×

Rreshta te perzgjedhur... :)

Rreshta te perzgjedhur... :)

· 433 · 28092

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#75 ne: 22-02-2010, 15:29:22
Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.
Me duket sikur shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime
se largu ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.
Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta ...
tani levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre
Eshte cudi kur je femer
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryne shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhate mohimit
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hijepret nje vazhdim,
nje lindje femije buze detit ku i vjen per te qare,
per te qare,ngaqe se si eshte, eshte me barre.

Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre

Mimoza Ahmeti

Per te gjitha ato qe jane bere nena ne jete. :)

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#76 ne: 24-02-2010, 15:26:43
Ne qe marrezite tona ia perplasim henes ne ftyre!
Ne qe realitetit i pervidhemi te kamofluar
Ne qe i fshehim ndjenjat me hipokrizi te ndyre !
Ne qe gjithmone kemi gabuar...
Ne qe nuk e degjojme zemren tone kurre
Ne qe per te tjeret behemi ure!
Ne qe ne hene te cmendur fluturojme..
Ne qe rrime gjith kohen te trishte
Ne qe prej lumturise kemi frike!
Ne qe filozofer na ke bere kjo jete ...
Ne qe nuk jemi kurre te qete ....
Ne qe dicka duam ,por nuk e dime kurre se c duam!
Ne qe vuajme dhe s e dime perse...
Ne qe jemi kaq unik dhe s ka te tjere si ne !!
do te vazhdojme rrugen qe kemi nis dhe s kemi per ta kuptuar kurre pse!!

ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#77 ne: 24-02-2010, 17:45:05
Një Vajzë

Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi

Krenar që ty "të shtiu në dorë"
Gjith' shokëve emrin tënd ua tha
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata

Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.

Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."

Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
"Ah, njëlloj janë të tërë djemtë"

Të dyja t'ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t'marrë

Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s'do të të venë re.

Atje ku t'ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."

Ismail Kadare

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#78 ne: 01-03-2010, 11:39:57

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#79 ne: 03-03-2010, 21:27:25
Nuk e di pse vargu....trishueshë m dhe me lot u shkrua
se kuptova as vetë ndjenjën,si tinzare u largua,
nuk e di pse qënia ime,në labirint lotësh u kthye
nuk e pashë kur vetë trishtimi...kapardi sur ish në krye!


Nuk i ndjeva më gjymtyrët, mpirja seç më kish zaptuar
rimën doja...të ushqeja,nëpër netë më kish munguar,
djajtë gërryenin shpirtin tim dhe sekretin ma perfolnin
luanin,qeshnin, sipër meje, me mërzitjen më mallkonin!


E përbuza të kaluarën, vitet, ëndrrat më kish marrë ,
plot kujtime zemrën vrisnin, vetëm ndihesha..Isha vrarë!
Pyetjet thellë ju ngula vetes, por asnjë përgjigje s'mora,
s'ma kish fajin njerëzimi...pse gënjeshtrat i besova!

E kërkova lumturinë, por vetë dheu e kish përpirë,
e lakmova dashurinë edhe pse me akull ngrirë,
kohen doja pak ta ktheja..lehtë nënqeshi.. nuk pranoj!
"Shiko vitet qe ke para...!", e përlotur bëlbëzoj!

Plagët mblodha ti shëroja,por u trëmba...ishin shumë!
gjumin,jetën kishin vjedhur,lotin e kthyen ne lumë,
veten mblodha, fort e shkunda, i bërtita që të zgjohej
dhe aty arsyeja doli....me llogjikën të martohej
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#80 ne: 03-03-2010, 21:34:40
Ura

Golden Gate
ura e Brooklyn-it
urat mbi lumin Siene
urat e Nilit,
ura e Bunes
urat e Drinit
Ura me e sigurt?
Ura e dashurise,
varur ne perin e dyshimit...!


Timo Flloko

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#81 ne: 04-03-2010, 10:59:19
TE MBAJ NE DUAR

Te mbaj ne duar, dashuria ime.

Krijese prej qelqi
me shkendijime yjesh.

Kam frike....

Kam frike se mos me bie dhe
thyhesh.

XH.Spahiu

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#82 ne: 04-03-2010, 11:39:09
APOLOGJIA IME (JETES)


...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti

dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur

te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur

nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...

Petro Marko

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#83 ne: 04-03-2010, 11:48:53
Enderr e prere

1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.

4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

Dritero Agolli
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#84 ne: 04-03-2010, 19:47:23
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.


Nder vargjet e mia te preferuara! :)

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#85 ne: 04-03-2010, 22:20:58

Lamtumire,
Nuk e dua kete fjale,
ajo krijon mall.
e malli eshte i pakufishem,
ajo ta djeg zemren,
e zemra ben lotet te vlojne.
Lamtumire,
Fjale mekatare,
ma ben shpirtin te etshem…
krijon dhimbje,
shtyt kujtimet te gufojne,
fshijn te qeshurit e fytyres.
Ta ndrron jeten,
rrahjen e zemres.
Krijon ofsham,
e ofshama e ndarjes
sikur arome e vdekjes.
Lamtumire,
Kjo me Shnderron ne hi,
Po dikush te me fryej,
Do te me dhuroi eres..
Shnderrohem ne lot,
Po te me hedhin,
Vershimet dot s'ndalen.
Fjale qe bene te shkelqej dhimbja,
e dhimbja ta keput shpirtin…

Lamtumire!
O mik,
Edhe kjo ka te miren!
i kujton castet e lumtura te jetes.
Ajo qe ka qene e rende me mu
behet e lehte.
Ajo cka ka qene neveri behet gezim!
Lamtumire…


  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#86 ne: 04-03-2010, 22:22:28

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#87 ne: 05-03-2010, 22:36:49
SHPIRT I RI

Çdo mur i dhomës,
ka varur një pasqyrë,
ku veten sheh çdo ditë...

Por të rinohesh,
nuk vlejnë pasqyrat,
që s´depërtojnë në shpirt...

Alma Papamihali

 
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#88 ne: 06-03-2010, 14:10:38
Madhështia e detit

Ne rrinim të heshtur
pranë detit,
vështrimi mbi ty më mbeti
"Sa më do e dashur?"
Ti sytë i hodhe nga deti...


Teodor Keko

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#89 ne: 07-03-2010, 22:49:07
Herman Hesse

Trishtim
 

 Ç'më ngrohte gjer dje plot shije,
Sot vdekja e mban në gji.
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.

I ndiej si bien, bien
Si borë që rrugën mbulon,
Dhe hapat më nuk ndihen,
Një heshtje e gjatë afron.

Në qiell s'ka yje as hënë.
Në zemër s'ka dashuri.
Gjer tutje një heshtje ka rënë
Dhe bota u mplak e u mpi.

Kush mbron dot zemrën një fije
Nga koha plot ligësi?
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.

 ^o) ^o)

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#90 ne: 10-03-2010, 16:17:50
Herman Hesse-Trishtim

Ç'më ngrohte gjer dje plot shije,
Sot vdekja e mban në gji.
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.

I ndiej si bien, bien
Si borë që rrugën mbulon,
Dhe hapat më nuk ndihen,
Një heshtje e gjatë afron.

Në qiell s'ka yje as hënë.
Në zemër s'ka dashuri.
Gjer tutje një heshtje ka rënë
Dhe bota u mplak e u mpi.

Kush mbron dot zemrën një fije
Nga koha plot ligësi?
Lule pas lulesh bien
Nga pemë e trishtimit tani.

