Çmimi i posaçëm i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve "Penda e Artë", i jepet fratit të kujtimeve, "Nderit të Kombit" AT Zef Pllumi, për veprën e tij monumentale "Rrno vetëm për me tregue"
Trofetë:
Proza
Zija Çela "Las varrezas" roman
Poezia
Ali Podrimja "Pikë e zezë në blu" poezi
Studimi
Sabri Hamiti "Tematologjia" studim
Përkthimi nga gjuha e huaj në shqip
Gabriel Garsia Markes "Kujtim kurvash të trishta" roman përktheu Mira Meksi
Përkthimi nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj
Marin Dobresku për veprën e Kadaresë
Letërsia për fëmijë
Xhevat Beqaraj "Rruazat e vesës" vjersha dhe poema
Veprat konkuruese
Të paktën 150 vepra janë paraqitur për të konkuruar në Konkusin kombëtar të Letërsisë "Penda e Artë" dhe "Penda e Argjendë" një konkurs- traditë në njohjen dhe përballjen e vlerave në botimet bashkëkohore shqiptare, në harkun kohor të një viti.
Juria, e përbërë nga emra të njohur të letrave shqipe, përzgjodhi fillimisht 136 vepra nga të cilat 39 vepra në prozë, 30 në poezi, 24 në fushën e studimit, 27 vepra të përkthyera, 15 vepra për letërsinë për fëmijë. Gjatë një konference për shtyp më 22 dhjetor u bënë të ditura 5 veprat e përzgjedhura për secilën gjini për çmimin "Penda e Argjendë", përkatësisht në poezi, prozë, përkthim, studim dhe letërsi për fëmijë, sipas specialistit.
Proza
Zija Çela "Las varrezas" roman
Besim Fusha "Pëshpërimat e kryeqytetit të shurdhëruar" rrëfenja
Mehmet Kraja "Im atë donte Adolfin" roman
Bashkim Shehu "Angelous Nova" roman
Lazër Stani "Dënesje në dru" tregime
Poezia
Visar Zhiti "Thesaret e frikës" poezi
Ali Podrimja "Pikë e zezë në blu" poezi
Agron Tufa "Avangardë engjëjsh" poezi
Mujo Buçpapaj "Fitorja e padukshme" poezi
Gazmend Krasniqi "Poema" poema
Studimi
Nasho Jorgaqi "Jeta e Fan S. Nolit" studim
Milazim Krasniqi "Soneti në poezinë shqipe" studim
Basri Çapriqi "Simboli dhe rivalët e tij" studim
Sabri Hamiti "Tematologjia" studim
Luan Topçiu "Vetmia nostalgjike në poezi" studim
Përkthimi nga gjuha e huaj në shqip
George Orwell 1984 roman përktheu Çelo Hoxha
Salvadore Quazimodo "Një hark i hapur" poezi përktheu Zimo Krutaj
Elias Canetti "Gjuha e shpëtuar"
"Pishtari në veshin"
"Loja e syve" trilogji përktheu Aristidh Ristani
Gabriel Garsia Markes "Kujtim kurvash të trishta" roman përktheu Mira Meksi
Isak Bashevic Singer "I penduari" roman përktheu Edvin Shvarc
Letërsia për fëmijë
Xhevat Beqaraj "Rruazat e vesës" vjersha dhe poema
Flamur Topi "Gara e jetës" tregime
Dionis Bubani "Aventurat e Çapaçulit nga Australia
"në Polin e Jugut" tregime
Çmimi i posaçëm i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve "Penda e Artë", një çmim i lartë dhënë një personaliteti të letrave shqipe, i njehsuar edhe si Çmimi i karrierës dhe "Penda e Argjendë" u jepet personave të gjallë apo jo, dhe i dedikohet veçanërisht përkrahjes së prirjeve moderne dhe emancipuese, estetike të autorëve të mëdhenj shqiptarë, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e shoqërisë shqiptare. Në këtë konkurs ishin të ftuar për të marrë pjesë autorët shqiptarë, që kanë botuar gjatë vitit 2005 në gjininë e prozës, poezisë, studimit, përkthimit dhe letërsisë për fëmijë në gjuhën shqipe.
Juria e këtij konkursi përbëhet nga Mark Marku, Kryetar jurie-studiues, Bardhyl Londo, shkrimtar, Persida Asllani, studiuese, Ibrahim Berisha, shkrimtar, Virgjil Muçi, shkrimtar. Juria e Konkursit kombëtar të Letërsisë "Penda e Artë dhe Penda e Argjendë 2006", shpalli dje më 27 dhjetor fituesit për çmimin kombëtar "Penda e Argjendë" në gjininë e prozës, poezisë, përkthimit, studimit dhe letërsisë për fëmijë: