prap do t' agoje,
Kur nder Qiell t' epra Zoti tash t' thrret:
Rrethue me lule, nana aty t' pret.

Ndre Mjeda
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#53 ne: 16-02-2010, 13:14:23
Gurra dhe oqeani

Gurra qe lart nga shkembi qan
E bie mbi det si pika loti
I pameshirshmi oqean
I flet: "Moj qaramane, c'do ti?"

Furtuna e tmerri une jam
Mbaroj atje ku fillon qielli
"O Pikel, e c'nevoje kam
Per ty, une i Paani, i Thelli?"

Perulesisht te njelmtit hon
Ja kthen atehere gurra e delire:
"Qe te te jap cfare te mungon, -
Ca pika uje per te pire..." :D

Viktor Hygo

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#54 ne: 16-02-2010, 14:29:50
Para Elegjisë

Një ditë do t'i marrësh në gji
Gjethët e rëna të stinëve të tua
Dhe do të kërkosh kot vetën
Shtigjeve të harruara të një moshe
E nuk do të kesh më as flokë ere
As shikim ylberi ta matësh fillin
Dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër
Një dit do t'i shpalosh vjetët tua
Si pajën e nusës së vdekur
E do të numrosh fluturat e shkruara
T'agsholeve t'prenduara
E s'do të kesh ma as zjarr në buzë
As lot në sy të qeshën ngohtë
Të qajsh rrejshëm dhe ti manihtësh
djelmoshat

Një dit do t'i hash buzët e tua
Gjurmët e tua do t'i pështysh
Dhe secilin muzg do ta pagëzosh
Me nga një pendim që dhemb
E s'do të kesh më as sy deti
As hap të hedhur sorkadheje
Të shohësh si t'përqeshin gongjet
Dhe të ikesh prej hijës sate

Azem Shkreli

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#55 ne: 16-02-2010, 14:32:07
Atdheu eshte dhimbje

Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode

A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!


Bardhyl Londo
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#56 ne: 16-02-2010, 14:33:31
Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!

:O
Shume e bukur! :(

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#57 ne: 16-02-2010, 14:35:13
Eja trishtim

Eja trishtim ,
Eja me hapa fletësh që biën nga degët,
Eja me hapa shiu qe këputet nga fletët...
Eja trishtim ,
Eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje,
Eja me hapa zemrash që rrahin më dhimbje...
Eja , trishtim,
O preher i ëmbël qe nuk më braktise kurrë,
O strehë e qetësise sime,
O ëndërrime të mia,
O gji i shpresës sime.
Eja , trishtim,
Trishtim ,
Eja.


Bilal Xhaferi

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#58 ne: 16-02-2010, 14:36:11
Vdekja e Nënës :(

U zvogëlua nëna dhe u tretë e gjitha,
U bë si pulëbardhe e lehtë
Dhe nje mëngjes pa zbardhur ende drita
Rënkoi e fluturoi mbi retë

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, pastë ndjese!
Vec ndodh që vale e endrrave të trishta
E sjell në breg te shtratit tim si shpezë.

Dritero Agolli

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#59 ne: 16-02-2010, 14:37:22
Shembja e Nje Natë Dashurie

Ktheva kokën, mbajta hapat
Binin tjegullat, binin trarët,
Binte qielli i një nate dashurie.
Atje mbi papafingo, pranë yjeve e pata puthur,
Shembën yjet tani, bëhen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy të zgavërt,
S'ka mure me plasaritje të etshme,
Skelete fjalësh në gjysmërrësire,
Skelete ëndërrash, premtimësh të nesërme.
Ngrihet tymi si një mjegull e bardhë,
Një grusht eshtrash të një nate germadhe.
Në cep të rrënimit
Dy burra po pinë qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulërijne brenda meje xhindet,
Edhe pak e llava do te dalë jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashë
Mos u kthe ne harrim, me tha;
Botës i falëm një natë dashurie
Dhe kjo s'është pak.
Një natë. Dhe çfarë nate!
Dora mbi sup,
Hëna mbi mal,
Qielli i kaltër i botës mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte një natë e paemër,
Siç ishin të paemërt yjet.
Kini mëshirë, mos e shembni atë natë!
Është renkimi im apo klithma e saj?
Kini mëshirë, kini mëshirë!
Ajo ishte një natë dashurie
Që kurrë s'duhej të kish gdhirë.
Kini mëshirë,
Në mos po atje nën gurë,
Nën peshën e natës së shembur do te shembem,
I vrarë jo nga urrejtja, po nga dashuria,
Që, përjetësisht quhët dhembje.