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#91 ne: 10-03-2010, 19:17:52
...nje dite te keqe edhe ti?? ^o) ^o) :perqafim

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#92 ne: 10-03-2010, 21:12:07
...nje dite te keqe edhe ti?? ^o) ^o) :perqafim

yepppp :(

perq

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#93 ne: 14-03-2010, 15:55:10

"Mos e fshih"
 
Mos e fshih
sekretin e zemres tende,
miku im,
ma thuaj mua,
vetem mua,
ne besim,
Ti qe buzeqesh kaq me miresjellje,
thuama ngadale
zemra ime do e degjoje,
jo veshet e mi.
Nata eshte e thelle,
shtepia e pa-ze,
çerdhet e zogjve
heshtin ne gjume.
Tregoma mes lotesh ngurruar,
mes buzeqeshjesh dritheruar,
mes dhimbjesh e turpi te embel
sekretin e zemres tende.

Rabindranath Tagore

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#94 ne: 19-03-2010, 15:29:57
DUHET

Duhet të jetoj që të ekzistoj
Duhet të këndoj që të mos qaj
Duhet të buzëqesh që të mos vuaj
Duhet të dashuroj që të mos harroj

Megjithatë jeta vazhdon
Edhe pa ty.

Valdete Berisha

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#95 ne: 19-03-2010, 16:37:18
ZHGENJIM

I desha njerëzit me gjithë shpirt
besova tek ata padyshuar,
shije të hidhur më lanë mjerisht
dhe diçka tjetër kam kuptuar.

Sinqeriteti përdhoset shpesh
ty të përndjekin porsi negër,
atë që gjer dje të desh
nesër e ke armik të egër!

Kështu ndodhi me ty sot
dyshim kur hodhe papërtuar,
më the “ I shtirë”, pa asnjë lot
me fjalët thikë, tehëverbuar.

Ç’na mbet tani për të kujtuar
nga miqësia jonë e vjetër?
si tokë e djegur e harruar,
rreshta të fshirë përmbi letër.

Luan Kurti

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#96 ne: 21-03-2010, 23:09:32
.....
Ti ke nevoje te kesh prane nje njeri qe te te doje. Nderkohe ndjenjat e tua as kane te bejne fare. Per nje rast te tille edhe mund te mashtrosh.. me thua se te merr malli per mua. Ndoshta. Neser ti do te shtiresh sikur ndjen per mua, por kjo s'do te jete e vertete. Ti do te shtiresh, do te kerkosh nga une te te vij me shpesh, qe ti te vazhdosh t'i gezohesh dashurise sime, ta prekesh ate, ta thithesh bashke me ajrin.... Vampir ngasheryes ! O Zot, sa shume te kam dashur ! ......
ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#97 ne: 22-03-2010, 11:17:47
..... Vampir ngasheryes ! ......
E bukur... :(

ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
#98 ne: 22-03-2010, 11:18:06

Malli

Syri-i bukur që t'u mvrenjt -
Syri yt që më lëndon
Do më lerë-a von a shpejt,
Do më lerë-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxirë krejt -
Do më lerë me pahir
Syri-i bukur që t'u mvrenjt.

E do mbetem përnjëmend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbretëresha që më çmend
Do me lerë-a shpejt a von.

Do me lerë-a von a shpejt,
Do me lerë-a shpejt a von,
Syri i bukur që t'u mvrenjt -
Syri yt që më lëndon.

Do më lerë...A! po si -
Qoftë-aherë-ose tani -
Do të qaj aq dashuri
Që të humb me mall te ti?

Lasgush Poradeci

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#99 ne: 22-03-2010, 11:22:56
Lasgushi i madh Sky :)
 

BIOGRAFIA IME NE DY RRESHTA-imagjinat

Nisur nga MR.DETIRubrika Letrarët e rinj

Postimi i fundit 17-11-2006, 18:35:18
nga MR.DETI
SKANDALOZE: 14 gabime në 14 rreshta

Nisur nga M A XRubrika Gjuha Shqipe

Postimi i fundit 29-07-2006, 07:30:21
nga MUAHHH