Xhevahir Saphiu

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#60 ne: 16-02-2010, 14:38:24
KUJTIM I LARGËT

Pranë meje sikur zhurmon deti
dallga rreh pisten me trishtim
sirenë e largët i mbyt fjalët
që dikur thamë me përgjërim.

Në dimër keq i rigoi shiu
hëna gjysmake i qëndroi ftohtë
eger mbi to vërshoi veriu
dielli me rreze pak i ngroh.

U thyen keq degët e plepit
me drithërime ranë përdhe
dy zogj të mardhur shanin dimrin
se i kish lënë pa fole.

Grepat e orës nuk lëvizën
nga çasti kur u ndamë bashkë
pranë njëri-tjetrit ngrohtë rrinin
se ngrica kishte zënë jashtë.

Kjo stinë e gjatë me egërsi
çdo gjë e shkeli brutalisht
gjurmët që lamë përmbi rërë
a do ti gjejmë vallë sërisht?


Kolec Traboini

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#61 ne: 16-02-2010, 14:39:45
Dy buzë...

Dy buzë të kuqe,
Dy dëshira të flakta,
Që afshin ma thithën,
Gëzimin ma fikën,
Si fantazma hikën
Ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
Dy dëshira të flakta,
Që afshin ma thithën
Në buzë kur mu njitën
Andjet m'i trazuen,
Zemrën ma tërbuen,
Trurin ma helmuen
E në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
Bukuri fatale,
Të një gruaje stërzane
Një pjsë zemre më nxorne,
Një pranverë të tanë më morne
Dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
Dhe dy lote të mija
Qenë shenja të dhimbjes,
Kur më vrau bukuria,
Kur më zu dashunia
E më dogji rinia.


Migjeni
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#62 ne: 16-02-2010, 14:40:19
Ne mundsh

Ne mundsh ta ruash arsyen kur bota e humbet fillin
E fajin ty ta hedh-dhe vetes t'i besosh,
Sa here te te dyshojne e s'te perfillin,
Por edhe gjykimet drejte ti gjykosh...
 
Ne mundsh te rrish ne pritje nga pritja pa u lodhur
 A kur te urrejne,urrejtje te mos ushqesh
Madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur,
 Ne thjeshtesi me to pa rene ndesh
 
Ne mundsh te mendosh por jo gjer ne shkaterrim,
Te enderrosh por jo si rob enderrimesh
Dhe t'i dallosh njelloj e pa dallim
Ngadhenjim e shpartallim-burim mashtrimesh...

Ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
Ne kurthe per trutharet, kopuket te t'i ngrejne,
Ti shohesh te thyera gjerat me te shtrenjta
 E prape t'i rindertosh me vegla qe nuk vlejne...

Ne mundsh fitoret qe ke korrur t'i flijosh
Si ne kumar ne nje te vetme loje
Te rrezikosh, te humbasesh e prape t'ia fillosh
Dhe humbjen kurre te mos e zesh me goje...

Ne i detyrofsh dot muskul, nerv, puls e zemer
Te te sherbejne dhe kur gjithcka te duket e kote
 E te qendrosh kur s'ke asgje vec vullnetit,
Qe vec fjalen "QENDRO" gjithnje te thote...

Ne mundsh te flasesh me maskarenj, por nderin tend ta ruash
 A te ecesh perkrah mbretit pa krenari qe te verbon
Nese armiku apo miku s'te bejne dot te vuash,
 Dhe gjithkend e cmon, por vec aq sa meriton...

Ne mundsh t'i mbushesh ti minutat aq te renda
me vepra qe peshojne
Dije dhe mos kij asnje dyshim
Se e jotja do jete bota me cka brenda
Dhe burre do te jesh, o biri im!!

Rudyard Kippling
(shqiperoi Robert Shvarc)

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#63 ne: 16-02-2010, 14:41:38
Pa titull

Mes territ ngjitem kodrës fill i vetëm,
mundimin shtyj më kot dhe me përtim.
Po lehin rrotull qentë… U lehin yjeve.
Unë territ çaj e ngjitem me nxitim.
Pse të nxitohem kur do kthehem prapë?
Një yll u dogj diku në gjithësi…
E ftoht' kjo mbrëmje vjeshte… Në të ngjitur
Unë po mendoj atë që s'di njeri.

Po kthehem… prush janë yjt' te qiell i lartë,
si vatër e madhe Durrsi tej po ndrin.
Kam ftohtë… te qielli nuk i ngroh dot duartë.
Të ngrohtët e qytetit s'më arrin.
 
Kasem Trebeshina

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#64 ne: 16-02-2010, 14:43:02
Per ty

Lekunden pishat nen rete qe ikin
Ikin e ikin rete neper shi...
Une pres te shoh pas reve pak qiell
Ashtu sic pres pasditeve , te me telefonosh ti

Po ti s'dukesh gjekund. Ku paske humbur,
Ka kaq dite qe pres. Dhe bie shi...
Si mund te jetoj, pa pak qiell te kalter
Si mund te jetoj, pa zerin tend, pa ty

Ti do te vish, une e di, do vish patjeter
Po une dua te vish tani , neper shi
Pastaj rete do te ikin dhe do dale dielli
Po une dua diellin te ma sjellesh ti

Drita Como

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#65 ne: 16-02-2010, 14:44:34

Vrull

Zogj të bukur këndojnë me hare,
po zemra do t'më plase mua në gji.
I helmuar e shkoj jetën te ky dhe,
mërzitem në katund, në vetmi.

Hapet përpara meje deti i shkëlqyer,
që zgjon në trutë e mi mendime shumë,
e shqetësimi zemrën time çjerr,
aq sa vetëm pushoj kur bie në gjumë.

Arbëri matanë detit na kujton,
se ne të huaj jemi te ky dhe.
Sa motë shkuan! E zemra nuk harron,
që nga turku mbetem pa mëmëdhe

Zef Serembe

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#66 ne: 16-02-2010, 14:46:35
Dy buzë...

Dy buzë të kuqe,
Dy dëshira të flakta,
Që afshin ma thithën,
Gëzimin ma fikën,
Si fantazma hikën
Ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
Dy dëshira të flakta,
Që afshin ma thithën
Në buzë kur mu njitën
Andjet m'i trazuen,
Zemrën ma tërbuen,
Trurin ma helmuen
E në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
Bukuri fatale,
Të një gruaje stërzane
Një pjsë zemre më nxorne,
Një pranverë të tanë më morne
Dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
Dhe dy lote të mija
Qenë shenja të dhimbjes,
Kur më vrau bukuria,
Kur më zu dashunia
E më dogji rinia.


Migjeni

e adhuruara ime nga "Migjeni" :) :)

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#67 ne: 16-02-2010, 14:48:17
Ku ta gjej une eren tande?

Ehu !…Pyetje ishte kjo për të bërë.
apo të gjithë kërkojnë nga dashuria ?..
Ahere thashë : - do bëj një pyetje jo si të tërë !
Një pyetje « bombë », nga ato që bën mënçurija.

« Ku t’a gjej unë erën tënde !?…. »
dhe si shuplakë, pyetja në vesh më flakëroj.
Këto janë intervista! – mendova, - që dalin prej zëmre…
Tani forca, përgjigju!… se koha kaloj!

E vura gishtin tek plaga e sapohapur
Arrnuar me fasho psherëtime dhe malli
E prekja pa mëshirë plagën e përgjakur
Që përgjigja të dilte e sinqertë…e jo nga halli.

Kërkoja të nuhasja erën time vetiake
dhe aty brenda shpirtit përgjigjen të mirrja…
çudi…përpjekjet e mija dështake
nga thellësitë e shpirtit erën tënde nxirrja!

Përse më bën pyetje ti zogu i pranverës
Që strukesh pranë meje e lumtur!?
S’e ndjen erën time që rri prapa derës
dhe pret e rrënqethur një fjalë, për t’u futur?!

Rrëmo plagët e tua që kullojnë dashuri
Pastaj vur melhemin e mallit të përzhitur!…
Dhe pyetmë e dashur, pyetmë përsëri:
- ku t’a gjej erën tënde, nga largësija…grisur!

Tani prit përgjigjen, se më duket e gjeta!
Kërko erën time, tek endrrat e tua!
Të fal të gjitha netët që askurrë nuk i fjeta!
Se erën e përbashkët e ke tek fjalët TË DUA!

Agim Doci

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#68 ne: 16-02-2010, 14:48:58
Me2 Dreamm :)

Lodra e dashurisë


Kërkova
Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.

Shijova
Cupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s’thahen dot.

Kuptova
Dashurinë
Që lot –
Kur shemb! o Zot!

Lasgush Poradeci
    

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#69 ne: 16-02-2010, 14:50:41
Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina.

Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.

Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.

E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une.

Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une

Ervin Hatibi

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#70 ne: 16-02-2010, 14:52:58
Lart, Shqipëri,
ti je e zonja,
nga lufta sot mos ndalesh;
me trimëri
porsi shqiponja
armiqve mos iu falesh.
Me sa mall e sa dëshirë
Atë ditë po e pres,
që edhe unë atje i lirë
pranë prindërve të vdes!

Asdreni
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#71 ne: 16-02-2010, 14:53:59
Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina

...

Vargje gjeniale per mendimin tim.

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#72 ne: 19-02-2010, 23:24:44
Tinguj...

Ofshame dritheruese,tinguj lumturie,
puthje perveluese,ndjenja dashurie,
prekjet me te buta trupin e pershkojne,
fjale mallengjyse,shpirtin ta pushtojne....

Trupa te djersitur,arome kenaqesije,
shtrengim....trup i vetem..bekim perendije,
çaste mrekullie,asgje mekatare,
momente magjike,bote enderrimtare...

Sy te mallengjyer,shkelqimin shijojne,
floket mbi çarçaf,fillojne dhe vallezojne,
duart qe te prekin dhe ne qiell te shpien,
fytyra qe ndrisin...pika djerse bien...

Lediana Kapaj

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#73 ne: 19-02-2010, 23:25:47
Pak vënd..


Ah yll i bukur i hapësirës,
me vellon tende po më tërbon,
a e mban mënd sa të kam folur,
a ma sheh shpirtin sa shumë rënkon?

Ushtar i fatit me plagë të thella,
e gjunjëzur për dashuri,
nga ty kam pritur e përlotuar,
një drite,një shpresë,një ngrohtësi.

Nga lart me dhimbje më ke vështruar,
po s'jam e vetme në këtë botë,
pale sa lutje do kesh dëgjuar,
pale sa brenga do ketë kjo tokë!

Jam mrekulluar nga qielli kaltër,
që si një nënë ju mban ne gji,
i artë,i bukur....me dritën tënde,
si perëndi në "Gjithësi"...

E kam lakmuar tek ti një vënd,
në këtë planet jam dëshpëruar,
më lër të vij...në "detin" tënd
e mjerë po ndihem ...Sa e hutuar...!!


Lediana Kapaj

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#74 ne: 19-02-2010, 23:28:22
Malli për ty!


E mata rrugen me sy,
po shpirtit e vogel,e vogel i dukej,
papritur qante dashuria dhe thelle ne zemer me strukej,
vrapoja me syte e perlotur,
fytyren tende diku po kerkoja,
e heshtur kjo rruge e kalldremte,
nuk dija as vete se ku shkoja...

Dashurine kerkoja ta jepja,
ta nxirrja mos vyshkej te une,
lumturine me ty do te doja,
vrapoja mes loteve si lume,
kenaqesi donte shpirti i vrare,
ngrohtesia.. sa shume i mungonte,
fluturoja ne rrugen e erret dhe nata e zeze me mbulonte..

Dhe doja te prekja pak floket,
te puthja shume gjate si dikur,
dhe doja shume fort te pushtoja,
te thoja qe ndjenja seshte gur,
dhe doja te ecja prane teje,
te flisja,te flisja shume gjate,
dhe doja mos kish largesi,
kjo pritje pse duhet te zgjase!

Dhe doja aromen e trupit,
ta ndjeja dhe lehte ta shijoja,
te puthja une buzen e nxehte,
shkelqimin e syve mendoja,
do doja te vdisja prane teje,
do doja ne paqe me ty veç te isha,
do te jepja gjithcka nga vetvetja,
po vetem kete mall, ket' dhimbje mos kisha...

Lediana Kapaj
 

BIOGRAFIA IME NE DY RRESHTA-imagjinat

Nisur nga MR.DETIRubrika Letrarët e rinj

Postimi i fundit 17-11-2006, 18:35:18
nga MR.DETI
SKANDALOZE: 14 gabime në 14 rreshta

Nisur nga M A XRubrika Gjuha Shqipe

Postimi i fundit 29-07-2006, 07:30:21
nga MUAHHH